Nga veriu në jug, ja çmimet në bregdetin shqiptar

26 Qershor 2016, 12:10Ekonomia TEMA

Nëse kërkoni të bëni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuara, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.

Bregdeti i Shëngjinit, sipas vëzhgimit të Ora News, është një nga zonat që ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit. Hoteli më i mirë është me 5 yje dhe ndodhen në qendër të Shëngjinit. Shazllonët në qendër të plazhit dhe tek zona e njohur si Rëra e Hedhur janë 5 mijë lekë të vjetra, në zona si Kunë, me 3 mijë lekë të vjetra.

Në Durrës, muaji qershor ka çmimet më të favorshme për pushuesit, ku një hotel për një natë, mund ta gjesh edhe me 20 euro, me mëngjes falas. Për hotelet me 5 yje, në qershor nuk gjen dhomë pa 100 euro, mëngjes dhe shazllon falas. në muajt korrik gusht, çmimim më i ulët është 35 euro-150 euro më i shtrenjti, ndërsa shezllonët nga 3-10 mijë lekë.

Në Fier, në plazhin e Darzezit përgjatë Detit Adriatik, nuk ka hotele, por por bregdeti është shumë i frekuentuar kryesisht nga familjarë që duan të shijojnë momente qetësie. një shezllon aty kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që mund të shfrytëzohet dhe hapësira publike.

Në Vlorë, hostelet janë më të lirat, por shumë të frekuentuara, kryesisht nga të huajt, që prenotojnë online. Qyteti ofron çmime standarde, ku hotelet me tre yje kushtojnë 30-50 euro dhoma, ne varësi te pamjes dhe pozicionit ne hotel, të poziconuar përgjatë rivierës. Çmime me te “kripura” ofrohen në resortet turistike apo hotelet e luksit ku 5 yjet variojnë nga 60-80 deri në 120 euro nate qëndrimi në suita.

Ndërkohë për turizmin familjar, akomodimi në apartamente kap koston 35-55 euro nata. Në Vlorë, zyrtarisht kapaciteti i akomodimit është mbi 3 mijë shtretër, dhe 2500 apartamente.

Saranda, në bazë të çmimeve mund të konsiderohet bregdeti më i shtrenjtë në vend, 200-250 euro kushton nata në vilat bregdetare. në qytet në zonën turistike apo vijën e parë përgjatë rivierës, 50- 100 euro është çmimi i ofruar nga hotelet me 3-5 yje, ndërsa suitat mbi 120 euro, me mëngjes të përfshirë. cimet më të kripura janë në gusht, ku një dhomë nuk mund ta gjesh pa 100 euro, pavarësisht yjeve.

Në vijën e dytë të bregdetit në bulevard, mund të gjeni hotele me 30-50 euro nata. Gjithashtu kanë filluar prenotimet në hostele, ku një krevat kushton 10-15 mijë lekë të vjetra. sa për shazllonet kushtojnë nga 5 mijë lekë të vjetra-10 euro. Pothuajse të njëjtat çmime janë dhe në Ksamil, ku kërkesat në rritje për këtë destinacion turistik, ka sjellë rritje çmimesh, ku një dhomë në hotel kushton 50-70 euro nata, ndërsa shazlloni 8-10 euro.

11 komente në “Nga veriu në jug, ja çmimet në bregdetin shqiptar”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    bourdhelo islamike kaq te shtrenjte nuk gjen ne asnje vend te botes…………………..

  2. Reinaldo says:

    Me mire te shkoj pushime ne Mal te Zi se sa ne Velipoje

  3. Sul Pumi says:

    Mos u beni xheloze per cmimin e shezlloneve , se me shume se trecereku i kostos, shkon tek kryetaret e bashkive e ndahen nen dore deri tek kupola ose paria e Tiranes . Keni te drejte te pyesni o dele popull , Keto hotele jane bere ne toke te vjedhur pronareve dhe ne ,me taksat tona paguajme , Strasbourgu kunder Shqiperise. . Mbefshi me shendet ….TUNG

  4. Dhimitri says:

    ME KETO MEND QE KANE KETA MATRAPAZET E TURIZMIT SHQIPTAR NE P. TE SEMES DO VENE MEGJITH TURIZMIN E LESHIT QE AFRIJNE. MASHTROJNE CE LESHKO TE HUAJ DHE CA HAJDUTE SHQIO QE PRATE NUK I DHIMBEN, POR DO MBAROJNE ENE KTA. SAPO U KTHEVA NGA GREQIA NJE NATE BE 15 EVRO E PAGOVA ME MNGJES BRENDA. PO TE RIJSHA DY JAVE DO MA ULTE NE 12 EVRO KJO OSH OFERTE. DO SHKOJ TRI NJE MUJ

  5. Shqip says:

    Çoni burimin e fotos që keni përdorur ose ndryshe do tu raportoj për vjedhje të drejtash. Ju që na bëni moral për të drejta autorësh dhe u mbulon hipokrizia kokë e këmb. https://www.flickr.com/photos/[email protected]/3837303435/in/dateposted-public/

  6. Qefli says:

    Shqiperia eshte vendi me I bukur per te kaluar pushimet por sherbimi dhe kultura e njerezve qe presin turistet eshte ne nivelin me te ulet. Gjynaf per kte popull qe e rethojne keto politikane te uritur.

  7. Bekim says:

    Bekim
    Cmime teper te shtrenjta per kushte qe nuk plotesojne kriteret e turizmit cilesor.
    Qeveria te mare masa qe te zbatohen kriteret e vendosura per plazhet publike,te cilat frekuentohen kryesisht nga njerzit qe kane blere apartamente ne plazh dhe kane investuar ne blerje paisjesh plazhi si cadra e shez-longe. Ne Sarande eshte nje plazh i bashkise me cadra te lira 200 leke te reja,i leverdis-shem per ata qe kane prenontuar shtepi private,ose hotele pa yje,pra te mira per popullin e thjeshte.

  8. Ceni says:

    … Po, po … nga pamjet dhe fotot mare me kamera duken bukur …
    por e verteta eshte ndryshe:
    – plazhet tona jane te pa organizuar, pa rregull, aspak te qeta, te piset, korrupsion dhe vjedhje popullit apo pushusve me cmimet deri tek sherbimet … dhe pa folur pastaj per hotele ndertime pa leje dhe pa kriter me pronare “Fallco te rreme” qe kane zabtuar me dhune dhe arme apo leke droge dhe te zbritur per here te pare ne qytet ….
    kjo eshte e verteta dhe t’i leme mburrjet se lame name ne BOTE se Shqiperia keshtu e ashtu ….
    Shikoni plazhet apo perlat e BOTES ku mbizoterron rregulli dhe ligji …

  9. Andreas says:

    150 euro per nje dite “pushimi” ne shqiperi!!! hahahahahahaha

  10. Optimiste says:

    Plazhzet é shqiperise ja te pas mirmbajtura eshte nje pisellek i pa pare , te pas estetike mbeturinat mbledhen nje here ne 24 h, ushqehen lopet qente Dhe te varferit ? Restorantet qe jane bregdete hedhin mbeturinat dhe ujrat é zeza ne dete aty ku femijet é shqiptareve bejne Plazhe? Dhe prandaj i kaloj pushimet ne spanje greqi Dhe gjithàndej Ku ka mirqenje dhe pasterti ,ne shqiperi Jo vetem merr semundje lekure , Po gjithe aj popull qe mbytet ne Uje çdo vit ? Nga sikuriteti qe plazhet é shqiperise nuk kane , aspektet zéro gjynah per kete shtete zhdrejtojne pa diturit , Dhe kane vullnet te determinuar per ti dhene nje imazhe te shemtuar??

  11. Lola says:

    Shqiptaret me keto cmime ja kane futur vetes sepse nuk kane komoditetin e fuhur sherbimin akoma vlen per te deshiruar dhe harojne qe fdhejin te ardhurat sidomos biznesi familjar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje