Të gjithë eksportuesve të mallrave shqiptare iu krijohen lehtësi për të rimbursimin e TVSH-së. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri publik vendimin e qeverisë, i cili heq pengesat për eksportuesit e mallrave shqiptare në rimbursimin e TVSH-së.
Ahmetaj theksoi se, për qarkullim 50% në eksport, rimbursimi përfitohet automatikisht. Ndërsa si efekt i këtij vendimi përfitojnë 1500 sipërmarrje, ose 40% e totalit të eksportuesve.