Kur Fan Noli pinte raki dhe thurte vargjet e famshme: Moj raki, moj bukuroshe

7 Korrik 2016, 18:28Kulturë TEMA

Fan Noli është një ndër personalitetet e rrallë që nuk futet te lista pijetarëve të famshëm shqiptarë. Ai nuk shquhej për pije. Nuk pinte pothuajse aspak, por çuditërisht kishte një afeksion të rrallë për pijen.

Noli nuk mungonte kurrë nëpër dreka dhe darka të shtruara nga miqtë dhe dashamirësit e tij.

Dhe Noli që kthente në poezi çdo fenomen,  çdo histori, nuk kishte si të mos i thurte vargje rakisë.

Çdo kujt i kujtohen vargjet “Moj raki, moj bukuroshe, po më çon qoshe më qoshe”.

Vargje që dolën nga mendja e tij, por që i trashëguan brez pas brezi pijetarët, por edhe nga njerëzit.

Është një poezi që Fan Noli ia çon mikut të tij, gazetarit Milto Sotir Gurra. Një letër të cilën nis e shkruan me një shishe raki përpara, të cilën ia kishte dhuruar pas meshës një shqiptar.

Kishte kaq kohë që donte t’i shkruante mikut të tij, dhe vetëm kur ktheu gotën e parë të rakisë, e më pas tjetrën e tjetrën, u ndje i çliruar të shkruante të gjithë ato çfarë kishte në zemër, duke mos fshehur dhe trishtimin dhe pasigurinë që ndjente në atë periudhë.

Pjesë nga letra drejtuar Milto Sotir Gurrës

Boston, Mass, 5 janar 1919

I dashur mik,

I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur përpara kohës, i thyer nga shëndeti, me luftë dje dhe me luftë nesër, me një rrezik të ri përpara posa lashë tjetrin pas, me detyrën e tmerruar të sulem e të udhëheq kur këmbët e rënduara dëshirojnë shtrirje, ndodhem në situatën e njeriut të torturuar, që përpiqet ta fshehë mjerimin e tij moral dhe fizik dhe shtrëngon dhëmbët me një fort të fundme nga frika se mos i shpëton një ulërimë e përmbytur e dëshpërimit.

Pas kësaj parafjale, tragjike, në e besofshi, melodramatike, në dyshofshi me nënqeshje, merrni vesh përse më rëndohet pena dhe përse kam heshtur. S’kam qenë mirë dhe s’ma ka kënda për asgjë.

Me gjithë që më kini kujtuar me katër letra, dhe me gjithë që s’gjeja në asnjë çip të zemrës as hijen e ndjesës për heshtjen time, prapë- e rrëfej :- do të mos ju kisha shkruar, sikur të mos më zbriste papritur një frymëzim, në formën dykupësh rakie prej rrushi, të cilat më dhanë forcën të mbaroj këtë detyrë të harruar përpara një miku të vjetër. Shishen e çmuar e kam përpara.

E vogël për fat të zi, por ka edhe disa kupa brenda, kupë që shtrojnë nervat, që kullojnë gjakun, që shërojnë të sëmurin, që ngjallin të vdekurin. Ma fali sot një besnik zemërdhembshur, pasi mbaroi mesha.

Besniku e di që unë s’pi, por ma dha për ilaç. Se i vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia.

Dhe qenka ilaç me të vërtetë.

Vetëm dy kupa dhe m’u ndreq shëndeti: dëshpërimi i lëshon vend një lumturie ëndërrore; buzëvarja ikën e ndjekur prej buzëqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’më duket aq e keqe, dhe për nesër ka Perëndia. Dhe më e mira është që me një kupë të tretë mund të ndreqen të gjitha punët.

O burrani! Nën flamurin e Shahinit trimëria më shtohet, bëhem zjarr e shpuzë! Të kam gjetur, or Milto! Më duket sikur të shoh përpara përmes mjegullës diafane, me të cilën më rrethoi fuqia magjike e ilaçit të vilajetit.

Që të kthjellohet koka dhe të më çelen sytë, rrëmbej kupën e katërt, se ashtu këshillojnë theriaklinjt tanë, të shtruar këmbëkryq, që pinë me njërën dorë dhe ia kërcasin me tjetrën! Dhe tani të humba fare! Po kudo që të jesh mos pandeh se të harrova. Të kam kujtuar këtu e ca ditë në Mançester, ku u poqëm herën e parë. Një ditë shkova ca çaste të lumtura duke kënduar legjendën “Plaku i moçëm”.

Po këtu duhet të mbaroj se m’u errën sytë dhe nisi të më dhëmbë koka.

U mor vesh që ilaçi i mjekëve tanë me kallca dhe me silah s’bëka për mua. Megjithëkëtë prapë mbaroj një punë, se ja ku të shkrova këtë letër me gjallërinë më fluturake që më dha.

Nesër do ta provoj edhe një herë kush e di, mund të bëj prapë ndonjë çudi. Gjer atëherë natën e mirë! Ju faleminderit me gjithë zemër për fjalët e mira që më shkruani dhe përkrahjen besnike që më keni dhënë. Qofshi shëndoshë!

Ju përshëndosh vëllazërisht dhe mbetem Juaji me besë, F.S. Noli/ TO

12 komente në “Kur Fan Noli pinte raki dhe thurte vargjet e famshme: Moj raki, moj bukuroshe”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    Njerzore,te kulturuar,patriote,mendjendritur etj keta ishin,jane e do te jene kristianet ortho/xe shqiptare…………nderi i Shqiperise.
    Ne te kundert,cfare te thuash per bithcpuaret sunit…………..te PESHTIRE!

    1. Sunitet sunitet por ju a zbiruan sumen e zeze greke per 500 vjet ja u a bene gjak fare badhke me ta edhe alvanoset qe nuk lane kurve e dylbere greke haremi pa e capluar akoma ka vlere vula e tyre ne sumat e juaja te zeza greke hahahahaha

      1. andromeda says:

        S’e di çdo shkruante Kadareja me një faqore raki përpara, por gjithsesi nuk do e arrinte kurrë madhështinë e Nolit që është shumë shumë njerëzor. Moli mbetet një mizantrop dhe snob i letërsisë shqipe larg realitetit të prekshëm.

    2. arbereshi says:

      HAHAHAAaaaa po ik o hebe kali di ti se cfar eshte mendja e ndritur, mblidh ndonje bajge te janulles dhe je rrehat me veten tate si hebe kali qe je

  2. lani says:

    Fan Noli ishte orthodox i kulluar me nje zemer Shqiptare dhe jo keto orthodoxet e sotem qe ja kene shitur shpirtin dhe bythen orthodoxeve te rrezikshem , Grekeve te pabese .

  3. Akilis says:

    Po ty me comentin huri me larte me ke je , me ate qe te shker……dheu fisin tend, se ne Orthodokset nuk martoheshim me sunite dhe egersira nga Mongolia.Te pakten trego pak respekt per viktimat e Turqise, ne qofte se he sperme turke dhe ben hipokritin shqipetare, bravo te qofte.

    1. Ai shkrim me lart vlen edhe per ty skerbythje lexoje mire dhe fute ne koke

    2. Per viktimat “greke” nuk me rruhet fare kur nuk ju shfarosen komplet nga faqja e dheut do te ishte madheshtore

  4. Tim Zot NOLI njw herw e ka bwrrw NWNA dhe i tillw mbeti nw historinw sa kujteswn e popullit tonw
    I pwrjetshwn kujtimi dhe vepra e Tij. Me tw e mwsimet e Tij- JETOJMW
    Falendeime Redaksisw pwr sa na afron vecanwrisht atw FOTOGRAFI ENGJELLI.
    Guri Naimit D.

  5. Albadar says:

    Alla halla. O RREZILE E KATILE , Alla halla
    — MOSshtroni udhen me HITHER E GJEMBACE, turfanda
    — MOS GUMZHINI ZINXHIRE E KAZHIKE , baterma
    —MOS LEHNI SI LARO E KABO, hosana, baraba
    ……….O TE ZGRRYER E TE ZHYER NE M………..
    ………TURP E NDOTE KUNDERMONI ……….
    XXXXXXXXXXX
    —– JA KESHTU , MBASE, DO TE SHKRUANTE NOLI, per e gjithe ata
    GJAK PSHURRUR, QE SLENE RAST PA SHFRYTZUAR, TE CILET,
    NE CDO KOMENT FUSIN FRYMEN E PERCARJES E TE URREJTIES.
    FETARE, KRAHINORE APO ETNIKE.
    —– PIKERISHT, JANE ATA 70 % ” Turkoshaket ” qe ju etiketoni ,
    TE CILETET MOREN PRIFTIN [ NOLIN ] , DHE E BENE KRYEMINISTER.
    XXXXXXXXXXX
    — Se sa fetare jane shqiptaret ,e KA THENE , MJEDA;
    …..”FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIJA”
    —E ka thene EDHE NAIMI…….” TEK QIEJT MOS U MBANI, SE ATA S’MBAHEN GJEKUNDI”………..
    — Por ju skini faj, U MBESHTET GAZETA.

    1. joel shkodra says:

      “Feja e shqiptarit asht shqiptarija” nuk e ka thene Mjeda, por Vaso Pasha. Me sa duket, o Albadar, nuk ke qene ne shkolle ne ate ore mesimi.

  6. mirel says:

    i bekuar Noli me faqoren e dashur te rakise. I bekuar dhe shqiptari qe ja ka dhene.
    Mallkuarcte gjithe idiotet qe ne vend te merren me mrekullite e rakise fillojne e bejne ham ham, jo kristian , jo ortodoks.
    Eshte fakt: NOLI nuk e nis letren ne kontec fetar. Ai nuk thote: Une Noli christiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje