Arlind Ajeti, super i kërkuar në merkato pas paraqitjes fantastike në Europian

24 Qershor 2016, 10:08Sport TEMA

Dy ndeshje si titullar në Kampionatin Europian dhe çmimi si “Lojtari i Ndeshjes”, në fitoren përballë Rumanisë e kanë shndërruar Arlind Ajetin në futbollistin më të kërkuar të Shqipërisë në merkato.

Pas Pescara-s dhe Lazio-s që prej javësh kanë shfaqur interes për mbrojtësin, tashmë në garën për shërbimet e ka hyrë edhe Bologna.

Madje, sipas Sky Sports Italia, klubi emilian duket në avantazh për ta afruar.

Ofertat nga skuadrat elitare në Itali lidhen edhe me paraqitjet e shkëlqyera të Arlind Ajetit gjatë sezonit të kaluar, kur lojtari i lindur në Basel, mbrojti ngjyrat e Frosinones.

Bologna është në avantazh për të siguruar pasardhësin e Lorik Canës në qendër të mbrojtes së Shqipërisë, edhe pse Pescara e Ledian Memushajt dukej pranë akordit me lojtarin.

Për Ajetin ofertat nuk kanë munguar as nga elita e futbollit turk.

Duke përfituar nga fakti se mbrojtësi është lojtar i lirë, gjigandët e Superligës, Fenerbahce dhe Besiktas, ishin shfaqur të gatshme ta paguanin kuqezin deri në 1 milionë euro në sezon, për ta bindur që të transferohej në Turqi.

2 komente në “Arlind Ajeti, super i kërkuar në merkato pas paraqitjes fantastike në Europian”

  1. albti says:

    I uroj fat dhe mos shkuarje ne Turqi.

  2. argenti says:

    Ti mire e ke po 1 milion euro ne sezon veshtire se refuzohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje