Edi Rama: Rrëfimi im për shqiponjën EUROpiane

21 Qershor 2016, 19:22Lifestyle TEMA

Kur fanellat e kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Europian u bënë publike, ato morën lëvdata të shumta për mënyrën e estetizimit të shqiponjës dykrenare.

Pas fitores historike ndaj Rumaninë, në ngazëllimin dhe entuziazmin e përgjithshëm kolektiv, u bë i ditur një fakt i jashtëzakonshëm.

Ideja për këtë imazh ishte dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një selfie–intervistë për Klan Kosovën, Kryeministri Rama për herë të parë shpjegon rrethanat që sollën tek ideja e stilizimit të shqiponjës, por edhe për efektin e përgjithshëm pozitiv shoqëror, pasi “shqiptaria në tërësi është ngjitur një shkallë më lart në qytetari falë këtij momenti magjik që nuk do të fashitet pa lënë gjurmë në shpirtin tonë të bashkësisë”.

Klan Kosova: Ideja për motivin e fanellave të kombëtares a ishte rezultat i një përpjekjeje më të gjatë në kohë, apo shpërthim momental inspirimi?

Edi Rama: Unë e kam pasur privilegjin e madh ta vesh fanellën e Kombëtares dhe ia njoh peshën që ka mbi lëkurë bluza kuqezi, e cila me siguri, rëndohet ende më shumë sa më lart ngjitesh në të përpjetën e kompeticioneve ndërkombëtare!

Jam i bindur se po të mos e kisha kaluar atë eksperiencë të pazakonshme të fanellës kuqezi nuk do ta kuptoja dot, siç e kuptoj, presionin e patregueshëm që kanë pasur në mendje e në trup çunat e kësaj Kombëtareje; që nga fitorja me Portugalinë, kur u krijua ideja se mund të shkonin larg.

Kjo më ka lidhur më shumë me ta dhe me De Biazin, sidomos në momentet më të vështira (pas ndeshjes në Elbasan me Serbinë), dhe me Presidentin po ashtu, me të cilin kemi krijuar një partneritet shumë të dobishëm në interes të futbollit dhe posaçërisht të Kombëtares.

Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë.

Ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe.

I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat.

Ndërsa vizatimi që ka dalë nga arkiva e iPhone-it të tij është një skicë e mëvonshme. Të cilën më kujtohet e kam bërë në makinë, kur më çoi me WhatsApp variantin e përpunuar nga studioja mbi skicën e parë të shqiponjës.

Me atë skicë e me disa rreshta të shkruar, i saktësova pozicionin e dy kokave të stilizuara mbi vijën horizontale të trupit, në mënyrë që numri në gjoks të zinte vend tamam; si edhe nevojën që vijat të vinin duke u rralluar drejt fundit të bluzës.

Funksionoi shumë mirë!

Studioja bëri një punë të lavdërueshme për tërësinë e uniformës.

Klan Kosova: Në të kaluarën ju keni folur për domosdoshmërinë e “Krijimit të një shije të re tek shqiptarët”.  A është motivi i fanellës – ashtu siç ishin dikur ngjyrat e shumëllojta në ndërtesat e Tiranës – pjesë e projektit tuaj artistik për ta ridefinuar shijen e shqiptarëve?

Edi Rama: Shqiponja është një element shumë identifikues për ne, dihet kjo! Por, vizualisht, shqiponja e flamurit tonë është e jashtëzakonshme, ka një trajtë grafike spektakolare dhe thuajse të pamundur për riinterpretime të suksesshme.

Mund të biesh menjëherë në vulgaritet estetik nëse e transferon në një trajtë tjetër!

Shikoni, për shembull, se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk.

Por, duhet thënë se ka edhe një aspekt tjetër lidhur me shqiponjën tonë; të huajt që dinë diçka për Shqipërinë, e përdorin herë pas here epitetin “Vendi i Shqiponjave” dhe mua më pëlqente shumë ideja që përmes fanellës së Kombëtares të përhapej sa më shumë ky term identifikues në sytë e audiencës gjigante të Europianit.

Nuk e fsheh që më bëhet shumë qejfi kur lexoj në artikujt e këtyre ditëve historike për skuadrën dhe për imazhin e vendit tonë të flitet për shqiponjat e Shqipërisë dhe kjo vjen edhe nga impakti vizual i fanellës.

Klan Kosova: A duhet që ndryshimet e rëndësishme vizuale të Shqipërisë ta kenë vulën artistike të Edi Ramës?

Edi Rama: Nuk mendoj për vulën time të them të drejtën, por për një influencë sa më europiane në shijen e gjërave që bëjmë, qoftë një shesh qyteti, qoftë një stadium i ri apo një park fëmijësh, qoftë një rrugë e gjelbëruar bukur apo një sistem ndriçimi dhe qoftë edhe një ndërhyrje në një urë të trashëgimisë kulturore apo në fanellën e Kombëtares.

Kudo ku vëmë dorë duhet të synojmë krijimin e kësaj influence që është një ushqim i shëndetshëm për imagjinatën e publikut. E cila ka qenë e mbetet shumë e trysnuar për shkak të barbarizmave vizuale të së shkuarës së largët e të afërt.

Klan Kosova:  A ka pasur edhe ide tjera për dizajnin e fanellës së Kombëtares? Sa do të kishte gjasa ideja e ndonjë artisti tjetër në konkurrencë me atë të Kryeministrit?

Edi Rama: Edhe njëherë: Unë kam dhënë thjesht një ide, po puna, autorësia, merita për të tre uniformat e bukura të Kombëtares është e studios që ka përzgjedhur federata.

Përfitoj nga rasti t’i komplimentoj edhe publikisht, sepse më parë i kam komplimentuar nëpërmjet Armandos.

Dhe meqë mua muhabetet e dizajnit më tërheqin shumë, po ju tregoj edhe pak më shumë. Sepse më vjen mirë që më dëgjuan edhe për ngjyrën e kostumit zyrtar!

I thash Presidentit: Po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin, sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë!

Dhe më vjen aq mirë sa s’ua tregoj dot që edhe në këtë aspekt ia kemi dalë me francezët; të cilët janë tekanjozë të mëdhenj e mezi presin të rrudhin buzët e të shkruajnë me tone tallëse për një autoritet apo një skuadër të veshur pa elegancë!

Por, aman ju lutem, mos mendoni se më ka dëgjuar për të gjitha Presidenti…

Është tip më vete dhe po s’iu mbush mendja për një gjë, kot të lodhesh!

Do kishte qenë maksimumi sipas meje, po të kishin vënë në jakën e kostumit edhe një trëndafil të vogël kuqezi, po nuk e binda dot Armandon t’ia përcjellë çunave të studios këtë sugjerim, megjithëse i solla shembull një nga kostumet më të bukura zyrtare, atë të Manchester United, në finalen dramatike të Kupës së Kampionëve në Camp Nou, me Bajernin; me një lule të madhe të kuqe në xhepin e xhaketës.

Spektakolar!

Mbase iu duk një provokim partiak dhe si i djathtë që është, sado që i moderuar me thënë të drejtën, nuk e kapërdiu dot trëndafilin socialist!

Bëj shaka ?

Klan Kosova: Futboll pasionant, tifozllëk shembullor, fanella të dizajnuara nga Kryeministri… A është Shqipëria fituesja më e madhe e Euro 2016 sa i përket imazhit dhe veçantisë së përfaqësimit? 

Edi Rama: Le të themi që Kombëtarja ka fituar për të gjithë ne në fushën e një beteje të dyfishtë; atë të futbollit, ku skuadra shumë më të mëdha se e jona kanë marrë valixhet apo s’po bëjnë dot akoma tre pikë, dhe atë të perceptimit publik, ku falë kësaj Kombëtareje, karakterit të saj të hekurt dhe lojtarit të saj të 12-të, tifozërisë fantastike kuqezi, shumëkush që deri dje ka pasur një perceptim të errët për vendin tonë, sot e sheh Shqipërinë nën një dritë të re.

Kam marrë mesazhe admirimi për këtë Kombëtare e për Lojtarin 12, nga autoritete të larta të politikës e figura të shquara publike europiane.

Njëri ndër ta, Zhak Atali, shkruante për ndeshjen me Francën: “Kjo ndeshje ka bërë më shumë se sa shumë, për të apeluar që vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian!”.

Klan Kosova: A është ndikuar kësisoj në luftimin e stereotipizimit negativ për shqiptarët në mediat globale?

Edi Rama: Absolutisht po!

Por jo vetëm kaq.

Është ndikuar shumë edhe në raportin tonë me vetveten, por këtë të fundit do të mund ta kuptojmë pak e nga pak pas disa kohësh.

Unë e ndjej se është ushqyer më shumë autostimë, pra besim e respekt tek vetvetja, jo si individë, po si popull shqiptar, si komb shqiptar po të duash, dhe ka përparuar në mënyrë të padukshme brenda nesh ideja se, jo vetëm individualisht, po edhe bashkërisht mund të bëjmë të mundura pa humbur shumë kohë, gjëra që duken të pamundura ose shumë të largëta.

Mbase, kushedi, edhe ndër përfaqësuesit e popullit, si kategori, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Kosovë e Maqedoni, diçka ka ndodhur në nënvetëdije dhe rrugës do të shohim, ndoshta, një përmirësim të përgjithshëm të sjelljes publike, të shkallës së përgjegjshmërisë ndaj publikut. Sado të vogël!

Nëse këto që po them në fund mund të jenë hamendje të nxituara të miat nën efektin e entuziazmit të përgjithshëm, jam i sigurt se shqiptaria në tërësi është ngjitur një shkallë më lart në qytetari, falë këtij momenti magjik që nuk do të fashitet pa lënë gjurmë në shpirtin tonë të bashkësisë.

34 komente në “Edi Rama: Rrëfimi im për shqiponjën EUROpiane”

  1. Prudentino says:

    Po dhe meriten per tifozet e more more derdimen ?

    1. Aleksander says:

      Coglioncino,lexoje mire…..e mere shtruar !

    2. Edi Rama says:

      Ku e pe ti qe e mora meriten per tifozerine o teveqel?! Apo e ke ngrene edhe ti persheshin e gatuar te ……e di vet ti se ne ç’hale e ke ngrene!

    3. Edkari says:

      Shume mire o Trongullkryeminister!
      Shume mire e the qe dhe futbolli shqiptar ka rilindur
      me ardhjen tende si Trongullkryeminister.
      Ne shqipot jemi njerezit me primitiv qe pranojme
      te qeverisemi nga nje njeri ordiner si puna juaj.
      Ti ben shume mire qe i ben karshillek realitetit
      mbasi ketu nuk ka opozitarizem qe te mblidhen e
      te gjejne ty e sorollopin Rama ,te gjejne e te nxjerrin nga vrima
      ku do fshihesh dhe te japin nje mesim te mire per te
      gjithe ato palaco qe mund te vijne ne pushtet e te qeverisin
      si stili jot harbut.
      Se fundi po te them se ndoshta nje dite komentuesit ketu
      do thone-i doli llafi atij Edkarit-

      1. Shqipëria 0 says:

        Behu ti kryeministër! !! Edhe na lër ne të tallim k… me ty

    4. Linda Rama says:

      Nje miljone EURO shperblim kryeministrit se edhe shtepine e ka ndertuar me materjale te varfera

  2. butrinti says:

    bravo edi rama..te falenderoj nga zemra je vertet nje shqiptar dhe atdhetar i madhe vazhdo punen qe po ben per te ndrishuar cdo gje ne te mire te atheut ton te shtrenjte

  3. kashi says:

    artist si ky nuk i vine me shqiperise
    ta mbajme fort

    1. Xha Telo says:

      kashi
      jo vetem qe duhet ta mbani fort, por duhet edhe t’ja shterngoni fort.
      O i mjeri ti qe ne nje ane nuk mbush dot barkun me buke,dhe nga ana tjeter i gezohesh
      idotesirave qe nxjerr nga goja kryeministri me idjot ne historine e kombit Shqiptar.

      1. qazim says:

        Ku e di ti o xha Telo koqja qe se mbushim dot barkun me buke? Se pari kjo do te bente qe nuk do te shkruaje se s’do te kishe internet, se ato para di t’i harxhoje per buke.

        1. Xha Telo says:

          E paskam shume te veshtire te replikoj me ty qazim, sepse qenke kokrra e debilit.
          Sa per dijenine tende si shume shqiptare te tjere, jetoj ne nje vend ku te pakten buken dhe nevojat elementare mi siguron shteti. Kur ju drejtova “kashe” nuk e kisha fjalen personalisht vetem per ate, por per shume shqiptare te tjere qe jetojne ne mjerim te plote dhe nga ana tjeter i gezohen broçkullave dhe delireve te kryeministrit.

  4. mirel says:

    Vizionisti Rami qe me nje ndeshje siguroi pushtet absolut dhe per zgjedhjet e reja. Dhe fanellat e kombetares jy i paska ideuar. Hajde kafsheri hajde

    1. Artemisa says:

      Nese kur bejme sex nuk arrijme dot ne orgazem , patjeter qe eshte Edi Rama qe nuk n’a ka treguar vemendjen e duhur .
      ( Ja perse Rilindasit , te rinj dhe te vjeter, jane ne gjendje orgazme non stop ).

  5. vezhguesi says:

    Ik o budalle se ste ngeli gje tjeter per konsum e na ngrefesh me djersen e atyre djemve te mrekullueshem qe bene histori. Klloun i keq i antivleres dhe alabakerise qe jo vetem e ngriti komunzmi dhe e promovoi po ti i vure dhe kollare.

  6. LIDA AL says:

    O Mirel, o idiot, po si nuk kupton asgje nga cfare thuhet ne intervisten e tij. Bobo, na kane mbytur kaq shume injorantet, sa nuk dime kur do te shpetoje ky popull prej tyre. Lere pastaj kur japin dhe mendime. Po ku eshte kafsheria ketu, o kafshe, te suksesi i ketyre uniformave?!

    1. mirel says:

      Eshte kudo o Lida. Psh ti, nuk te ka lene hapesire Ed Ramuti te mendosh si njeri. Je kthyer ne kafshe idiote qe kaperdin dhe ripertyp cfare te servir Ramuti. Ky eshte dhe ndryshimi nga sklleverit .Te pakten ata kane dinjitetin edhe privilegjin e te menduarit, ndersa ju e keni humbur. Shume shume arrini der te qeni. As te majmumi nuk shkoni dot.

  7. deti says:

    Jo, nuk eshte kafsheri, eshte nje shprehje e mungeses se teansparences ne cdo pushtet dhe organizate shqiptare. Per nje logo shpallen konkurse,por ketu te ne ngrihen stadiume pa konkurse jo me logo. Eshte pasqyre e arbitraritetit shqiptar. Harruat se si i ” zuri prite” kombetares?
    Nuk ishte pak ajo…harruat si e transformoi kryeministrine sipas shijeve personale? Harruat si e shpalli ndertimin e stadiumit pa e konsultuar me shoqerine civile?! Thone se ne Zvicer ka shprehur cudine karshi parlamentit perse ata do te organizojne referendum per tunelin qe do te ndertojne.
    Eshte ” rilindja” qe ju flet , me logo, stadiume ne forme tigani, parqe qe e bejne gjelberimin te duket i shemtuar perpara betonit, mos zhvillim zgjedhjesh ne parti, me 24/ 24 Rama-Face ne tv , paisje pergjimi ndaj opozites qe hyne dhe dalin pa gjurme,
    Miresevine ne boten e Goebelsit..e gjithe per “Fyhrerin”.

  8. like says:

    O Kashi te lumte goja vella

  9. Gaspri says:

    Shqiperia ka gjetur njeriun e duhur. Bravo Edi Rames, nje njeri i edukuar mire, pinjolle i nje familje te lashte qytetare e me tradita patriotike, njeri vizionar, shume punetor, shume kembengules, njeri qe nuk merret me thashetheme, me intriga, perkudrazi i drejtperdrejte dhe qe ka bere perpjekje te stermundimshme, per te bere SHTET ne kete vend qe e gjeti ne humnere.
    Gradualisht, ai ka arritur te kete vleresime pozitive dhe simpati te madhe ne arenen nderkombetare si nje lider i perkushtuar per te afruar Shqiperine ne Bashkimin Europian.
    Qytetaret shqiptar po e kuptojne cdo dite e me shume Edi Ramen dhe cdo dite rritet respekti qytetar ndaj tij.
    Mendoj se Edi Rama, Ilir Meta, Shpetim Idrizi dhe politikanet e tjere rreth tyre, kane krijuar nje bazament te mire per te shtruar rrugen e perparimit e te prosperitetit te Shqiperise.

  10. Sadiku says:

    Mjere shqiptaret per derdimenet qe ka ne pushtet. Tallava.

    1. Altin says:

      Ti do kishe qene me mire.. me beso. Kandido per zgjedhjet e reja

  11. zymbyl trendafili says:

    shum fjal per asgje.
    llafe llafe llafe
    sa llafazan qe jan shqiptart.
    1,vetem nji,1 ndeshje fituan dhe shif se cfar bejn. dhe e fituan jo so dominues por si konkurues ne fush.
    po sikur te fitojn titull kampjon bote?
    imagjinata te con ne cmendi..
    s e imagjinoj ndot se cfar do thon pasandaj,sepse te gjitha I kan then der me tash me kte 1 fitore…
    apo,do shpikin nji gjuh tjeter per me fol!

  12. ergys says:

    o zot po pse duhet te lidhet gjithshka dhe nje fitore qe ska te beje me keta plehra me politiken.

    Dhe ketu do ti fusni hundet ju o njerez plehra qe e keni lene kete popull vite prapa.
    Ju jeni imazhi i keq i Shqiperise; ai shqiptari i thjeshte eshte shume me shume fisnik se ju o njerez te semure pas vetes parase .
    Na e beni pis dhe festen po shporruni.Ne si popull kemi shume mangesi po nuk jemi kaq llum sa ju

  13. Sala says:

    Edhe sikur te jete e vertete qe Ti ke patur sado pak dore ne kete ide, nuk je i besueshem per shkak te mosbesimit qe krijova une dhe qe Ti po e vazhdon me dinjitet prej deliranti.

  14. Rroku says:

    Mediokritet pa fund i ketij “piktori te deshtuar”
    Sa turp dhe sa idiotesi.
    Perpiqet me cdo kusht te perfitoje bile duke rrembyer te gjitha kredencialet e sukseseve te kombetares.
    Nese flitet per simbole dhe skicime te fanellave te kombetares, mbi te gjitha dhe te pakten per dekada qe vine, simboli i Autochtonuss e “Ballistit” do te mbetet gjetja me e spikatur dhe me e arrire.
    Duke e mbyllur: Shikoni kur Rama te deklaroje te ardhurat e shtuara te vitit 2016, si fitime nga shitja e bluzave te uniformave te kombetares gjate kampionatit Europian te futbollit, ashtu sic pretedoi per te ardhurat nga shitja e librit “Kurbani”.
    E neveriteshme dhe absurde njekohesisht.

  15. Nene tereza says:

    Eshte kenaqesi ta lexosh intervisten, nje mendje shume e talentuar dhe patriote. Eshte fat per ne shqiptaret qe kemi nje kryeminister te tille. Shqiperia ka nxjerre dhe do nxjerri njerez te zgjuar. Eshte e domosdoshme qe ne krye te vendit te dalin njerezit me te afte dhe te drejtojne. Roli I individit ne histori eshte shume I rendesishem kur shikon kthesen qe po merr Shqiperia.
    Edhe brezat e rinj duhet te shkollohen dhe edukohen mire, qe Shqiperia te kete te ardhme.

  16. Ti says:

    Po sa te kete Shqipëria loqe si puna e këtyre derdimenëve normal që në vend numëro do jemi

  17. Fatos Naku says:

    Ka nje pikture nga nje piktore amatore qe quhet Blerina Berberi ne te cilen gjenden te njejta trajta si ne fanellen e kombetares, pikture tw cilen e ka patentuar para rreth 2-3 vjetesh, keshtu qe nuk eshte veshtire qe te gjeni nje kopje te saj tek zyra e rregjistrimit. Ne pikture eshte e shfaqur shqiponja dykrenare njelloj sic eshte e stilizuar ne bluzat e kombetares. Nuk cuditem nese shqiponjen ne fanellw e kane kopjuar qe andej pasi jane identik ne forme. Politikanet tane jane te ngordhur dhe pa ide dhe vizion. Maksimumi i ideve qe mund te kene eshte te bejne ndonje selfi me politikanet e huaj, dhe te vjedhin sa me shume ide te te tjereve duke i paraqitur si te tyret.

  18. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    shoku edi rama.te bej thirrje qe te sanksionosh me ligj!kush vret nje shqiponj te “te pushkatohet” ne emer te dinjitetit kombetar.
    ca vend leshi i shqiponjave jemi ne ku ska asnje shqiponj.po i vrasin me llastiqe per te ber selfie ne instagram cunat e malsis.dhe pa piken e turpit mburren sikur te ken vrar ndonje dinosaur.

  19. Ricardo says:

    Haresa eshte gje e madhe.Kur Tirana u kthye nga fshat ne Qytet 2000-2005,kur degradoi 2005-20013 dhe ai stadium nga shurtore do behet dicka dinjitoze.Shikoni Elbasanin,Shkodren,Tiranen tani dhe flisni me objektivitet. Haka shkon tek i zoti.Mos e harroni kete.

  20. Shkreli says:

    Prezantimi i punes dhe ideve te te tjereve si te vetat eshte e gjithe jeta e E Rames. Edhe si sociopat eshte jo origjinal, vetem kopje dhe plagjiature
    Para kutise se votimit “delet” do pyesin: kush “dizenjoi” kostumin e kombetares se futbolllit? Rame betoni provinciali!!! Hallall derdimenit kokebosh te pakten paska “bere” nje pune per te cilen paguhet rroge e majme kryeministri.

  21. sabri62 says:

    vazhdoni kenaquni me veten, barku bosh, por me perceptimin largpames qe neser barku do te mbushet plot.

  22. edi rama - deliranti i rrezikshem says:

    Ky nuk ka cipe fare, bashke me bythelepiresit e vet. Tmerr!!

  23. aqif tahipi says:

    Ikni mor zogj gamoresh te shqupit se nuk kuptoni ju nga arti dhe dezajni. Per ju mrekullia e tete e botes jane ndertimet pa leje n tok t xanun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje