Ja 4 kandidatët potencialë për Topin e Artë

5 Korrik 2016, 12:23Sport TEMA

Ceremonia e Topit të Artë është ende larg por shumëcka mbi trofeun më prestigjioz individual në botën e futbollit mund të vendoset këtë ditë në Euro 2016.

France Football, revista themeluese e këtij cmimi dhe aktualisht bashkëpadrone e tij me FIFA-n, ka stiluar një listë me katër kandidatë potencialë për të fituar Topin e Artë dhe të katërt kanë dy gjëra të përbashkëta.

Luajnë me klubet e tyre në Madrid, Realin apo Atletikon, finaliste të Championsit dhe janë që të katërt gjysmëfinalistë në Francë 2016, me ndeshjet e mbetura të Europianit që do të vendosin për fatin e tyre.

Natyrisht me Messin që vjen pas një zhgënjimi të madh me kombëtaren, vështirë se ky mund të jetë viti i Topoit të 6 të Artë për argjentinasin, kështu që më i kuotuari mbetet Cristiano Ronaldo.

Pikat e tija të forta dihen, ishte vendimtar në suksesin e Realit të Madridit me 16 golat e tij në Champions League, por “dobësia” e tij janë sërish paraqitjet me kombëtaren.

Duke përjashtuar dygolëshin ndaj Hungarisë, ai i tiji nuk ka qenë një Europian i jashtëzakonshëm, – thotë France Football, që nënvizon individualizimin e portugezit që sipas saj shpesh duket sikur luan më shumë për veten se për bashkëtadhetarët.

Kandidati tjetër është Gareth Bale, ai që shpesh është përkufizuar si trashëgimtari i Ronaldos.

Edhe pse është ende shumë larg të eklipsuarit të portugezit, France Football evidenton diferencat mes tyre,

“Mënyra e tij për të ushtruar funksionet e liderit te Uellsi është krejtësisht e kundërt nga ajo e shokut të tij të skuadrës te Reali.

Bale ja ka dalë të shkëlqejë edhe pa Cristianon. Është e vështirë, por nëse do të fitonte Europianin, futbolli mund të ofronte një surprizë edhe në këndvështrimin e Topit të Artë”.

Kandidati i tretë është Antoine Griezmann.

France Football evidenton paraqitjet e tija të mëdha me Atletikon në Champions dhe rritjen që ka demonstruar në Kampionatin Europian.

Ndoshta në fillim ishte i lodhur, por më pas mori statusin e liderit te blutë. Dy paraqitje të tjerë spektakolarë, në gjysmëfinalen e së enjtes me Gjermaninë dhe ku i dihet në finalen hipotetike të së dielës, do të ishin dy argumenta të fortë për kandidaturën e tij.

Dhe në fund një tjetër kandidat, Tony Kroos i Gjermanisë.

Në planin individual nuk është se ka bërë mrekullira por historia e tij e afërt, fitues i Një Kupe Bote, dy Champions League dhe një Europian të mundshëm me Gjermaninë në 3 vjet do ta bënin Kroos padyshim një kandidaturë shumë të fortë.

Pavarësisht se nuk bie shumë në sy, 26 vjecari është një yll i vërtetë dhe nëse fiton Europianin do të ishte një kandidaturë e padiskutueshme dhe për Topin e Artë.

Pas zhgënjimeve të Sneijder dhe Iniestës në 2010, kjo do të sihte dhe hakmarrja e madhe e mesfushorëve kundrejt sulmuesve./ SS

1 komente në “Ja 4 kandidatët potencialë për Topin e Artë”

  1. naku says:

    Nuk ka rendesi cndodh ne Europia,ky vit ja qene e mbetet i Ronaldos. Ka dhuruar shume emocione,gola dhe fitues i Cempios. Europiani varet nga perbetia e skuadrave. Ronaldo eshte i padiskutueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje