“Rebelim” në PD, baza rrëzon zgjedhjet e Bashës në 35 degë

17 Qershor 2016, 09:16Politika TEMA

Strukturat e Partisë Demokratike nuk njohin autoritetin e Lulzim Bashës si kryetar i opozitës shqiptare. Udhëzimi i datës 29 Prill, i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për zhvillimin e zgjedhjeve në 35 degë të Partisë Demokratike dhe shtimin e 14 degëve të reja, nuk po gjen zbatim në terren.

Krerët e degëve të Partisë Demokratike, krerët seksioneve dhe grup seksioneve, anëtarësia pranë kryetarëve dhe përfaqësues të tjerë në nivel lokal, kanë refuzuar në masë zbatimin e udhëzimit të Lulzim Bashës, duke e konsideruar të paligjshëm dhe në shkelje flagrante me statutin e parties, raporton Shqiptarja.com.

Lëvizja ka ardhur pas dështimit të bisedimeve mes krerëve të rretheve dhe kryetarit Basha, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, për procesin e riorganizimit të partisë, duke respektuar vullnetin e anëtarësisë, statutin, meritat dhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse.

1 komente në ““Rebelim” në PD, baza rrëzon zgjedhjet e Bashës në 35 degë”

  1. Sali Birisha says:

    O Lulxim mer Lulxim
    Puna jote aferin
    Gamor ti gamor kush t’vuni
    mbas reformes vlon druni…..

    sb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje