Keni menduar ndonjëherë se si prodhohet kremi kundër diellit? Me siguri që në mendje ju vijnë disa nga emrat e prodhuesve më të mëdhenj, siç është edhe “Nivea.”
Megjithatë, ndoshta nuk do të donit ta shihnit reklamën e tyre të re. Firma e njohur për produktet e kujdesit ndaj lëkurës është bashkuar së fundmi me kompaninë Gjermane të reklamave, Jung von Matt/Elbe dhe ka sjellë një nga spotet, ndoshta më të “shpifura” që mund të keni parë.
Në video shfaqet një dron i telekomanduar me pamjen e një pulëbardhe, teksa fluturon mbi një plazh në kërkim të fëmijëve që duket se nuk kanë vendosur mbrojtjej e duhur ndaj diellit. Ku qëndron problemi? Kremi kundër diellit jepet pikërisht në formën e jashtëqitjes së kësaj pulëbardhe, ndërsa bie mbi fytyrat e plazhistëve.
Mjere ai qe e ka ideuar shkrimin, mjer ai qe e ka redaktuar, mjer ai qe ju paguan, mjer ai qe e ka krijuar e mjer ne ca na japin per te lexuar e lexojme.
TURP.