Artur Zheji: Rama e shiti Koço Kokëdhimën. Pse nuk reagoi njësoj si për Haki Çakon, edhe për të

18 Qershor 2016, 19:57Blog TEMA

Artur Zheji vijon me shkrimet e tij konspirative.

Aq sa Lapsi.al shkruante sot çfarë ka ndodhur me Artur Zhejin, që i është vënë me “bukë në torbë” Ramës, shpesh duke bërë shkrime si ky i sotmi.

Ai thotë se Rama dhe kupola e PS-së e shitën Koço Kokëdhimën, në rastin e heqjes së mandatit të deputetit.

Sipas Zhejit, këtë gjë e tregon fakti se Rama dhe drejtuesit e tjerë, nuk reaguan për Kokëdhimën, siç reagun për Haki Çakon.

Ja çfarë shkruan Zheji:

“Shpërthimi i Koço Kokëdhimës, kundër tezave për Reformën në Drejtësi, të mikut të tij dhe kryeministrit Rama, ka ndoshta një prapaskenë gati konspirative, që nuk thuhet ende në publik.

Burime të 360grade.al, kanë mundur të mësojnë se ka ndodhur diçka e paqartë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin e deputetit, njerit prej themeluesve të asaj ngrehine pushteti që është sot Edi Rama.

Në influencimet e qarta që duket se janë bërë në vendimarrjen dhe interpretimin e konfliktit të interesit, të bizneseve të Kokëdhimës nga njera anë dhe mandatit të tij si deputet, nga ana tjetër, duket se ka patur gisht edhe kupola drejtuese e PS.

Si edhe u rregjistrua asokohe, pak javë më parë, askush nuk e ngriti zërin për këtë vendim që morri Gjykata Kushtetuese, e cila i dha një goditje ballore Koço Kokëdhimës dhe krenarisë së tij politike. Kokëdhima ka qenë dhe është një nga personazhet më të sulmuara personalisht nga Sali Berisha, sipër dhe poshtë brezit. Mirëpo përvec gëzimit të Opozitës, askush nuk shprehu ndonjë hidhërim apo irritim të dukshëm nga ana e Kupolës së PS. Duke i dhënë Kokëdhimës një goditje të dytë. Kësaj rradhe mbas shpine.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri, u vërsulën me një egërsi dhe pasion të parrëfyer kundër Gjykatës së Apelit, që shkarkoi kryepolicin Haki Cako, për Krimin Shtetëror të përgjimeve të paligjshme. Sepse shqepja e fillit të këtij skandali, mund ta conte shumë larg Cështjen, nga Ministri e deri te zyra Kryeministrore.

Mirëpo mbas shkarkimit dhe deponimeve të para të kryepolicit të sinqertë, për përdorimin e pajisjes së përgjimit, plasi një luftë e vërtetë verbale me terma uluritës dhe shumë pështyme, kundër Gjykatës dhe kundër Sistemit të drejtësisë Shqiptare, që Reforma do fshinte nga faqja e dheut.

Gazetarë të Porositur fotografuan shtëpinë e gjykatësit Aliaj. BIRN publikoi për “rastësi” investigimin mbi pasurinë e gjykatësve. Mediat e shumëfishuan jehonën. Në 48 orë, makineria e qeverisë dhe e shtetit, u vu në një punë rrënqethëse.

Kryeministri ishte kërcënues dhe e quajti gjygjtarin në fjalë vrasës me pagesë dhe Gjykatën pjellë të Kënetës që duhet shkatrruar nga themeli.  Dhe përmes kërcënimit dhe vringëllimës së Vetingut, që është e drejta për të seleksionuar tërë gjykatësit dhe prokurorët e Shqipërisë, në kuadrin e Reformës në Drejtësi, Kryeministri arriti të nënshtrojë Gjykatën e Apelit, e cila, në Shkallën e Dytë, rrëzoi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, edhe Shkallën e Parë të së njejtës Gjykatë.

Duke kthyer në detyrë, përmes buzëqeshjes së pushtetit fitimtar, Kryepolicin e sinqertë Haki Çako. Mirëpo asgjë e tillë, e ngjashme sadopak, nuk ndodhi kur u shkarkua deputeti Koço Kokëdhima, në mënyrë gati arrogante dhe sfiduese politikisht nga Gjykata Kushtetuese.

Në atë rast, kryeministri as nuk foli dhe as nuk përmëndi ndonjë term që lidhej me “Kënetën e sistemit të Drejtësisë së kalbur shqiptare”, duke e lënë të vetëm dhe të tradhëtuar, Mikun e tij të Madh dhe mbështetësin e tij të kahershëm Koco Kokëdhima. Pra gjykuar nga qëndrimet publike të Kryeministrit, Gjykata Kushtetuese, kishte vendosur drejtësisht, duke ndëshkuar Koco Kokëhimën dhe në këtë kontekst, kjo gjykataë nuk ishte “pjesë e kënetës së kalbur” të Drejtësisë së Kalbur Shqiptare.

Madje ka edhe më shumë se kaq. Përflitet se, përvec gëzimit të madh që shfaqi dukshëm një pjesë e Kupolës së PS, nga goditja që morri Koco Kokëdhima, persona të caktuar të kësaj Kupole, kanë dhënë një “ndihmë” të rëndësishme, që Gjykata Kushtetuese, të mos merakosej nga konseguencat politike të një “Vendimi” të tillë.

Koço Kokëdhima mund të akuzohet për gjithshkshka, por jo për mungesë inteligjence dhe burrërie. Madje inteligjencën e ka me të tepërt dhe e ka vënë shumë shpesh, apo pothuajse gjithmonë,  në funksion të sukseseve të Edi Ramës, që me sa duket mendon se sot, është shumë i fuqishëm dhe mund të bëjë fare mirë edhe pa Koco Kokëdhimën.

I prekur me sa duket, nga kjo peshore e dyfishtë  e qëndrimeve politike, të kryeministrit, ndaj  Sistemit të Drejtësisë Shqiptare, ndryshe në rastin e heqjes së mandatiti të deputetit nga njera anë dhe ndryshe, në rastin e shkarkimit të kryepolicit Çako, nga ana tjetër, Kokëdhima ka reaguar. Publikisht!

Qëndrimi i tij për domosdoshmërinë e konsensualitetit të Reformës në Drejtësi, nuk duhet lexuar si një hakmarrje, por si një mësim që ai ka nxjerrë në këto pak javë, se cfarë nënkupton kryeministri shqiptar, miku i tij, me Reformën në Drejtësi.

Përtej fjalëve të bukura për një drejtësi të Drejtë, Kokëdhima me sa duket kuptoi në lëkurën e vet, se kjo “Reformë e ashtuquajtur”, është në të vërtetë dëshira e krisur e kryeministrit, për të patur një Pistoletë të Drejtësisë së manipuluar.

Që ta mbajë në kokën e kundërshtarëve të vet politik, por pse jo, edhe ndaj miqve apo mbështëtsve të tij, me më shumë personalitet se sa duhet, simbas pikëpamjes së tij kryeministrore”.

30 komente në “Artur Zheji: Rama e shiti Koço Kokëdhimën. Pse nuk reagoi njësoj si për Haki Çakon, edhe për të”

  1. LUAN says:

    ZHEJ QENKE NJE LETYRE E VERTETE . JE PJESE E BANDES TE FELLIQESIRAVE TE KETIJ VENDI .

    1. Revolucionari says:

      Po ky qenka me te vertete nje Letyre e papare. Akoma merr guximin e shkruan? MERO degjo, e ke kthyer gazeten ne paçavure duke botuar zhgaravinat e ketij KARIT.

  2. england says:

    Ky Zhelja ka nje mision te vetem te beje diversion brenda pozites,i pa shprese per ndonje post drejtuesi pasi Rama e konsideron si nje genjeshtar pathetik,ky Zhele ka vendosur te sulmoje pafundsisht per te perfituar ndonje kocke nga krahu tjeter kur ata te vijne ne pushtet,por harron faktin se demokrateve do i duhet te kalojne nja dy dekada ku mund te kthehen ne krye te shtetit,nderkohe qe Zhelja pas 20 vitesh eshte apo jo ne kete jete.

    1. Miri says:

      Asgje te re. Na bej ndonje artikull per sukseset e te djathtes se ata kane qeverisur mire gjithe kto vite na tergo konkretisht per sukseset dhe reformat e tyre. Bla Bla Bla.

  3. Drilon says:

    Lapsi…Zhejji…cici…kaka…

  4. Drilon says:

    Lapsi…Zheji…cici…kaka…

  5. aqif tahipi says:

    Shkrimet e anal istit xheji per mua nuk kane fare lezet ose vlere nese nuk permbajne ne fillim ose ne fund ,shprehjen qe i tha kastriotit “cja @i robt “.Ndersa koqoja nuk duhet te hedhi poshte gjithe qendrimet e socialisteve per tu bere i mire me salen dhe lulin (+ pak me meten ).Anal isti i ndershem dhe i paanshem duhet te botoje sa ma shpejt videon mes ministrit dhe dashnores qe e pati pare pak turbull tek telefoni i gazetarit kikia. Shume njerez genjeshtare duan gjoja te thone ,se ai lajm per videon ishte genjeshter per te terhequr vemendjen nga reforma ne drejtesi. nejse cja @i robt muhabetit.

  6. maks says:

    o zej o rot k… po haki cako nuk ka vjedh po ka ber detyren sipas ligjit kurse kocua esht lyer ne mut

  7. Toni says:

    Ore po ky heji qenka lapsus enore pask pesuar lavazh truri ,zheji fletpe te jeret se vetem zheji bythn+breket i k shitr tk salehu…

  8. Baba Tomorri says:

    Ky zhelja me pare sikur kishte njefare “emri”, jo se e kisha lexuat ndonjehere. Paska qene butafori! Hapi gojen dhe del se eshte nje asgje. Dhe nuk pushon, e ka si memeci – nuk mundet po do ta thote.

  9. shqip says:

    ve bast qe po ta lexoje serish, nuk do kuptoje dhe vete se ç’ka shkruar. thone qe me kalimin e viteve njeriu behet me i pjekur. por ndodh, si ne rastin e zhejit, qe njeriu letohet nga mendte. dhe te mendosh qe ky merr para duke thene idiotesira te tilla. po nuk eshte vetem leshko , ketij gjetke i fle lepuri. zheji eshte deklaruar si mbeshtetes i lsi. dhe si rrufjan qe eshte sulmon ramen duke bere lojen e lsi- stave. reforma ne fakt prek koçon, prandaj edhe ai ka filluar te kendoje. po reforma prek edhe exponente te tjere ne lsi. ne pd aq me teper. prandaj dhe rama mbase eshte i vetedijshem se ka me shum armiq nga ç’mendohet. po nga reforma ka keq edhe zheji e kompania e debileve llafolloge te ekraneve. kush eshte pak i vemendshem e kupton zbalancimin e skajshem qe kane annal- istet e made in klan. prandaj edhe thash me siper se ata nuk i besojne as vete atyre qe shkruajne. me te tyren ata mendojne; ah sikur ky popull te jete gjithnje keshtu, “injorante”. e ne te bejme para duke treguar gjeagjeza politike. o artur, ty nuk te besojne me as ne fshat , jo me ne tirane. fillo ndonje kure se mund t’ja dalesh.

  10. Skela says:

    O artur ceshtja koco ndryshon ai eshte hajdut po ke te drejte se nuk e njeh dhe tjetri ishte tjeter problem nuk te kuptoj pse po e dredh

  11. Shqiptar says:

    Zheji thjesht ka mbetur pa kocke..Kaq e thjeshte eshte e gjitha!!”Qeni leh atje ku ha”.Dhe Zheji po leh ne stanin e Berishes,sepse ai i hedh nganje kocke.

  12. SALKARI says:

    te ka lene pyken Rama dhe s’po te dergjet shpirti o pisanjos ; ne shpirt dhe veshje! shko lahu!

  13. Semanjaku says:

    Ik pi,,,,,,,u,gazetar se te doli boja,,,rastet nuk munde te krahasohen.

  14. logjika says:

    Zheji , te ka mbetur ndonje çik mendje apo e likuidove qe me shkrimin skaner qe te beri Kastriot Miftaraj? Mire me Ramen qe ke inat, mire me Kastriotin se te xhveshi lakuriq, por po te keshe nje çike fare seder, por pak ama, lexo komentet e qytetareve dhe nxirr konklyzione se ku je futur. Po mbaron edhe si njeri fare, po si duket ashtu ke qene si thote dhe Kastrioti, por e ke mbuluar gjate kesaj kohe. Te ka dale boja fare o Artur!

  15. Feim says:

    Dikur te lexoja por dalengadale je deformuar .po del ne pah se analizat Po i ben jo si analist por si hakmarres.tek analiza jote del qellimi qe ke è jo llogjika.shkurt je kthyer ne nje pacavure e intrigant. Te ka ikur fare yndyra qe kishe .te duhet shume pune qe te ndryshosh Emrin e figuren e meparshme.

  16. Feim says:

    Je bere pacavure.te ka ikur fare shkelqim i i dikurshem.te degjoja me shume qef.tani ndorroj stacioin.hakmarrja te ka humour llogjiken. Ke rene shume poshte.

  17. Gjakovari says:

    Që kur e ndjeki politikën e deri më sot politikan më të përgjegjshëm se Edi Rama nuk kam vërejtë. Edi është politikan që sakrifikon për drejtësi edhe pse i kushton me humbje të elektoratit, por nuk dorëzohet. Ndaj dhe nuk përzihet kur ndonjëri prej miqve të tij bie ndesh me ligjin. Kjo mund të mos iu pëlqej ndokujtë por është më se e vërtetë. E sa i përket Artur Zhejit “më vjen keq që s’u zgjodh” Drejtor i TVSh, sepse sot do të shruante në superlativ për Edi Ramën. Por Edi e ka kokën e fortë dhe nuk dorëzohet pa marrë parasysh çmimin që i ofrohet nga stërshitsat alla Zheji…

  18. Sit back and relaks says:

    Zheji Pyka qe kerkon me fut pyka si pyke ne dillit qe esht.

  19. Bardhi Tolabi says:

    Nuk e di,eshte apo jo shperdorues i mandatit te deputetit Kocua.Por Gjykata Kushtetuese,e faktoi me disa tendera konkrete,me data,sipas te cilave Kocua kishte perfituar tender,duke gezuar mandatin e deputetit.Sipas Zhejit,Kocua e ka inteligjencen me tepri dhe une e besoj kete.Atehere,perse Kocua ne gazeten e tij “Shekulli”,nuk ben ballafaqimin konkret, faktet e tij me faktet e Gjykates Kushtetuese dhe te na qartesoje ne,se ju hoq mandati padrejtesisht,e u shit nga te tijet?
    Ja kete,nuk ka marre ” mundimin” te na beje te qarte edhe anal-isti Zheji.
    Me sa di une,PS-ja dhe Rama,nuk kane bere as mbrojtjen e Ilir Beqjes,kur ju hoq mandati ne legjislaturen e kaluar.A mos valle edhe ne kete rast e kane shitur edhe Ilir Beqjen?Perkundrazi,jo vetem nuk e shiten,por e rivune ne liste dhe sot gezon deputetllekun…

  20. lola says:

    laj gojen e ndryre para se te permendesh Hakiun dhe kerkoji falje publike qe po ia permend emrin per te reklamuar fytyren tende te nxire.

  21. doktori says:

    Plaset sa e permbyset KOQON….! Tani po e kerkoni te behet hero i demokracise!…Analista majmuna,media kurve,politike prostitute!…Ne se do ta mbronte Rama Kocon do i hidheshit te tere ne gryke!Na vdiqet me Kocon,qysh kur Rama e beri deputet,….tani na doli burre i mire se tha nje fjale per reformen ne sintoni me Berishen!..Kush eshte me Berishen eshte burre i mire,kush eshte me Ramen i keq….! Hajde cvete ne albanistan,ju ka hedhur trute e gomarit Berisha,edhe kokave te medha si puna e Zhejit!!!!

  22. DEFRIMI says:

    ky eshte nje plehe dhe asgje tjeter.

  23. Populli says:

    Zhejit nuk i mjatoi Myftaraj qe te mos bythelepije me. “Si duket” (meqenese e ka perdorur dhjete here kete shprehje ne shkrim) nuk ia ka thene te gjitha Myftaraj….

  24. baffo says:

    shkrim koti pa asnje kuptim jo e lagu jo se lagu kjo tregon se sa poshte ke rene o ZHELE megjithate robi si puna jote PIJANEC BIXHOZXHI PA MORAL cfar nuk pret poe e ke te kote se as KOCOJA NUK KA NDERMEN qe te marre ty ne pune se ai e di shume mire se cfar mut gazetari je po me mire shko ke partia e SPAHIUT se mbase del ndonje cop kocke o felliqesira ZHELI SE zhele JE BERE KETO 25 VITE

  25. Moralisti says:

    O moralist pa moral,o analist pa anal,jepi pergjigje K.Myftarit dhe dhe cdo gje mbylle me kaq,sesa here je shitur e blere ti nuk mbahen mend,po tashti je ba si pare kuqe dhe tani ske vlere ma.

  26. timo says:

    Me sa duket ,Zheji,megjthëse një dramaturg i dështuar, ka mësuar shumë duke studjuar personazhin e Jagos. Ndjeht shumë qartë tek ai ndyrësia e një intriganti Shekspirian.

  27. Fshatari says:

    O Zhe u rrite dhe su poqe more kokloqe

  28. I lutemi redaksisw sw gazetws te mos na e neverise edhe kete gazete me shkrimet e nje te pafytyri si zheji. Mero largoje kete njeri nga vetja dhe nga ne sepse plehrat e kane vendin ne kazanin e plehrave dhe jo ne faqet e gazetes tema. shpresojme shume tek Ti qe te mos na prishes me diten duke pare shkrimet e ketij bytheci, qe edhe origjinen e paska …………sdi cfar te them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje