Historia tronditëse e familjes shqiptare në Itali, që jeton në makinë me një foshnjë 7 muajshe

5 Korrik 2016, 15:34Kronika TEMA

E përditëshmja italiane “Alto Adige” e provincës së Trentos sjell sot në faqet e saj historinë e një çifti emigrantësh shqiptarë, rezidentë në Bolzano e prindër të një vogëlushi 7 muajsh që prej disa ditësh janë të detyruar të jetojnë në makinë.

Pak ditë më parë ata janë larguar nga banesa e tyre e marrë me qera pasi për disa muaj nuk kanë paguar qeranë e shpenzimet publike, një shumë prej 3000 euro qera e 650 euro shpnzime.

Me urdhër të gjykatës adminsitrative të Bolzanos familja shqiptare është dëbuar nga banesa. Por dhe pse tashmë i kanë shlyer detyrimet e kanë paguar të gjitha shpenzimet e duhura, çifti shqiptar nuk mundet më të rikthehet në banesë. Me foshnjën e tyre 7 muajshe ata kalojnë ditët duke përdorur makinën si shtëpinë e tyre.

Për të përditshmen italiane, babi shqiptar Florenci tregon se gjatë natës mundohet ta parkojë makinën në vende të qeta, ku nuk ka trafik, në mënyrë që vogëlushi i tyre pak muajsh të flejë i qetë.

“Nuk kemi të njohur e të afërt në Bolzano e për momentin askush nuk mund të na ndihmoj për të na trehuar. Nuk kthehemi në Shqipëri thotë cifti shqiptar, duam të jetojmë në Bolzano e nuk e meritojmë një trajtim të tillë. Tashmë paratë i kemi paguar”.

Avokati  Paolo Polizzi tregon për median italiane se familja shqiptare nuk ka mundur të paguajë qeranë për shkak të disa shpenzimeve të rëndësishme të kryera në banesë, por situata vazhdon të mbetet paradoksale edhe pse ata kanë shlyer tashmë detyrimet ndaj pronarit të shtëpisë, raporton Oranews

Një betejë gjyqësore ka nisur mes familjes shqiptare e gjykatës administrative të Bolzanos e cila ka vendosur dëbimin e tyre nga banesa. E ndërsa të gjej zgjidhje proçesi gjyqësor, familja shqiptare me djalin e tyre 7 muajsh vazhdon të jetojë e të kaloj natën në makinë.

4 komente në “Historia tronditëse e familjes shqiptare në Itali, që jeton në makinë me një foshnjë 7 muajshe”

  1. corape kuqi says:

    Ketu ne perendim ku jam une kjo eshte normale. Nuk i ben kujt pershtypje.

  2. Andreas says:

    O njerez te trashe! Po çfare pretendoni qe i zoti i shtepise qe nuk i kini paguar qerane per muaj te tere dhe i keni plasur buzen neper gjykata, tju fute perseri ne shtepine e tij pasi mezi ju nxorri?!! Nuk e kuptoj ku mbaron idioti dhe ku fillon budallai tek ty o njeri!

  3. fieraku4u says:

    NESE PUNON O SPORDHJAK DHE KE EURO PER TE PAGUAR, DYERT I KE TE HAPURA KUDO NE BOTE. GJEJ SHTEPI TJETER ME QERA. PO KETU KA DICKA QE NUK SHKON.

    POR UN MOS TE KISHA PUNE, PARA DHE SHTEPI PER TE JETUAR NJE JET KOMODE ME FAMILJEN TIME, ATEHER PER CFARE MUTI DO JETOJA NE EMIGRIM. DO TI HIPJA AVIONIT DHE DO KTHEHESHA NE VENDIN TIM, DHE NE SHTEPIN TIME. DHE NUK DO LEJOJA FAMILJEN TIME TE JETONTE NE MAKINE.

    HISTORI KOMPLET QESHARAKE, ME FSHATARE MUTI.

  4. Arian says:

    Bolzano ka status te veçante si province autonome ndaj nuk di si veprojne, por ne Itali nuk te le njeri jashte.Duhet ti japin shtepi emergjence aq me teper qe eshte me femije minoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje