Edi Rama: Anëtarësimi, nëse BE ekziston, kur Shqipëria të jetë gati!

30 Qershor 2016, 00:24Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë thotë se dëshira e tij për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk është lëkundur nga Brexit, por ai bën thirrje për “ndryshime thelbësore” në natyrën e lidershipit të bllokut për të garantuar mbijetesën.

Në një intervistë për AFP, Edi Rama e ka përshkruar gjithashtu krizën e emigrantëve – ku qindra dhe mijëra njerëz të larguar nga shtëpitë kanë kaluar përmes Ballkanit – si një “turp për Evropën”.

Rama, 51 vjeç, e cilëson votën e popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian si “tronditjen më të madhe” të bllokut me 28 anëtarë, duke shtuar rëndësinë e BE-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Në këtë rajon”, – thotë ai, – “ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara; kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, ashtu si për sigurinë dhe zhvillimin”.

“Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, është e nevojshme, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë pozitive”, paralajmëroi Rama.
Shqipëria është vend kandidat që prej mesit të vitit 2014 dhe Rama beson se anëtarësimi do të ndodhë “nëse BE ekziston një ditë kur Shqipëria të jetë gati”.

Kryetari i Partisë socialiste, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranë dhe kryetari i qeverisë nga viti 2013 foli për AFP në prag të Samitit të Ballkanit që do të mbahet javën e ardhshme.
Dështimi me emigrantët

Ai u “përplas” me mungesën e planifikimit të BE-së gjatë krizës së emigrimit, duke e quajtur “një turp për Evropën” dhe “një turp për vendet të cilat kërkojnë t’i shpëtojnë problemit”, nën pretekstin se “gjeografikisht ata nuk ishin prekur”.

Rama tha se Shqipëria që nga fillimi ka qenë “gati për të marrë përgjegjësinë” për të pritur “një numër refugjatësh, në proporcion me vendin, dhe në një plan evropian.

Shqipëria, me një popullsi 2,8 milionë banorë nuk u bë një pikë kryesore e kalimit për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën perëndimore, edhe pse qindra mijëra kanë kaluar përmes shteteve fqinje gjatë vitit të kaluar.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka mbetur në margjinat e krizës.
Ndërkohë, Rama po punon që të miratojë në parlament një reformë për luftimin e korrupsioni në sistemi ne drejtësisë, si një parakusht i vendosur nga BE për anëtarësim.

“Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse nuk është anëtare e BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend”, shprehet ai.

Rama pranoi se ka çështje të tjera të vështira me të cilat përballet Ballkani, si refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës, destabilitet politik i Maqedonisë dhe brishtësia e Bosnjes.

Por ai këmbënguli: “Ndryshimet në çdo vend dhe në Ballkan janë të lidhura me një fakt të thjeshtë: njerëzit e Ballkanit duan të jenë pjesë e Evropës”.

Ai vuri në dukje vizitën e tij historike në Serbi në vitin 2013 – e para e një kreu të qeverisë shqiptare në 68 vjet dhe vizita reciproke në Tiranë nga ana e kryeministrit serb Aleksandar uçiç.

Rama arriti në përfundimin se “Evropa është një forcë e natyrshme “drejt” një zonë paqeje, sigurie dhe bashkëpunimi”.

Në sajë të ëndrrës evropiane, tha ai, “ne pamë barazimet e pamendueshme.”

3 komente në “Edi Rama: Anëtarësimi, nëse BE ekziston, kur Shqipëria të jetë gati!”

  1. Jorgo says:

    Sic duket shoku Edvin mendon se vetem nderhyrja e tij mund te shpetoje Europen, por harron se kur ky vend te behet te hyje ne EU Europa do jete shperbere. Prandaj, le te perballet me sfidat t’a beje kete vend me keq sec a ka bere ne Alabanistan ku jeta e njerezve nuk vlen asgje, ku lulezon krimi e vjedhja.

  2. Vedat Shehu says:

    Per 25 vjet ne s’na pranoi Evropa. Une mendoj se parrula “Ose ne Evrope ose hiç” e luajti rolin e saj, tashme, per mua kjo parrulle e luajti rolin dhe ka dale jashte loje – eshte bere boze. Kush deshi dhe mundi vate ne Evrope dhe ne Amerike, duke shperfillur praktikisht pllakat matufe, llafazane e grindavece te Parlamentit si paraqitje ne bote e tipatreve te shqiptareve. Sa me shume ne I jemi afruar Evropes, aq me larg na ka lne ajo? Atehere perse duhet t’i shkojme prapa nese do te kishim nje Kushtetute dinjtoze qe mund te garaantonte nje procedure dinjitoze qeverisje per aktivizimin e iniciatives se lire te vogel dhe gjigante; njerzit et punonin dhe me punen e tyre te prodhonin, te krijonen te siguronin te ardhura pa qene nevoja qe te veshtrojne per punsim apo lemosh te huaj. Sikur ne te kuptonim qe vec Evropes dhe Amerikes e nje zhvillimi fantastik eshte edhe Japonia, shume e interesuar per investime dhe fitime perkates ne Shqiperi dhe nga Shqiperia dhe pa asnje mentalitet fetar per orientimin e investimeve te veta. Aktualish, meqense Rama na thot se nese I plotsojme kushtet per te hyre ne Evrope, Evropa e Bashkuar mund te jete shperndar, atehere duhet ne moment te heqim dore nga investimet prej Evrope dhe ti drejtohemi Japonise, se mbase asaj ia garantojme kushtet qe ka per te investuar e cdo pike te rruzulli. Ndersa Shqiptaret qe e lakmojne Evropen, siç kane gjetur shtigje per te ikur, me siguri do gjejne vazhdimisht.
    Lidhja me Japonin do te zhduk perfundimisht “Fshesen e Greqise” apo “Bishtin perpjete te Sebise”. Kombi mbi te gjitha!

  3. XHAKU says:

    FALENDEROJ USA DHE GOVERNEN E EVROPIT QE NE ME NYRE SHUMEDIPLLOMATIKE POLITIKE VERTETUAN QE TA KUPTOJNEGJITHE SHQIPETARET
    QENDRIMIN E ANTI SHTETIT KUNDER SHQIPETAREVE .
    QENDRIMI INTILIGJENT PERBALL PRESIONEVE ESHANTAZHEVE E PROVOKACIONEVE PER TE DAL PARTIZAN PER RREVOLUCION PER TE RREZUAR E MARR QEVERISJEN SE GJITHE TE TJERAT I ZOTERON ANTI SHTETI KANE, MARRE FUND.
    5 PIKAT E EUROPES BEHEN SHPEJTE PAS CLIRIMIT SHQIPERISE NGA MORRI I KUQ ME 21 KORRIK.
    JO ME BLLOKADE POR ME AKSION KONKRET PER TE LUFTUAR TERRORRRIZMIN E ANTI SHTETIN TE NE E PERQARKE SI ANTAR I NATOS DHEPJESE E RENDESISHME E RAJONIT.
    21 KORRIKU SI PRIZERENI DYTE KESHTU DO JET HISTORIA PER ATA QE DINE TE MENDOJNE PUNOJNE PER TA CUAR VENDIN PERPARA NE SULMIN PERFUNDIMTAR ME TE GJITHA MUNDESIT.
    SUKSESE.PER TE MIREN E TE DREJTEN E TE GJITHEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje