Largimi i Britanisë nga BE, Rusia nuk ka më kundërshtarë!

26 Qershor 2016, 12:34Bota TEMA

Prej disa vjetesh, Kremlini dhe aleatët e tij kanë mirëpritur në Moskë lëvizjet euroskeptike, diçka që është parë si përpjekje për të minuar unitetin e politikës së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, përfshirë edhe çështjen e sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të intervenimit në Ukrainë.

Pas rezultatit që tronditi të gjithë në referendumin e 23 qershorit në Britani, BE-ja do ta humbasë një nga kundërshtarët më të ashpër të Rusisë, një zhvillim ky që disa zyrtarë evropianë thonë se e rrezikon qasjen e bllokut të shteteve evropiane ndaj Moskës.

“Po besoj që tash Putin po ndihet më pak nën presion dhe se tash e tutje do të jetë më optimist rreth mundësisë që eventualisht t’i zbusë sanksionet e BE-së”, ka thënë Philip Hammond për BBC-në, më 24 qershor.

Çfarëdo ndikimi i votimit për BREXIT në politikat e BE-së drejt Rusisë ka pak gjasa të jetë i menjëhershëm, vlerësojnë ekspertët. Procesi i daljes së Britanisë pritet të zgjasë dy vjet apo edhe më shumë, ndërsa deri kur ky proces të finalizohet, Britania mbetët anëtare.

Diplomatët e BE-së, nërkohë, janë pajtuar në fillim të kësaj jave për të zgjatur sanksionet që kanë cak Rusinë, edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Por, Petras Austrevicius, një nga pjesëtarët liberal të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, nga Lituania, ka thënë se Britania “gjithmonë ka qenë partner stabil kur është fjala për formësimin e politikës së BE-së ndaj Rusisë” dhe se “çfarëdo dobësimi” i këtij roli në bllok, do të ketë ndikim negativ në politikat e së ardhmes.

“Unë besoj se ndodhja e BREXIT ka qenë shumë në interesin e Rusisë. Tani e kemi një realitet që është shumë fatkeq, ndërsa në Kremlin ka arsye për gëzim”, i ka thënë Austrevicius Radios Evropa e Lirë, ndërsa ka shtuar se në kushte të përgjithësuara, BREXIT do ta bëjë politikën e BE-së më pak efektive ndaj Rusisë.

Ndërkaq, politikani polak, Jacek Saryusz Wolski, anëtar i Parlamentit Evropian me një nga partitë e qendrës së djathtë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE më shumë ka gjasa të luhatet sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë me Britaninë jashtë bllokut.

Polonia, njëjtë sikur Lituania, gjendet në kufi me Rusinë, ndërsa ka qenë nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik në kohën e perdes së hekurt. Të dy këto vende janë kritike të zëshme ndaj Kremlinit edhe në BE edhe në NATO.

“Pra, do të jetë një sfidë më e madhe për Poloninë, një detyrë edhe më e vështirë. Por, ne nuk kemi asnjë opsion tjetër. Thjesht, duhet të jetojmë me këtë fakt”, ka thënë Wolski.

Disa pjesëtarë të elitës politike ruse, përfshirë edhe kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin, gjithashtu ka folur për atë se dalja e Britanisë prej BE-së do ta zbusë qëndrimin e bllokut për sanksionet ndaj Rusisë.

Putin, megjithatë më 24 qershor ka thënë se ai nuk beson që BREXIT do ketë ndikim në politikat e sanksioneve të BE-së.

Një rol balancues

Marrëdhëniet ndërmjet Londrës dhe Moskës mbesin të tensionuara sidomos rreth aneksimit që Rusia i ka bërë gadishullit të Ukrainës, Krime, dhe përkrahjes që iu jep separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Helmimi i ish-oficerit të KGB-së, Aleksandr Litvinenko, në Londër gjithashtu ka dëmtuar marrëdhëniet bilaterale.

Ambasada ruse në Londër, dialogun politik ndërmjet dy vendeve, momentalisht e quan joekzistent, derisa e akuzon Qeverinë britanike se është përfshirë në një retorikë armiqësore drejt Moskës.

Analistja politike nga Fondi Gjerman Marshall, Rosa Balfour, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ajo nuk pret ndryshime të rëndësishme në politikat e BE-së drejtë Rusisë në afatin e shkurtër, por largimi i Britanisë do ta lërë bllokun pa “rolin e mirë balancues” të Londrës sa i përket marrëdhënieve të BE-së me Moskën.

“Ka qenë e fortë dhe kritike ndaj Rusisë derisa nuk e ka pasur të njejten frikë ekzistenciale që disa vende baltike dhe ato të Evropës qëndrore e kanë”, ka theksuar Balfour duke shtuar: “Prandaj, do të ndihet nëse ky element mungon (brenda BE-së)”.

Sam Greene, drejtor i Institutit Rus në Universitetin “King’s College” të Londrës, i ka quajtur si ëndrra sugjerimet e disa zyrtarëve rusë se BREXIT do të zbusë sanksionet e BE-së ndaj Moskës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë udhëhequr përpjekjet e perëndimit për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë.

Analisti rus që jeton në Berlin, Leonid Bershidsky, ka thënë më 24 qershor se qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë, më shumë kanë pasur varësi nga Gjermania se sa nga Britania.

“Nëse BE-ja bëhet më unike pa Britaninë, e cila shpesh ka vendosur ndryshe nga shtetet tjera të BE-së, dhe nëse SHBA-të luajnë ndonjë rol, BREXIT mund të përfundojë duke qenë një kthim prapa për vet qëllimet e politikës së jashtme ruse”, ka shkruar Bershidsky. /rel/

1 komente në “Largimi i Britanisë nga BE, Rusia nuk ka më kundërshtarë!”

  1. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    ja fusin pordhes kot keta britaniket.
    bashkimi europjan konsiston tek tregu dhe pa dyshim kur nuk ke fitim ne nje treg do shkosh ne nje treg tjeter.nritanikeve u ka zen dhjam truri prej kohesh pasi jane mesuar qe te punoj gjith bota, e kolonizuar nga stergjysherit e tyre ,per ta dhe ata te vrasin mendjen vetem se ku do i shpenzojne parat e tyre ne fundjave apo ku jane plazhet me te bukura.
    britaniket dhe amerikanet kan qen gjithmon agresiv me pjesen tjeyer te europes ku i kan trajtuar si dele qr duhen mjel e duhen qethur vazhdimisht.ne cdo moment te historis kur europa eshte perpjekur te fuqizohet ,eshte futur amerika me kulishin e saj britanin per ta destabilizuar.dhe europa e paska me te thjesht te krijoj marrdhenie me te mira tregetie me nje shtet qe nuk e vlerson per asnje gje madje e kpnsideron si kufijt e saj te jashtem te imperjalizmit korporativ.be ka per te krijuar marrdhenie me rusin e ndoshta do te kemi dhe nje rusi ne be.jam shum i bindur per kete se brenda keti shekulli do te kemi nje be me rusin brenda dhe nje luft ekonomike mes be,yregut amerikan i cili do te zgjerohet ne ameriken jugore dhe tregut aziatik me kinen ,koren e jugut dhe indin ne krye.keto do te jen zhvillimet e botes ne 100 vjecarin tjeter.rusia eshte pare gjithmon si vendi agresor nga europa por nuk eshte e vertet.kjo ndodh pasi rusia eshte ndjer gjithmon e kercenuar ,e injoruar dhe e perjashtuar nga europa dhe me shum nga kontinenti europjan.
    parashikimi eshte i till dhe ka shum gjasa nese britania vetperjashtohet nga be me ndihmen e deshiruar te b.e ne heshtje dhe fitimin e mundshem te donald trump ne u.s.a i cili preferon me shum tregun aziatik se sa ate europjan.detyrimisht rusia dhe europa do te ndihen ne presion ndaj keyre ngjarjeve dhe pa dyshim do te krijojne tregun e tyre duke perfshir dhe rusin me vijen e frontit kanadane .dhe usa me vijen e frontit britanin pasi kjo e fundit te ztabilizoj konfliktet civile te skocis dhe irlandes ndermjet anglis.
    te gjithbe dime qe rusia sheh me shum si rivale deri diku dhe jo te ndershme anglin dhe eshte perpjekur te ket mardhenie te mira me gjermanin e francen duke perdorur shpesh here retpriken e sa te zbutur dhe shpesh here gatishmerin e saj karshi vendeve te ballkanit sidomos greqis.por karakteri rus te ben te mendosh se ben loj te dyfisht .e kan bere dhe me pare ,mund ta bejne serisht.por nese do ti vendosim ne kandar me shum pushtues jan shfaqur anglo amerikanet se sa rusia.edhe pse kjo e fundit i ka pasur mundesin per te qen nje pushtuese kolonizatore e sukseshme ,gjithmon ka preferuar sheshimin dhe zbutjen e situatave dramatike duke mos preferuar pershkallezimin deri ne katastrofa.ndyshe nga anlgloamerikanet..
    pra nje b.e me rusin brenda do te shuante pergjimon varesin nga diktati arrogant i angloamerkaneve.
    keshu merr fund dhe perandoria 1000 vjecare anglosaksone.
    historia i ka njohur ngritjen dhe renien e perandorive.dhe kjo e sotmia nuk do te bej perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje