Vështirë të përsëritet një Itali si e Contes (edhe pse konsiderohej ekipi më i dobët në gjithë historinë e Italisë)

4 Korrik 2016, 09:24Sport TEMA

Antonio Conte ka tejkaluar pritjet me një ekip të kufizuar të Italisë në “Euro 2016”, kështu që pasardhësi i trajnerit, Giampiero Ventura do ta ketë një mision të vështirë para vetes.

Gjasat janë minimale që Ventura të bëjë një ekip si Conte, i cili u eliminua në çerekfinale të “Euro 2016” vetëm pas penalltive.

Conte ka arritur të bashkojë publikun skeptik të Italisë rreth ekipit të tij, i cili rrëzoi kampionen në fuqi të Evropës, Spanjën në 1/8 e finales para se të përballej me Gjermaninë, shkruan Reuters.

Trajneri i zjarrtë Conte, ka përdorur një kombinim të intelektit taktik dhe motivimit, që është arma më e fortë e tij.

Vetëm falë kësaj, Conte nga ekipi që është konsideruar si më i dobëti që ka përfaqësuar Italinë ndonjëherë, nxori më të mirën, edhe pse nuk kishte fare talente.

“Më vjen keq vetëm që nuk mund të punoj edhe disa ditë me Conten si trajner. Ai arriti të krijojë një ekip që ia kishin frikën të gjithë.

Ekip pa pika të caktuara dhe futbollistë që luanin në të gjitha pozicionet dhe vraponin pa u ndalur. Te Conte nuk është kursyer askush”, shprehet mesfushori i Italisë, Marco Parolo.

“Jam i lumtur që kam arritur ta ndajë mentalitetin e trajnerit, i cili na mësoi shumë gjëra. Kurrë në jetën time nuk kam pasur një trajner si Conte”, vijon ai.

1 komente në “Vështirë të përsëritet një Itali si e Contes (edhe pse konsiderohej ekipi më i dobët në gjithë historinë e Italisë)”

  1. Raimond vlonjati says:

    Italia esht ekip medioker, por ka portier te shkelqyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje