Ekipi shqiptar ishte mundur me rezultatin 1-0 pak ditë më parë nga Ried, por me Austrinë e Vjenës ka humbur me shifrat 7-2, raporton Panorama Sport.
Sipas “news.at”, policia federale austriake ka nisur një hetim të mirëfilltë për skuadrën shqiptare, e cila akuzohet se ka manipuluar rezultatin në bashkëpunim me organizata të ndryshme për përfitime nga bastet sportive.