Sadiku i lidhur me vajzën e ndihmësit të De Biasit?

21 Qershor 2016, 17:00Lifestyle TEMA

Emri i tij është vënë në qendër të krenarisë Kombëtare për shkak të golit me Rumaninë, fitore e cila na ka shtuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian.

Por krahas jetës profesionale, çdo futbollist rezervon një pjesë rozë, e cila tërheq njësoj vëmendjen e publikut, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të pashëm e seksi, siç është Armando Sadiku!

25-vjeçari nga Elbasani u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në ulëset e një aeroporti. Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin.

Ndërkohë, fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani, raporton Lapsi

Janë dy momentet të cilat duket se përforcojnë zërat që flasin për një histori rozë mes dy të rinjve. Në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golshënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut. Komentuesit i komplimentojnë me fjalë, “sa të bukur që jeni”.

Nga ana tjetër, nëse sjellim në vëmendje festimin e golit të Armando Sadikut. pasi shënoi, sulmuesi shqiptar iu drejtua me vrap pankinës, aty ku gjeti përqafimin e ngrohtë të ndihmës trajnerit Tramezzani. Sidoqoftë, deri tani situata mbetet e paqartë, por këto detaje natyrisht nuk duhen anashkaluar.

5 komente në “Sadiku i lidhur me vajzën e ndihmësit të De Biasit?”

  1. Nje qytetar says:

    Perfundimisht gazetaria ka kapur fundin,eshte llumi i llumeve,se keni idene sa i acaroni njerzit me keto lajme mizerje o ju marte e mira.

    Vetem per disa klikime cfare nuk thoni e me cfare nuk merreni,nga gjeja me e pavlere deri ne banalitetet qe te hapin barkun!

    O FELLIQESIRA,BOOOOOOOOOLLLLLLLLL mor se na lodhet!

    1. Bazarhesap says:

      90% se cfar shkruhet ne keto lloj gazetash jane thashetheme kafesh ose teori konspirative te llapazanve profesionist(gazetaret shqiptar).I lexojme per te kaluar kohen,fatkeqsisht ka te tjere qe i marin si fakte!!!

  2. cereee !
    edhe ket e boni sadikja ;
    mbas gollit ka fillu me kap ene fiq ,qerrataj
    apapapapapapapa . brravo sadique
    vec amon,
    vrapo ene njiher njiashtu rrakapjethmi ,se ke me pas mshum sukses

  3. albani says:

    Pirdhni,pirdhni se liroheni.

  4. Sul Pumi says:

    Ju lutem mos komentoni si fshatare nga Vicidoli . Mos nderyhni ne punet private te tjetrit , se seshte mire . Ngaterresa e keq kuptime, mund te vijne si bomb atomike , ju pyes , a keni vete femije …………Cdo njeri e di vete jeten private , e lerini thash e themet e flete rrufete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje