Lamtumira e "gjigandit të mirë" Bud Spencer

28 Qershor 2016, 09:34Kulturë TEMA
Lamtumira e "gjigandit të mirë" Bud Spencer

Bud Spencer, një hero i fëmijërisë së shumëkujt në gjysëm-shekullin e fundit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Gjigandi i mirë që rrihte burrat e këqinj nëpër komeditë dhe filmat amerikanë me kaubojsa të viteve 60-70, ka mbyllur sytë në moshën 86-vjeçare në Romë.

Emri i tij i vërtetë ishte Carlo Pedersoli, lindur në Napoli në 1929.

Përpara se të bëhej actor, ishte notar profesionist.

Ai është i pari italian në histori, që bëri 100 metrat me stil të lirë në më pak se një minutë.

Fillmisht ka luajtur role të parëndësishme dhe e evtmja arsye pse e merrnin në filma, ishte fiziku i tij muskulor.

Famën e fitoi kur u lidh me aktorin amerikan Terence Hill.

Me të bënë gati 20 filma së bashku. Si “Zoti të fal.. Unë jo”, “Me quajnë Triniti”, “Këmbëmadhi i Egjiptit”, “Kush gjen një mik, gjen një thesar”, etj, filma komikë që filluan të depërtojnë edhe në Shqipërinë e censurës komuniste.

Ndonëse gati i harruar për shkak të moshës, reagimet në mbarë botën për vdekjen e tij kanë qenë shumë emocionale.

4 komente në “Lamtumira e “gjigandit të mirë” Bud Spencer”

  1. Mr been says:

    Terence Hill eshte Italian the jo Amerikan.

  2. AC|DC says:

    Nje sqarim: Terence Hill nuk eshte amerikan por italian,ju kripsha mendjen!!! E sakte eshte qe ka ne qene heronj per shume nga ne. I ndrite shpirti!

  3. il mediterraneo says:

    U prefte ne paqe i madhi dhe i paperseritshmi Bud Spencer. Heroi i femijerise sime, simbol i humorit te paster dhe te bukur. Ikona e kinemase europiane. RIP !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje