Përgjithësisht, islamizimi i një pjese të popullsisë së Çamërisë, ashtu si kudo në Shqipëri, nuk prodhoi konflikte me prapavijë fetare. Si tek të krishterët, ashtu edhe tek myslimanët ekzistonte ndërgjegjja e përkatësisë së njëjtë kombëtare
Nga Prof. Pëllumb Xhufi
Përpjekjet e Simon Zenebishit e të djalit të tij, Alfonsit, ishin të fundit që u bënë në funksion të ringritjes së zotërimit të dikurshëm të familjes. Vdekja e Skënderbeut dhe rënia e kështjellave të Krujës e të Shkodrës, përcaktoi përfundimisht edhe fatin e principatave jugore shqiptare. Me rënien e tyre, Republika e Venedikut u gjend nën goditjen direkte të osmanëve, të cilët kërkuan të pushtojnë edhe zotërimet e saj në bregdetin shqiptar të Jonit. Kështu, në 1454 e 1455 turqit sulmuan Pargën, Butrintin, Strovilin e Riniasën. Falë bashkëpunimit me popullsinë e këtyre vendeve, venecianët mundën t’i mbajnë këto zotërime, madje më 1463 u shtuan atyre edhe Himarën, Sopotin (Borshin), Arillën e Agian.
Ashtu si në gjithë trevat e tjera shqiptare, pushtimi osman shkaktoi edhe në Çamëri valë emigracioni drejt Greqisë, ishujve të Jonit e drejt Italisë, që prekën shtresat e larta të shoqërisë por edhe masat e thjeshta. Megjithatë, regjistrimet e para osmane të shek. XV-XVI dëshmojnë për mbijetesën e qyteteve dhe të vendbanimeve rurale në atë krahinë. Defteri i Delvinës dhe ai i Janinës i vitit 1583 provojnë karakterin shqiptar të Çamërisë e të zonave të tjera në lindje të saj, në sanxhakun e Janinës. Në fakt, pjesa dërrmuese e emrave të regjistruar aty i përket antroponimisë tipike shqiptare: Gjin, Mark, Martin, Dedë, Gjokë, Pal, Belush, Kurtes, Nikë, Gjon, Laskë, Kondo, Muzhak, Dimo, Kuka, Gegë, Buban, Lekë, etj. etj. Por, të dhënat provojnë se shqiptarët mbanin gjithashtu edhe emra të fondit të krishterë, më së shumti ortodoks, të ngjashëm me grekët e vllehët. Kështu, në një dokument të 10 qershorit 1562 të hartuar në Korfuz përmenden disa banorë të ikur nga fshatra të Çamërisë e të strehuar në atë ishull, të cilët cilësohen që të gjithë si “shqiptarë”. Kështu, nga fshati Vrohonà përmenden Georg Bufi, Reci Greveniti, Jessera Parlo, Llazar Grevenioti, Andalica. Nga Leftehori: Nik Gjokomuni, Jani Kurteshi. Nga Senica: Stelio Petribunxa, Dimo Kondi, Jan Tusha, Stamat Jani, Gumë Bosi, Jorgo Armuri, Mizzi. Nga Shëngjoni i Ri: Jani Kakoj, i biri i Serbishit. Nga Dobra: Peleshi, Paliari, Kurteshi Sanga. Nga Agià: Jan Dima, Jani Janaka. Nga Glloboçari: Pal Lupari. NgaKuçi: Niko Dima, Stamati Qesari, Pal Serbisha.
Pas mposhtjes së qëndresës shqiptare, nga fundi i shek. XV, pushtuesit osmanë bënë një organizim të ri të territoreve të jugut. Në kuadër të tij, një rol kryesor fitonte sanxhaku i Vlorës, jurisdiksioni i të cilit përfshinte gjithë Shqipërinë e Poshtme deri poshtë në Prevezë. Aty nga mesi i shek. XVI u bënë ndryshime të tjera, duke krijuar sanxhakun e ri të Delvinës, i cili, përveç rrethit të Delvinës e Kurveleshit, përfshiu pjesën më të madhe të Çamërisë, me Parakallamin, Mazarakun, Margëlliçin, Paramithinë, Pargën e Frarin. Sanxhaku tjetër i rëndësishëm, ai i Janinës, shtrihej drejt jugut, duke përfshirë Artën e Prevezën me rrethet e tyre. Megjithatë, sanxhakbeu i Vlorës e ruajti edhe paskëtaj pozicionin e tij si “primus inter pares” midis sanxhakbejlerëve të tjerë të jugut. I tillë ishte Piri Pasha, i cili e mbuloi disa herë postin e sanxhakbeut të Vlorës.
Më 1605, dy djemtë e tij, Ali Pasha dhe Osman Pasha ishin respektivisht sanxhakbe i Vlorës dhe sanxhakbe i Delvinës dhe i Paramithisë. Por, mes dy vëllezërve, edhe kanceleritë e huaja e njihnin supremacinë e Ali Pashës në raport me të vëllain, sanxhakbeun e Delvinës, dhe me sanxhakbejlerët e tjerë të Shqipërisë së Jugut. Në fakt, e konsideronin atë “komandant të të gjitha atyre trevave” (generale di tutti questi contorni). Krahu i djathtë i sanxhakbeut ishteqehajai, që qëndronte gjithnjë pranë tij. Sanxhakbejlerët e Delvinës i qeverisnin qytetet e krahinat nën zotërimin e tyre me anë të mëkëmbësve të tyre, që quheshin vojvodë. Të tillë kishte në Mazarak, Margëlliç, Paramithi, Frar (Fanar). Një vend me rëndësi në jerarkinë osmane të Çamërisë kishte emini i Bastias (Sajadhës), i cili kontrollonte trafikun e madh të mallrave që lëviznin nga ajo skelë e rëndësishme.
Sipas raportit të Bajliut venecian në kryeqytetin osman, Pietro Bragadin, vezir i madh më 1526 ishte Ibrahim Pasha, një 29 vjeçar nga Parga. Ishte njeriu më i afërt i Sulltanit Sulejman i Madhërishëm, inteligjent, i kulturuar, me njohuri për filozofinë dhe njohës i ligjeve. Lexonte shumë, i pëlqenin sidomos librat historikë dhe biografitë e njerzve të mëdhenj, si të Aleksandrit të Madh e të Hanibalit. I jati i tij ishte pronar i krishterë, që u bë musliman bashkë me të shoqen me kërkesë të të birit. Nga një dokument i 29 korrikut 1533, mësojmë se babai i Ibrahim Pashës, Gjon Misoga, pasi kaloi në islam mori emrin Jonuz Aga. Babai i vezirit të gjithfuqishëm gëzonte një autoritet të madh në Pargë e në gjithë Çamërinë. Më 1529, autoritetet veneciane të Korfuzit i shkruan pikërisht Jonuz Agës, për të kërkuar ndihmën e tij në lirimin e disa marinarëve venecianë që ishin marrë rob nga disa banorë shqiptarë të Igumenicës. Bashkë me Ibrahim Pashën, person tjetër i rëndësishëm në oborrin e Sulltanit ishte Ajaz Pasha, një tjetër renegat shqiptar nga Himara.
Rasti i islamizimit të Jonuz Agës, babait të Ibrahim Pashës, ishte paraprirë nga shembuj të tjerë konvertimi të përfaqsuesve të klasës feudale shqiptare të Çamërisë. Plot një shekull më parë, kemi rastin e parë të kalimit në islam të djalit të Sguro Bua Shpatës, Jakupit. Më1467 mësojmë se i biri i Gjon Zenebishit, Hasan Beu, shërbente si subash i Fanarit, në Thesali. Më 1550 dokumentat flasin për proniarin shqiptar të fshatit Agià, mbi Pargë, me emrin Ahmet. Por, siç sqarojnë të njëjtat dokumenta, përpara se të bëhej musliman, ky proniar, që ishte nga Mazaraku, kishte qenë i krishterë me emrin Gjin Likë Kali (lo chiamavano Gini de Lica de Cali). Nga fundi i shek. XVI, përveç parisë, procesi i islamizimit filloi të përfshijë edhe familjet fshatare. Këtë e provon rasti i fshatit të Çamërisë, Pandejlemon, i cili në regjistrimin e vitit 1583, mes shumicës së krishterë të kryefamiljarëve, kishte tashmë edhe disa syresh të kthyer në islam: Llazar Gjini, Stamo Polo, Gjin Doka, Dedë Skurra, Lekë Orta, Gjin Leka, Gjin Orta, Gjin Llamari, Nikë Dhimo, Dodë Qesari, Dhimo Nika, Gjin Nikolla, Kolë Dhima, Polo Leka, Dyrmish Hyseni,Ahmet Bosi, Gjin Dhimo, Nikë Gjoni, Gjin Ogora, Gjon Gjini, Nikë Gjero, Kukë Gjini, Gjin Nika,Myslim Dyrmishi, Zhupe Qesari, Muhamed Aliu, Sinan Hyseni, Gjin Leka, Mustafa Dhimo, etj. Në fillim të shek. XVII, burimet provojnë ekzistencën në kufijtë e Çamërisë të tre fshatrave tashmë të islamizuara plotësisht: Zaravusa, Turkogranica, Turkopaluko.
Përgjithësisht, islamizimi i një pjese të popullsisë së Çamërisë, ashtu si kudo në në Shqipëri, nuk prodhoi konflikte me prapavijë fetare. Si tek të krishterët, ashtu edhe tek myslimanët ekzistonte ndërgjegjja e përkatësisë së njëjtë kombëtare. Banorët e krishterë të Pargës apo të fshatit Agià, aty afër, vazhduan edhe mandej të ruajnë marrëdhëniet e ngushta tradicionale me banorët fqinjë të Mazarakut e të Margëlliçit. Në vitin 1625, një raport venecian sinjalizonte për lidhjet e ngushta, përfshirë edhe ato familjare, që ekzistonin midis muslimanëve të Margëlliçit dhe të krishterëve të Pargës (aparentati con Turchi). Një marrëdhënie e tillë mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Autoritetet veneciane i konsideronin ato si diçka e turpshme (che certo è gran vergogna il sentirlo). Në fakt, paragjykimet me bazë fetare bënë që fuqitë perëndimore, si Venediku e sidomos Mbretëria e Napolit, ndërsa mbështesnin lëvizjet kryengritëse antiosmane të popullsive të krishtera në Çamëri e gjetkë, nuk e bënë këtë në asnjë rast kur në kryengritje përfshiheshin fshatra muslimane. Akoma më keq, duke ndjekur interesat e tyre të ngushta, ndodhte që të ishin pikërisht këto fuqi, që inkurajonin ndarjet dhe përplasjet mes shqiptarëve muslimanë e atyre të krishterë. Kështu, kur në vjeshtën e vitit 1555, banorët e tetë fshatrave të krishtera përreth kështjellës së Sopotit (Borshit) ngritën krye kundër vendimit të Portës për të rekrutuar jeniçerë në atë zonë, sanxhakbeu i Delvinës mobilizoi kundër tyre spahinjtë myslimanë të sanxhakut, dhe jo vetëm, por edhe disa krerë himariotë, që ishin në armiqësi të hershme me fshatrat kryengritëse. Gati një shekull më vonë, më 1658, autoritetet veneciane të Korfuzit nxisnin banorët e fshatrave të krishtera të Delvinës, të Lëkursit, Nivicës, Shën Vasilit etj., që të sulmonin fshatrat fqinje muslimane “për t’u hakmarrë” (per vendetta) për disa dëme që u kishin shkaktuar më parë këto të fundit. Venecianët ishin të interesuar ta mbanin ndezur këtë konflikt, i cili e detyronte sanxhakbeun e Delvinës të hiqte dorë nga fushata e tij e programuar kundër zotërimeve veneciane të Butrintit e të Pargës. Për këtë qëllim, Proveditori venecian i Korfuzit, Lorenzo Sagredo, i furnizonte atë kohë me armë e municione fshatrat e krishtera, duke shkelur edhe paktet e nënshkruara me autoritetet osmane. Në një raport të tij të 20 nëndorit 1658, Sagredo i përcillte plot ngazëllim Senatit lajmin se “shqiptarët e Lëkursit e të Nivicës vazhdonin të përgjakeshin me muslimanët përreth” (continuano gl’Albanesi di Licursei e Nivizza ad insanguinarsi con Turchi circonvicini) dhe se ai priste e shpresonte që në ditët e ardhshme, në ato vise “të ndizte një zjarr të atillë, që vështirë se do mund të shuhej” (e spero accendere à quella parte un fuoco, che con difficoltà potrà esser estinto). Duke nxitur konflikte të tilla në Shqipëri, Venecianët shpresonin të tërhiqnin aty forca të konsiderueshme turke nga fronti kryesor i luftës veneto-turke, që atë kohë ishte fronti i Kretës.
Në vitin 1714, në prag të një ofensive të re të osmanëve, strategu prusian, marshalli von Schulemburg, i ngarkuar nga Republika e Venedikut të organizonte mbrojtjen e Korfuzit dhe të zotërimeve të tjera veneciane në sterenë shqiptare, raportonte se suksesi i operacioneve kundër osmanëve varej shumë nga masa e përfshirjes në to e shqiptarëve (poiche da loro dipenderà la più parte dell’opera). Këta, shkruante Schulemburg, një mijë herë kanë refuzuar të paguajnë taksat dhe një mijë herë turqit kanë dështuar në përpjekjet e tyre t’i nënshtrojnë. Arsyeja, sipas marshallit prusian, qëndronte në virtutet luftarake të shqiptarëve dhe në terrenin e thyer malor të vendit, që nuk lejonte angazhimin e ushtrive të mëdha. “Kjo rrethanë e favorshme”, përfundonte raportin e tij marshalli von Schulemburg, “i dha zemër dikur edhe Kastriotit të famshëm t’i bëjë ballë Mehmedit II” (Questo bene lo riconoscono dalla vantaggiosa loro situazione montuosa: quella che diede animo anco al famoso Castriotto di far fronte a Mohamet II).
Në fakt, historia nën sundimin osman e trevave të Çamërisë, së bashku me ato të Kurveleshit e të Himarës, përshkohet nga valë të parreshtura kryengritjesh popullore, nga njera anë, por edhe rebelimesh komandantësh e dinjitarësh vendas kundër Portës së Lartë, nga ana tjetër.
Një kryengritje e madhe në Çamëri dëshmohet që në vitin 1486. Atë kohë në krye të sanxhakut të Vlorës kishte ardhur Sinan Pasha, i cili ushtronte pushtetin epror deri poshtë në Artë. Ky i kishte zënë vendin sanxhakbeut Komnen Arianiti, i biri i Gjergj Arianitit emëruar aty nga Bajaziti II. Në nëndor 1486 Sinan Pasha ndërmorri një ekspeditë ndëshkuese në Çamëri, “ku plaçkiti gjithë vendet e shqiptarëve, që nuk njihnin as pushtetin e Sulltanit, as atë të Venedikut” (et scorsezò tuto el paese di Albanexi che non erano suditi ne a lui ne a nui).
Në 27 korrik 1532, Kapiteni i Përgjithshëm e flotës veneciane, Vincenzo Capello, raportonte se ditë më parë, rreth 100 kalorës turq ishin ngjitur mbi fshatrat shqiptare mbi Pargë (in alcune ville de Albanesi di sopra la Parga) për të mbledhur detyrimet. Por, banorët, pasi i lanë turqit të futeshin në fshatrat në fjalë, u bllokuan rrugën e tërheqjes duke shembur edhe urën. Paskëtaj, i rrethuan dhe vranë 50 prej tyre e zunë rob pjesën tjetër.
Në prill 1554, një revoltë e banorëve shqiptarë të Arillës (Albanesi della Rilla), përfundoi me vrasjen e vojvodës së Margëlliçit. Ngjarja shërbeu si fitil për t’i dhënë zjarr pakënaqësisë së përgjithshme. Në vitin 1556, në kryengritje ishin përfshirë të gjitha viset nga Margëlliçi në Delvinë dhe Sulltani u detyrua të dërgojë ushtri të madhe për shtypjes e saj. Në 21 maj 1570, një flamburar i dërguar nga Porta u duk me ushtri në anët e Igumenicës për të ndëshkuar shqiptarët e atyshëm (per mal trattar Albanesi), që refuzonin të dorëzonin detyrimet.
Në tetor 1555, banorët e fshatrave rreth kështjellës së Sopotit, me të dëgjuar që sanxhakbeu i Delvinës ishte nisur me ushtri për të mbledhur djemtë e tyre e për t’i dërguar jeniçerë, u bashkuan dhe vendosën të hidheshin në kryengritje. Kundër tyre, sanxhakbeu i Delvinës nisi një pararojë me 60 kalorës të udhëhequr nga vojvoda i Delvinës. Kryengritësit e lejuan kolonën të futet nëpër grykat e kontrolluara prej tyre, dhe pastaj e sulmuan duke vrarë shumë kalorës, përfshirë edhe vetë vojvodën. Lajmi i kësaj disfate e bindi sanxhakbeun “se ky popull nuk mund të shtrohej as me zjarr e as me hekur” (conoscendo il sanzacho che questa nation non è da dominar cum il ferro). Ai hoqi dorë nga çdo veprim i mëtejshëm dhe u mjaftua me premtimin e kryengritësve se do lironin robërit e zënë gjatë fushatës së fundit.
Në 21 maj 1570, një flamburar i dërguar nga Porta u duk me ushtri në anët e Igumenicës për të ndëshkuar shqiptarët e atyshëm (per mal trattar Albanesi), që refuzonin të dorëzonin detyrimet.
Në shkurt 1605, me të marrë vesh vrasjen e sanxhakbeut të tyre në luftën e Hungarisë, banorët muslimanë të Delvinës u ngritën për t’u hakmarrë ndaj keqtrajtimeve që kishin pësuar prej tij në të shkuarën (per vendetta di certi disgusti ricevuti prima dal Bassà predetto). Të revoltuarit sulmuan kullat e sanxhakbeut dhe të qehajait të tij. Ndërkohë, i vëllai i sanxhakbeut të vrarë, Osman Pasha, u thirr në Stamboll ku, pasi mori emërimin si sanxhekbe i ri i Delvinës, u dërgua me ushtri të shtypte kryengritjen që kishte përfshirë një pjesë të mirë të sanxhakut të Delvinës. Beteja midis trupave të pashait dhe kryengritësve u zhvillua në hyrje të qytetit. Falë epërsisë, sanxhakbeu i ri i shpartalloi forcat e paorganizuara të kryengritësve, duke vrarë më shumë se 500 prej tyre. Ekspedita ndëshkuese përfundoi me djegien e shtëpive dhe me therrjen e rrëmbimin gjithë bagëtisë së banorëve të vendit.
Vetem se ka dicka ….shqiptaret musliman nuk po konsiderohen si shqiptare por si turq . Nga shkrimet Veneciane qe na solle me siper prof!
Vetem se jemi lodh edhe me historia trimerish , luftrash , betejash legjendare . Psh kur lexon per Prussine te vjen ne mendje nje shtet i mire organizuar dhe teper i fuqishem ushtarakisht . A i ngjan Gjermanise se sotshme ? Po
E njejta gje vlen me P.Britanike , Francen , Rusine . Vec me ne ndodh dicka shume e cuditshme , kemi qene krye trima , kryengrites te perhershem ,vdekjen e kemi sfidu ,te part ne fushe te mejdanit etj etj …po tashti a jemi te ngjashem me ato te dikurshmit ?
JO! Shqiptari sot eshte nje servil frikacak qe i lepin byythen pushtetarit te rradhes dhe qe shtyp e shkatrron pa meshire ate qe eshte me i dobet se ai . Eshte hajdut i pangopur , i lige ne shpirt , mos respektues i ligjit , i pa kulture , i pa civilizuar etj etj , plot e perplot me epitete negative .
Pra dy jan gjerat …..o ne skemi qene kurre ato kryetrima qe na thuhet se jemi ose ose ne s’kemi lidhje me ata Arber .
Ne bote kerrcasin protestat per padrejtsit qe behen nga qeveritart e korruptuar , ne shqiperi KURRE . Lajm i fresket fresket eshte SKANDALI QE VAZHDON me aeroportin e rinasit .
Vetem se ka dicka …..shqiptaret musliman nuk po konsiderohen si shqiptare por si turq . Nga shkrimet Veneciane qe na solle me siper prof!
Vetem se jemi lodh edhe me historira trimerish , luftrash , betejash legjendare . Psh kur lexon per Prussine te vjen ne mendje nje shtet i mire organizuar dhe teper i fuqishem ushtarakisht . A i ngjan Gjermanise se sotshme ? Po
E njejta gje vlen me P.Britanike , Francen , Rusine . Vec me ne ndodh dicka shume e cuditshme , kemi qene krye trima , kryengrites te perhershem ,vdekjen e kemi sfidu ,te part ne fushe te mejdanit etj etj …po tashti a jemi te ngjashem me ato te dikurshmit ?
JO! Shqiptari sot eshte nje servil frikacak qe i lepin byythen pushtetarit te rradhes dhe qe shtyp e shkatrron pa meshire ate qe eshte me i dobet se ai . Eshte hajdut i pangopur , i lige ne shpirt , mos respektues i ligjit , i pa kulture , i pa civilizuar etj etj , plot e perplot me epitete negative .
Pra dy jan gjerat …..o ne skemi qene kurre ato kryetrima qe na thuhet se jemi ose ose ne s’kemi lidhje me ata Arber .
Ne bote kerrcasin protestat per padrejtsit qe behen nga qeveritart e korruptuar , ne shqiperi KURRE . Lajm i fresket fresket eshte SKANDALI QE VAZHDON me aeroportin e rinasit .
Vetem se ka dicka ……shqiptaret musliman nuk po konsiderohen si shqiptare por si turq . Nga shkrimet Veneciane qe na solle me siper prof!
Vetem se jemi lodh edhe me historira trimerish , luftrash , betejash legjendare . Psh kur lexon per Prussine te vjen ne mendje nje shtet i mire organizuar dhe teper i fuqishem ushtarakisht . A i ngjan Gjermanise se sotshme ? Po
E njejta gje vlen me P.Britanike , Francen , Rusine . Vec me ne ndodh dicka shume e cuditshme , kemi qene krye trima , kryengrites te perhershem ,vdekjen e kemi sfidu ,te part ne fushe te mejdanit etj etj …po tashti a jemi te ngjashem me ato te dikurshmit ?
JO! Shqiptari sot eshte nje servil frikacak qe i lepin byythen pushtetarit te rradhes dhe qe shtyp e shkatrron pa meshire ate qe eshte me i dobet se ai . Eshte hajdut i pangopur , i lige ne shpirt , mos respektues i ligjit , i pa kulture , i pa civilizuar etj etj , plot e perplot me epitete negative .
Pra dy jan gjerat ……o ne skemi qene kurre ato kryetrima qe na thuhet se jemi ose ose ne s’kemi lidhje me ata Arber .
Ne bote kerrcasin protestat per padrejtsit qe behen nga qeveritart e korruptuar , ne shqiperi KURRE . Lajm i fresket fresket eshte SKANDALI QE VAZHDON me aeroportin e rinasit .
o Palloshazgan lexoje mire se cfare thote Profesori, ka qe ne 1400 qe filloi islamizimi midis popullsise dhe jane po keta te huajt qe ti fare mire di ti kuotosh kur thone qe po nxisnin luften midis te krishtereve dhe myslymaneve per arsyet e tyre. a nuk arrin te kuptosh qe venecianet kishin interest e tyre prandaj benin ato qe benin dhe a nuk kupton qe per shqiptaret si ne ate kohe dhe sot nuk ka rendesi feja kurse per italianet e greket ishte turp komunikimi midis feve te ndryshme aq me keq mardheniet familiar qe thote profesori midis margellicit dhe parges. prandaj ishin keta qe shtine ne mendjet e shqiptareve ndasite fetare dhe I detyronin te luftonin mes vetes. kjo ishte qe na la ne pas Gjermaneve dhe Francezeve. ishte po ai gjermani qe thua ti qe e kuptoi fare mire natyren tone dhe nuk ja mbajti ti luftonte se e tha bukur qe natyra e ketyre njerzve dhe terreni ku jetojne I beri qe dhe I Madhi Kastriot ti kundervihej Mehmetit te II ( nese nuk e ke idene ishte po ky Mehemet qe pushtoi Kostandinopojen po ne te njejten kohe kur vinte te pustonte Krujen. pra eshte si te thuash Amerika / fuqia me e madhe e kohes sot pushton Parisin per nje muaj dhe vete ne e le kockat per 25 vjet rresht ta zeme ne nje Fshat malor te Zvicres.) ky mund te jete krahasimi I sotem me ate periudhe. prandaj po ta shikoni me kujdes ajo lufte e bente me nervoz dhe me te eger reagimin qe sulltanet kishin kunder nesh sepse e konsideronin nje humbje dinjiteti pamundesine e pushtimit te ketij territori te vogel nga nje fuqi qe ja kishte friken gjithe evropa.
“Po sot Shqipni pa me thuej si je sikur lisi i rrzuem perdhe ”
Do duhet te qendronin te bashkuar rreth nje feje sepse do ishte me e veshtire percarja .
Lavdi Enverit! Te ndalohen te gjitha fete ne Trojet Shqiptare ?
Sa me shume kalon koha aq me shume del ne pah madheshtia e Heroit Kombetar te shqiptareve ENVERIT!
verej tre momente te rendesishme qe zoti xhufi ka vecuar nga dokumentet veneciane, momente qe duhet ta bejne lexuesin te mendohet thelle se cfare po ndodh ne ditet e sotme.
1- xhufi e sjell te dokumentuar krahinat qe tani I prkasin greqise kane qene te banuara me shqiptare para islamizimit. pra nuk eshte se shqipetaret kane zbritur aty pas pushtimit turk.
2-gjithmone sipas dokumentave zyrtare te venecias, ndergjegjesimi per perkatesine nacionale dominonte mbi ate fetare ne maredheniet miqesore midis shqipetareve te konvertuar dhe atyre te krishtere. kjo dominon bashkesine, kjo eshte esenca, gjaku dhe gjuha e folur.
3- me nje paralele me njgarjet ne boten e sotme ku po nxiten konflikte apokaliptikeqe, politika perca dhe sundo ose perca dhe perfito eshte aplikuar jo pa sukses edhe ne trevat shqipetare te permendura ne kete shkrim ne perplasjet midis shqipetaresh me besime fetare tashme te ndryshme. kete e kane praktikuar here venecianet e here turqit dhe kuptohet me kosto shqipetare.
detyra e historianeve dhe studiusve te shkencave shoqerore, ndaj popullit te tyre dhe njerezimit ne teresi eshte te interpretojne njgarjet ne menyre qe njerezit te kuptojne thelbin e problemit qe ti shpetojne befasise se nje thike pas shpine dhe grackes se qellimshme te konfuzionit mediatik.
xhuf ja ke fut pordhes,por dhe ato po te lejn,qofsh mire??????????
z. Profesor ju mire na e paraqisni,sikurse na thoni qe keni mare te dhenat ne arkivat veneciane,greke e turke. Por ne filmin turk sulejmani i madherishem,turqit e prezantojne si grek te myslimanizuar ibrahim pashen,a thu profesor se po na e dredhin dhe turqit.
Baba me emer Gjon dhe grek i myslimanizuar sikur nuk shkon por jemi mesuar turqit bejn turk edhe edhe Sami Frasherin (Mehmet Akif) kur dihet se nga ishte jemi mesuar me te tilla pacavure qofshin keta turq apo greke u ka dale boja jemi lodhur duke i degjuar e lexuar edhe turqit nuk jane me te mire se greket ne keto drejtime i njejti pisllik
O Historian qe vetem histori nuk dukesh qe merr vesh nga pyetja qe ben. a e ke idene qe per Greket dhe turqit edhe sot e kesaj dite feja eshte baza e percaktimit te identitetit? pra qe ne Kohen e perandorise ata nuk I veconin njerezit nga etniteti komb gjuhe por baza fetare. pra e thene thjesht qe ta kuptosh dhe ti: kush ishte myslyman quhej turk dhe kush ishte orthodox quhej Grek. nuk kishte rendesi se ne fakt shumica e tyre ishin Arberore. pra dhe Ibrahim Pasha per turkun quhej Grek I turqizuar kur ne fakt ai nga ana gjuhesore etnogjeneze e kishte Arberore dhe jo Helene.
pra fjala grek lidhet me besimin fetar. ndersa Helen apo Arberor ishin percaktime etnike qe ne Kohen e perandorise osmane e humben nocionin sepse taxat per erandorine bazoheshin ne fe dhe jo etnitet. e vetmja gje qe bazohej ne etni ishte fermai I sultan Bajazitit qe te ndalonte Gjuhen shqipe me ligj si gjuhe mekatare. po dhe kjo nuk I ndaloi njerezit te vazhdonin te flisnin kete gjuhe vetem qe vonoi hapjen e shkollave dhe edukimin e shqiptareve ne gjuhen e vete.
Ju pergezoj,profesor Xhufi,per studimet tuaja,te cilat i kam ndjekur vazhdimisht.(ashtu si edhe botimet tuaja).Nxjerja ne pah e fakteve dhe ngjarjeve historike,analiza objektive e tyre,sqaron dhe pasuron historine tone,aq pak te njohur per fat te keq nga masat e gjera sidomos nga te rinjte. Por sjell nder mend sa gjera me rendesi ka ne arkivat e huaja,sidomos ne ato te Vatikanit,ne vendet fqinje,apo shtetet e medha,lidhur me historine tone,per te cilat nuk eshte bere asgje,ose shume shume pak.Me lind pyetja: pse shteti yne nuk organizon,stimulon grupe studiuesish serioze (dhe te tille ka) per te kryer pune kerkimore ne keto fush te historise? Çfare ben Akademia jone e famshme,ne keto kohra kur greket vazhdojne te kerkojne te ndertojne varreza ne token tone,ndersa mbajne te pushtuar nje territor gati sa Kosova,pas krimeve te tmershme qe kane bere atje qe pas Luftes se Pare dhe mandjej te Luftes se Dyte Boterore?Shtet i papergjegjshem? Jo vetem kaq.Mendja te shkon edhe me tej.Ju do te thoni eshte pune fondesh.Jo..jo.Vini re kronikat e nje javes,sa vidhet nga tenderat,nga abuzimet e ndryshme,sa arin shuma qe pushtetaret e çdo lloji i xhvasin vendit dhe popullit tone te varfer e te papune,çdo dite e çdo minute…Kjo eshte e tmershme..ngjethese…Te vjen keq..shume keq,qe gjerat nuk shkojne fare ne kahun e duhur,perkundrazi..Me rspekt per Ju,i dashur Profesor.
Ju pergezoj,profesor Xhufi,per studimet tuaja,te cilat i kam ndjekur vazhdimisht.(ashtu si edhe botimet tuaja).Nxjerja ne pah e fakteve dhe ngjarjeve historike,analiza objektive e tyre,sqaron dhe pasuron historine tone,aq pak te njohur per fat te keq nga masat e gjera sidomos nga te rinjte. Por sjell nder mend sa gjera me rendesi ka ne arkivat e huaja,sidomos ne ato te Vatikanit,ne vendet fqinje,apo shtetet e medha,lidhur me historine tone,per te cilat nuk eshte bere asgje,ose shume shume pak.Me lind pyetja: pse shteti yne nuk organizon,stimulon grupe studiuesish serioze (dhe te tille ka) per te kryer pune kerkimore ne keto fush te historise? Çfare ben Akademia jone e famshme,ne keto kohra kur greket vazhdojne te kerkojne te ndertojne varreza ne token tone,ndersa mbajne te pushtuar nje territor gati sa Kosova,pas krimeve te tmershme qe kane bere atje qe pas Luftes se Pare dhe mandjej te Luftes se Dyte Boterore?Shtet i papergjegjshem? Jo vetem kaq.Mendja te shkon edhe me tej.Ju do te thoni eshte pune fondesh.Jo..jo.Vini re kronikat e nje jave,sa vidhet nga tenderat,nga abuzimet e ndryshme,sa arin shuma qe pushtetaret e çdo lloji,dje dhe sot, i xhvasin vendit dhe popullit tone te varfer e te papune,çdo dite e çdo minute…Kjo eshte e tmershme..ngjethese…Te vjen keq..shume keq,qe gjerat nuk shkojne fare ne kahun e duhur,perkundrazi..Me rspekt per Ju,i dashur Profesor.
Ju pergezoj,profesor Xhufi,per studimet tuaja,te cilat i kam ndjekur vazhdimisht.(ashtu si edhe botimet tuaja).Nxjerja ne pah e fakteve dhe ngjarjeve historike,analiza objektive e tyre,sqaron dhe pasuron historine tone,aq pak te njohur per fat te keq nga masat e gjera sidomos nga te rinjte. Por sjell nder mend sa gjera me rendesi ka ne arkivat e huaja,sidomos ne ato te Vatikanit,ne vendet fqinje,apo shtetet e medha,lidhur me historine tone,per te cilat nuk eshte bere asgje,ose shume shume pak.Me lind pyetja: pse shteti yne nuk organizon,stimulon grupe studiuesish serioze (dhe te tille ka) per te kryer pune kerkimore ne keto fush te historise? Çfare ben Akademia jone e famshme,ne keto kohra kur greket vazhdojne te kerkojne te ndertojne varreza ne token tone,ndersa mbajne te pushtuar nje territor gati sa Kosova,pas krimeve te tmershme qe kane bere atje qe pas Luftes se Pare dhe mandjej te Luftes se Dyte Boterore?Shtet i papergjegjshem? Jo vetem kaq.Mendja te shkon edhe me tej.Ju do te thoni eshte pune fondesh.Jo..jo.Vini re kronikat e nje jave,sa vidhet nga tenderat,nga abuzimet e ndryshme,sa arin shuma qe pushtetaret e çdo lloji,dje dhe sot, i xhvasin vendit dhe popullit tone te varfer e te papune,çdo dite e çdo minute…Kjo eshte e tmershme..ngjethese…Te vjen keq..shume keq,qe gjerat nuk shkojne fare ne kahun e duhur,perkundrazi..Me respekt per Ju,i dashur Profesor.
o pellumb ja ke fut kot plako,, nuk e di ca interpretimi i ben ti historise se per datat dhe ngjarjet mund te kesh te drejte por te perdoresh termin shqiptar apo identitet kombetar ne vitin 1400 apo 1500 kur as nuk ekzistonte fare dhe ne ishim Arber dhe Epiriot. Ti zoti historian na thua qe u konvertua ne mysliman por a mund te me thuash se perse u konvertuan ne te tille ,, ishte ceshtje besimi apo interesash,, dhe keta shqiptar te islamizuar cfare ben ne dobi te shqiptareve te tjere te krishtere ne drejtim te taksave apo marrjes se femijeve ushtare, pasi mos harro qe nje shqiptar sot po ta besh drejtor te shtyp me kembe dhe jo me ta besh sanxhakbe,,