Dum Referendum!

30 Qershor 2016, 19:58Blog TEMA

Nga Gilman Bakalli

Imagjinoni një traget të madh pasagjerësh duke lundruar nëpër Mesdhe. Në kuvertën e tragetit ka disa shezllongje. Herë pas here janë të gjitha të zëna, ndonjëherë, me pak fat, arrin ta kapësh ndonjë shezllong të lirë. Për javë të tëra i njëjti skenar përsëritet në të njëjtën formë. Derisa një ditë gjithçka ndryshon. Diku në një qytet port në traget ngjitet një grup i madh, njerëz që e njohin njëri-tjetrin. Ato zaptojnë të gjitha shezllongjet dhe, sa herë që ndonjërit prej tyre i duhet të largohet nga kuverta, shokët ia ruajnë vendin duke vendosur një peshqir. Disa pasagjerë nervozohen për situatën e krijuar. Anëtarët e grupit-klan reagojnë ndaj këtij zemërimi në forma të ndryshme: disa duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, kurse disa të tjerë duke i ofruar të pakënaqurëve një marrëveshje. Sipas kësaj marrëveshjeje, disa nga të përjashtuarit nga përdorimi i shezllongjeve mund të ndihmojnë në monitorimin e shezllongjeve. Si shpërblim, atyre u lejohet t’i përdorin shezllongjet kur këto nuk janë në përdorim nga anëtarët e grupit-klan. Disa nga të përjashtuarit e pranojnë këtë marrëveshje.

Ndërsa pak më parë kishim një grup me të drejta të barabarta sa i takon përdorimit të shezllongjeve, tani në kuvertë kemi tre grupe: pronarët e shezllongjeve, shërbëtorët e tyre me përfitime minimale, dhe të përjashtuarit nga përdorimi i shezllongjeve. Një lëvizje radikale politike që do ta përmbyste këtë rend duket se është e pamundur. Jo vetëm pronarët e shezllongjeve, por edhe shërbëtorët e tyre dinë ta pengojnë atë po qe nevoja.

Fabula e historisë: nëse askush nuk e monitoron një rend demokratik, herët a vonë do të krijohen struktura pushteti që do ta nxjerrin demokracinë nga menteshat e saj. Dhe aty ku më përpara sundonte barazia e të drejtave, do të sundojë rendi oligarkik.

A ka të bëjë me ne shembulli i mësipërm? Sigurisht që ka! Në thelbin e saj demokracia supozohet të vërë në funksion vullnetin e popullit. Ajo funksionon mbi bazën e interesit që ka populli tek e mira e përgjithshme. E thënë ndryshe: demokracia është versioni politik i asaj etike që aspiron krijimin e shanseve për një jetë të mirë për një numër sa më të madh njerëzish. Deri më sot politika shqiptare nuk e ka përmbushur premtimin për një jetë më të mirë për një numër sa më të madh njerëzish. Partitë kanë punuar sistematikisht për inkurajimin e  largimit të qytetarit nga politika. Ato nuk kanë toleruar asnjë referendum popullor, asnjë zgjedhje direkte në postet e larta shtetërore, dhe, që nga 2009, kemi edhe deputetë që nuk varen më direkt nga zgjedhësit, por nga partia.

Partitë politike në Shqipëri sot nuk punojnë më për reformimin e shoqërisë, por për të fituar zgjedhjet e radhës. Prandaj nuk të habit fakti se partitë shqiptare po bëhen gjithnjë e më njësoj, ato nuk janë më vendi ku njerëz me ide e botëkuptime të njëjta apo të përafërta mblidhen për ta reformuar shoqërinë mbi bazën e një ideologjie. Zhargoni, përmes të cilit partitë përpiqen të diferencohen nga njëra-tjetra është bërë tejet vulgar dhe banal dhe nuk i shërben më ruajtjes së identitetit të partisë, por thjesht përforcimit të skemës mik-armik. Populli nuk shkon më në zgjedhje, sepse nuk ndjehet më i përfaqësuar, duke e rritur kësisoj partinë e abstenuesve. Politikanëve nuk u bën përshtypje kjo, kurse për demokracinë kjo është goditje e rëndë. Partitë nuk merren më me “popullin”, sepse nuk u duhet më të merren me të; në rastin më të mirë ato merren me variantin e kondensuar të popullit nëpër sondazhe demografësh. Në axhendën e partive nuk ekziston më populli, me përjashtim të ndonjë fushate zgjedhore. Teatri politik nuk ka më nevojë për spektatorë.

Në këtë kontekst, jep shpresë nisma e disa deputetëve të parlamentit shqiptar për ndryshimin e Kushtetutës në dy nene të saj, njëri prej të cilëve kërkon përcaktimin e së drejtës që Presidenti i Republikës të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli. Më duket lëvizje e drejtë. Meqë sistemi ynë politik nuk funksionon në mënyrë intrinzike, nga brenda, atëherë duhet parë për një zgjidhje nga jashtë. Një mundësi të tillë mund ta ofronte zgjedhja e një presidenti jopartiak, direkt nga populli. Natyrisht, qeveria shqetësohet me të drejtë se i vetmi autoritet shtetëror i zgjedhur direkt nga populli mund të fitojë rëndësi dhe domethënie të jashtëzakonshme. E në fakt, pikërisht kjo është ajo për të cilën kemi nevojë: një figurë drejtuese jopartiake, e cila e lufton status quo-në me ide dhe reforma të reja. Jo thjesht një figurë që qetëson gjakrat e ndezur partiake, por që merr seriozisht shqetësimet e qytetarëve.

Nëse nisma në fjalë kalon, ajo do të ishte e para përpjekje për një ndryshim kursi në politikën shqiptare. Mirëpo demokracia shqiptare, kam frikë se është e dënuar të pranojë gjithçka – bllokimin, velje nga politika, zgjedhje pafundësisht të diskutueshme – me përjashtim të ndryshimeve rrënjësore./ Mapo

9 komente në “Dum Referendum!”

  1. nastradini ne kerkm te gamorit ne hanin e berdufit

  2. I nderuari Gilman Bakalli; jam nje perkthyes i gjuhes Gjermane me separi, edhe pse njoh pothuajse si Gjermanishtja edhe 5 te tjera te gjitha nga Perendimi, e dua te te them dicka e mos me keqkupto e merr per shantazist, pasi jetoj gjysmen e vitin ne Tirane e gjysmen tjeter ne Perendim. Me kujtohet ne nje fjalim qe ke mbajtur ne foltoren e Parlamentit, ku gjuha dhe argumentat qe perdore ishin nje shperthim i jashtezakonshem per kohen kundra Partise “tende” dhe lidershipit te saj vecmas. Pavarsisht se dole i “pavarur” nga PD-ja ose me qarte nga Garnizoni Berisha-Topalli, me shuem elegance u distancove nga kerrma me emrin e madh Parti Demokratike, qe ne fakt ka bere shume me shume gjema ketij populli e vendi, qe i perkasim si Ti dhe Une (edhe pse une jam me gjysem kohe a trecereke kohe jashte Shqiperise ne Perendim), sa kudo ne perendim ku une punoj e “jetoj”, kur me pyesin sa ndryshon PD nga PS apo nga LSI, me kujtohesh Ti me se pakti. Partia Demokratike e Shqiperise eshte Parti e lindur nga Qyteti Studenti ne Dhjetor 1990 me porosi e perkujdesje direkt nga Ramiz Alia e Sigurimi i Shtetit, por dhe nga Sherbimet Sekrete te Lindjes sllave, vecmas e me kontroll te plote edhe sot UDB-ja. Me shume e prish nese zberthej fjalen tende, ku ka mjafte nga sa shkruajta ne rrestin e mesiperm. Por, s’mund te mos te te them se, ke filluar ta “dredhesh” me stil nje perqasje perseri ndaj te veteshpallures PD te bunkerit SHQUP. A per analize, a per interesa konjukturale te ambjentit ku jep mesim UET (qe me FAL, por eshte institucion arsimor me financim mjafte te erret dhe s’do ti shpetoje reformes ne Drejtesi, si dhe shume e shume te tjere, pasi do hapen e do investigohen -megjithse ka kohe qe ka nisur ky proces nga Perendimi, nepermjet organizmave super qe ka Perendimi-, pa asnje perjashtim dhe meshire… Kaq per sot i nderuari Gilman Bakalli, pasi seshpejti do perjetojme shperfytyrimin e shpartallimin e lidershipit dhe nje mase jo te vogel te keti “Bunkeri” me nenshkrimin Parti Demokratike, pasi me daljen haptazi kundra Amerikes e Perendimit, do marri “shperblimin”, shperberjen dhe denimin e sekuestrimin ne maksimumin e mundshem; per te gjitha vjedhjet, dhunen, mashtrimet, vrasjet e shkaterrimet qe i ka bere Shqiperise e popullit te saj (e me shume deri ne Kosove e Maqedoni ka bere percarje e sherbim Sllaveve).

    1. Pilo Lala says:

      Koment me te sakte, nuk kam lexuar me pare.
      Me dukate, dhe me shume mendim ne te .

    2. eingutefreund says:

      Te falenderoj personalisht per komentin, edhe si gjermanofoles qe jam, sepse mu duk shkrim subjektiv dhe do ti beja komente pozitive ketij kameleoni.

  3. dymi says:

    I zgjedhur nga populli apo jo ka fare pak rendesi. Njesoj partite do ta propozojne e do ta mbeshtesin kandidatin.Atyre do ju sherbeje.

  4. Petro says:

    I nderuar West-translators….lexoj tek shenimi yt nje doze mendjemadhesie.E c rendesi ka nese je perkthyes i gjermanishtes apo dhe zoterues i 5 gjuheve te tjera?…Eshte shume pak per te dhene definicione per kete vendin tone qe po shkone precipitevolissimevolmente(fjala me e gjate ne fjalorn e italishtes) ne humnere.Nuk te paragjykoj per gjuhen shqipe, shpresoj ta njohesh ate me rrenje.Po ajo qe e shquan intelektualin ketu dhe jashte, besoj se eshte zoterimi i shkencave te sakta, matematike, fizike, kimi, biologji, inxhinjerite, mjekesi….Vetem aty ato kane nguliitur tek njeriu se 1+1 bejne dy dhe vetem dy.( nje virtyt i idealisteve)Ta thashe kete per te nenvizuar se komenti megjithe dozen e saktesise, me duket i manget nese eshte i njeanshem dhe nuk ve shenjen e barazimit mes te gjitha partive qe vazhdojne ta zhvasin e ta drobitin kete popull.Po aq te meta qe i rendit PD(une besoj se ka dhe shume merita), ka edhe PS, lere pastaj parti si LSI qe ka prure modelin anadollak shekullor te perkuljes per nje vend pune, qofshe edhe me diplome te blere, me te cilat eshte mbushur plot e perplot e tere adminstrata shteterore dhe vendore duke u kthyer ne krejt ineficente.Kjo njeanshmeri sigurisht te ve prapa nje pikepyetje.Perse nje analize te tille.Nuk besoj te jesh miop, shpresoj te mos jeshe edhe pjese e kastes se vjeter qe e solli kete vend te litaret e anijeve dhe te semaforet e botes.Ne qofte keshtu, atehere natyrshem percjell edhe dufin e privilegjeve te humbura.Po une mendoj se kjo situate tragjike qe kalon vendi , vec te tjerave, percjell pikesisht ate mentalitet prapanik, tradicional shekullor qe nje vend(ndoshta i vetmi ne Europe) te lundroje me shekuj ne dilemen lindje-perendim, te mos arrije te zgjidhe ceshtjen e tij thelbesore, ne shpirt, ne ndergjegje dhe ne formim dhe jo ne fasade.Eshte nje diskus i gjate ky, po gjithsesi te keshilloj qe te jesh me racional dhe me i ekuilibruar.Atehere do te jesh edhe me i besueshem.

  5. Ervini says:

    Reforma, reforma Bakall. Jo shashka alla Blush per terheqjen e vemendjes nga reforma. Se per cfare i duhet popullit te zgjeshi nje kukull ai presidenti?! Ke te drejte ne fakt se populli nuk do kishte votuar kurre nje Jari per president.

  6. vitori says:

    Mësuesi: Ti,Giluc, dje kishe shtatë mollë, hëngre katër, sa të mbetën?

    GILIi: Asnjë, se i hëngra të gjitha.

  7. xhovan kona says:

    O profesor ne cilin fjalor mund te gjej fjalen DUM ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje