Anissa Markarian rrëfen historinë e jetës: Nga njohja e prindërve, deri te paragjykimet

4 Korrik 2016, 10:45Kulturë TEMA
Anissa Markarian rrëfen historinë e jetës: Nga njohja e

Aktorja me baba armen, Anissa Markarian ka rrëfyer në profilin e saj në “Facebook” historinë e prindërve, jetën e vështirë dhe paragjykimet për prejardhjen.

Në shkrimin e saj, Markarian tregon se si prindërit e saj e lindën në moshat 64 dhe 41 vjeç.

Ajo rrëfen çastet e para të jetës, vështirësitë e fundviteve ’60 dhe peripecitë e prindërve të saj.

Rrëfimi

Kur linda unë, im atë ishte 64 vjeç e ime më 41. Isha fëmija i tyre i parë; im vëlla do të vinte në jetë 4 vjet pas meje.

Në një foto bardhë e zi të fundvitit 1961, prindërit e mi pozojnë të shtrënguar pas njëri-tjetrit në rërën e lagësht përpara hotel «Adriatik»-ut. Jam edhe unë aty… Në brendësinë e ngrohtë të sime mëje, duke shijuar (në mënyrë fiziologjikisht të pandërgjegjshme), të vetmen periudhë të jetës sime në të cilën bota më projektohej uniformisht njëngjyrëshe: e kaltër. (Ndoshta sepse isha ngjizur në Durrës, pranë detit?!)

Nuk kisha dëgjuar akoma prapa veshit pëshpëritjet keqdashëse «sa të moshuar i ka prindërit»; nuk kisha kryqëzuar ende vështrimet e çoroditur të atyre që me hamëndje më merrnin për mbesën e prindërve të mi; nuk ma kishin tejpërshkuar zemrën shigjetat e helmuara të «specialistëve» që hapnin fjalën se isha fëmijë i adoptuar. (Fekondimi artificial duhej të ishte në ato vite një ide edhe më utopike se sa zbarkimi i marsianëve tek Currilat.) Ç’ishte më e keqja, nuk shqiptoja dot as edhe një rrokje, që të mund t’u përgjigjesha: «O NJERËZ, MOS MA QANI HALLIN!»

Atë verë të vitit 1962, fakti që një burrë i shkurtër, pothuaj krejt i shogët (më i bukuri mbi dhé!) e një mesogrua (më fatlumja e botës!) ishin bërë prindër për herë të parë, duhej të ishte ndër «ngjarjet» më të përfolura në Tiranë.

– E morët vesh lajmin? Doktor Markarian u bë baba!

– Ouu?! Kam frikë se po ngatërrohesh. U bë gjysh, deshe të thuash.

– Jo, mi jo! I lindi e shoqja vajzë.

– Ashtuuu?!! Po mirë ai, se burrat nuk janë kurrë të vjetër për atë «punë», po… ajo?! Si paska mundur të mbetet shtatzënë në moshën që ka?!

– Hë, pra! Atë them dhe unë. Kushedi ç’marifet do të kenë përdorur…

– E ç’u duhej fëmija në këtë moshë?! Apo, që ta lënë jetim?

– Thua do të jetë sakllam ajo vajzë?!

– Edhe në qoftë, do ta ketë të pamundur të rritet normale.

– E shkreta gocë… S‘do mund të jetojë normalisht me prindër aq të moshuar…

Ju kishit të drejtë, përfolësa anonimë. Asgjë nuk ka qënë «normale» në jetën time.

Dhe aq më mirë!

Normalitetin e kam quajtur gjithnjë një status sa të palakmuar aq edhe të pamjaftueshëm. Të mërzitshëm, bile. Pothuaj të rrezikshëm! Sepse të mpin shqisat, të ndrydh iniciativën, të fyen krenarinë, të çvesh petkun e veçantisë, të zhyt në rëndomtësinë e pabujë, të vjedh të jashtëzakonshmen… (Ndërkohë që fati sapo më kishte dhuruar «anomalinë» e parë shkëlqimtare: dy prindër «të moshuar».)

Alergjia ime ndaj normalitetit do ta ketë marrë zanafillën që në ditët e para pas lindjes. Pa e kuptuar, pa e kërkuar. Ndërsa më shëtitnin rrugëve të Tiranës me karrocën e blerë tek «Valuta» që, nga forma dhe përmasat, i përngjante një krevati fëmijësh me rrota. (Do të vazhdoja të përfitoja nga bollëku i gjerësisë së saj edhe pas lindjes së tim vëllai; prindërit më lejonin të ulesha në këmbët e tij, me këmbët e mia të varura jashtë karrocës.)

Jo, nuk isha e prerë për një jetë «normale». Dhe aq më mirë!

Im atë nuk guxoi të më puthë në faqe gjer sa u bëra 1 vjeç, me frikën se mund të më lëndonte lëkurën foshnjore me buzët e tij të rrudhura. Vetëm më merrte erë në gushë, më përkëdhelte flokët, më puthte gishtat e duarve dhe të këmbëve. Dhe më fliste… Në armenisht. Mbrëmjeve më këndonte ninullat e fëmijërisë së tij, me të cilat kishte vënë në gjumë edhe motrat e vëllain e vogël. Më në fund, mrekullisht, fati i kishte dhënë lumturinë t‘ia këndonte bijës së vet; do t’ia këndonte edhe të birit, 4 vjet më pas.

Unë e im vëlla jemi fryt i dashurisë së një burri të pjekur e të një vajze flokëthinjur, që e kryen gjer në fund misionin e tyre mbi tokë. Pa bërë llogari me moshën, pa iu përvjedhur përgjegjësive, pa iu trembur nofkës poshtëruese «prindër-gjyshër».

Oh, si kam qarë ditën kur im atë më tërhoqi mënjanë për të më thënë, si i zënë në faj: «më mirë të mos vij në mbledhjen e prindërve, sepse s’dua të të vë në siklet përpara shoqeve e shokëve të klasës, që i kanë baballarët të rinj».

O babi im i bukur, të vunë përfund normalët?! Ç’fat, që u rrita ndryshe nga «ata»…

Në familjen time nuk përgojoheshin të tjerët, nuk thuheshin kurrë fjalë të pista (të më falin ithtarët e fjalorit «rebel»), nuk shpërdorohej koha, nuk ngrihej kurrë zëri (im atë dëgjonte më mirë kur flisnim me zë të ulët), nuk kurseheshin shprehjet: «të dua, ju dua, jeni thesari i jetës sime…» (Ngushëllimi i vetëm kur humba prindërit ka qënë pikërisht mospasja e pengut brenda vetes se nuk kisha mundur t’u thoja sa i doja.)

Në shtëpinë tonë, historia e botës rrëfehej nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë; dëgjohej çdo natë BBC-ja; mësohej respekti për tjetrin si të ishte leximi i abetares; na jepej shembulli që mund të dashuroje e të ishe i lumtur në çfarëdolloj moshe; edukoheshim me detyrën e ndershmërisë e të besnikërisë; betoheshim të mos qëndronim indiferentë ndaj padrejtësisë e dhunës, emocionoheshim pa hile.

Shpirti artist i sime mëje dhe romantizmi djaloshar i tim eti, ishin universiteti ynë i emocioneve…

«Qyqja!» – deklamonte ime më, dhjetra herë në ditë, për të na lajmëruar një emocion të ri. Kurdoherë e sidoqoftë: «qyqja!». Aq sa, po të mos e kishe përballë e t‘i shihje shprehjen e fytyrës, nuk kuptoje nëse lajmëronte harenë, apo mënxyrën. «Qyqja!» – për të thënë «uaauu!!» ose «oboboo!!». «Qyqja!» – kur sapo kishte pikasur manushaqen e parë në oborr; «qyqja!» – kur sapo kishte parë njollën e parë në tavanin që pikonte. Unë e im vëlla, me zemër të ngrirë, linim çdo gjë që kishim në dorë e vraponim t’i shkonim pranë. Gjer ditën kur vendosëm t’i kërkonim të nuanconte klithmën. Por, meqënëse ishte artiste e vërtetë, nuk e ndryshoi kurrë. Dhe me «qyqja!» i rriti edhe fëmijët e mi të cilët, në pamundësi për të drejtshqiptuar emocionin artistik, i mbanin ison me një theks të çuditshëm, armeno-francez: «kukja, nana!»

Krejt e kundërta e tim eti, që emocionet i shprehte fort, por butë. Fjalët i përzgjidhte ëmbëlsisht e intelektualisht; i pështillte me një romantizëm të dalë mode e t’i bënte dhuratë me atë zërin e ngrohtë, të sjellshëm, të gjithëditur…

– Zonjusha Mima, shihemi tek lulishtja «Skandërbeg» pas 10 minutash? – ftesa e tim eti në telefon, asaj që do të bëhej, 3 muaj më vonë, zonja Markarian.

Im atë punonte në Klinikën Qëndrore Dentare, ime më në Ministrinë e Ndërtimit. Dy nga godinat rrotull sheshit «Skënderbej», në njërin skaj e tjetrin të një vije diagonale që kalonte, pashmangshmërisht, përmes lulishtes më simbolike të Tiranës. Lulishtja me shkallinat që të zbritnin buzë një shatërvani të thjeshtë e të paqtë, rrethuar me pisha kryelarta e gjelbërim të përkujdesur.

– Ulemi në këtë stolin këtu?

– Po, shumë mirë.

– Zonjusha Mima, a pranoni të bëheni gruaja ime?

– …

– Nuk e dëgjova përgjigjen.

– …

– Ju shqetëson mosha ime e madhe?! Keni të drejtë, nuk janë pak 23 vjet diferencë…

– Jo… Diferenca e moshës nuk më shqetëson fare.

– Çfarë, atëherë?

– …

(O mam‘, fol, mos e torturo babin! – do t’i kisha thirrur, ndonëse ende e pangjizur.)

Im atë ia mori dorën e majtë në të tijat. Pështeti faqen e tij në pëllëmbën e saj, që kishte filluar të dridhej… Ia përkëdheli, ia qetësoi, ia ëmbëlsoi. Ia puthi gjatë, thellë, ndershmërisht. Pastaj, u përkul e këputi një fije bari.

– Hokis (shpirt – në armenisht), e kuptova që përgjigja nuk është «jo», sepse do të ma kishit dhënë në çast. Qenka një «po» e brishtë. Si kjo fije bari… – dhe ia lidhi fjongo rreth gishtit të katërt.

– …

– Nëqoftëse s‘ua thotë zemra, këputeni fijen e barit. S‘do të më mbetet hatri… Por, po pranuat të bëheni nusja ime, këtë fije bari do ta shndërroj në një unazë floriri, që të mos këputet kurrë!

Ditën që mësova se si ia kishte kërkuar dorën im atë sime meje, kuptova pse nuk kisha as më të voglin shans të isha «normale».

Dhe aq më mirë!!

30 komente në “Anissa Markarian rrëfen historinë e jetës: Nga njohja e prindërve, deri te paragjykimet”

    1. Adriatik says:

      Fatkeqesia e kesaj familje armene qe nga turqia perfunduan ne turkoshqiperia.

  1. gezim noni says:

    Emeri dhe mbiemri i saje mi thone te gjitha: Miresine,embelsine,brishtesine,sinqeritetin,zgjuarsine,feminilitetin,qytetarine e plot cilesi te tjera.

  2. Daja says:

    Aha, dhe ai gjysem respekti qe kisha per te si figure, humbi me kete lloj shkrimi patetik. C’ju duhet more njerez qe hapni goje? Kaq shume ju pelqen vetja? Paragjykime thote se me lindi babi 64 vjec? Po une kam nje gjerman ketu qe mori grua me femije ne 70 vjec e lagjia i thote gjyshi. Keto jane qesharake! Paska degjuar cdo nate BBC-ne pale? Pikerisht keta njerez te preferuar te sistemit, qe e paten mire si ne ate, si ne kete kohe, kur vijne ne moshe te thyer flasin per “paragjykime e veshtiresi”. Po ikni more pirdhuni, se fajin e ka ky popull i bute qe ju mbajti ne mes ju. Ti zonjushe je gjithmone e hapur ta lesh kete vend Europian te Zotit, dhe te shkoj ne Armeni, aty ne Lindje te Mesme ku te qan zemra. E ta shihje se si do therrisnin babait tend 64 vjecar ato rracat levantine geni i te cilet te therriska.

    1. leka says:

      Daja je thjesht,nje krijese BASTARDE!

    2. suzana says:

      ju daja, qe svini as emrin jeni personi me injorant ne bote. ju, ose nuk e ke njohur kohen e kur eshte rritura anisa oes une dhe githe brezi jone i viteve 60/70/80. injoranza ska bri. ju eshte dhene mundesia te shkruash dhe vjell vrrer ne vend te luleve dhe mjaltit.
      e verteta e shprehur nga nje person si anisa me kulturen embelsin dhe menyren e saj ju jep bezdi.
      athere hukni ju nga shqiperia injorant sepse ndryshe vendy yn nuk nrdyshon

  3. Aleksander says:

    Gjithmone e adhurueshme Anisa Markarian !-Akoma me shume kur tregon keto detaje te jetes .

  4. Prishtine says:

    Anisa e don Shqiperine shume, dhe vuan se don qe dhe Shqiperia te jete e saj dhe ta doje Anisen me te njejtin pasion!
    Anise,fali Shqiptaret e tu, kane vuajtur shume, sa dhe armenet,e ne mos me shume!

  5. Moza says:

    Shume e bukur!Te jep energji pozitive.Nuk di ku behet Anisa ,por ajo i ka lene gjurmet e pashlyeshme ne kinematografine shqiptare.Artiste e vertete

  6. Argo says:

    Nje rrefim shume i bukur dhe mbi te gjitha i cilter nga Anisa Markarian. Nuk e dija se ishte armene,dhe e pergezoj per patriotizmin e saj dhe familjes se saj.Kjo nuk do te thote se ajo dhe ata nuk e duan Shqiperine ku jetuan apo linden dhe u rriten.Por atdheu i tyre eshte Armenia e shumediskriminuar qofte nga turqit, qofte nga ruset. Sa kenaqem kur degjoj njerez qe e duan atdheun e tyre shume dhe qe jane mirenjohes per bendin ku u rriten, Te lumte Anisa qe perpos historise tende teper te vecante familjare,keni kontribuuar edhe ne kinematografine shqiptare, madje me role dhe figura teper te ndjera, pavaresisht nga koha e diktatures se atehershme.

  7. ardi mamurrzaku says:

    Eshte IDHULLI IM!!!
    Me Anisen nje pjese e kolegeve te saj(mes tyre dhe miq)jane sjellur ne menyre arrogante kundrejt saj.
    Ajo eshte nje artiste krijuese e shkelqyer,dhe e dashur per miliona shqiptare.

  8. Frank says:

    Ah moj e shkrete ,Pse nuk thua vuajtjet e tyt eti ne ferrin sunnit te islamokomunisteve.Ke dal e zgjuar nga gjaku i babait tend kristian dhe ke zemergjeresi,Shko sot ne rep e plehrave sunnite te degjosh britma arabe dhe pordhe sunnite.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nuk e kam kuptuar asnjehere deshiren e shume njerezve per te nxjerre ne vitrine hollesi intime te familjes se tyre. Keto gjera e humbasin sharmin sapo behen mall publik. Gjithesesi meqe kesaj zonjes i ka pelqyer t’i nxjerre ne vitrine keto gjera, pastaj duhet te pranoje edhe qe do te zbardhen nga Dielli.

  10. jose mourinjo fc chelsi says:

    “special one”,
    .

  11. pas says:

    E vërtetë, deri në çdo detaj e në çdo presje. E vërtetë dhe e bukur: njerëzit e ndershëm mbeten përherë e kudo të ndershëm, deri në detajet familjare; shpirti fisnik rrezaton fisnikëri përherë e kudo. Por hall i madh ky i Dajave që çuditen se në kohën e Partisë së Punës kishte njerëz që dëgjonin BBC-në. A kanë jetuar vërtet në Shqipëri këta Daja? Nëse po, duhet t’i takojnë racës së gardianëve .

  12. Baxhanaku says:

    Anisa studente e shkelqyer ne fakultetin e mjekesise,me te gjitha cilesite e mira si njeri.Ka pas pedagog te fispatologjise nje malok-ky i martuar,me 2 femije,qe filloi ti “binte” pas sa kudo po perflitej per nje “dashuri e marre” nga ana e profesorit,deri sa ne shtepi plasi sherri me gruan e familjen deri ne ndarje,nga Lirija.Anisa studente ,shume korrekte pa e lenduar ju largohej ,zaptimeve te ketij maloku ambicioz te semure.Ky ka qene Sali Berisha ne ato vite. Semundja e tij per zaptim vazhdon ende….

  13. Bato Mokra says:

    A ka mundesi qe kjo gazete e te gjithe te tjerat, te japin here pas here ekstraktin e edukates se familjes armene Markajan, se si te sillen me njeri-tjetrin, pasi ne gojen e saj, mjaft nga lexuesve do t’u duken si relekte, romantizma, borgjezira e kesisoj marrezirash. Shume impresionuese ketu e ne te gjitha rolet e luajtura prej saj, qe edhe me kete nenshtrese qe e lexuam tani, na kane edukuar e emocionuar ne filmat e tyre. Sh. te flm dhe a presto! Shqiperia ka nevoje emergjente per kete miresjellje e qytetari bio (jo te bleme) por te leme!

  14. JKB says:

    Shkruar me shume ndjenje dhe shume bukur. Te lumte e faleminderit!

  15. aqif tahipi says:

    Or zogj gamori ,edukaten nuk e sillte as rraca ,as feja ,as niveli arsimor ne ate periudhe por e sillte imponimi i edukates qytetare nga ENVER HOXHA . Sot qe jane me te pasur njerezit ,sot qe te cajne veshet pellitjet e hoxheve dhe prifterinjve ,sot qe njerezit kane bredhur boten ka nje degradim total te shpirtit ,marredhenieve familjare ,shoqerore . Ka nje emer dhe ky eshte kapitalizem. Eshte ligji i xhungles dhe istikteve primordiale. Ju shkerdhefsha robt me gjithe kapitalizmin e pjerdhur.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Qifo ti e ke mire, kapitalizmi eshte i pjerdhur po i vjen era e mire, komunizmit te Hoxhes i vinte era mut e djerse se eedhe sapunin e kishim me tallon, apo e harrove?

      1. toni says:

        Pizge njeri, kake tjetri. Sot po lyhemi hugo boss por kaptinen e kemi bosh!

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Kush do te mesoje or toni meson, kujt i pelqen ta kete koken bosh se i vjen me e lehte le te lyhet me hugo boss, po desh edhe by.then. Kapitalizmi nuk te pengon te mesosh dhe nuk i jep te hane edhe dembeleve edhe te gjithe lanxho banxhove qe kane qejf ta quajne vehten popull.

  16. LORA says:

    Nje pergjigje klasi ndaj “normaleve” te batakut te inferioreve.
    E kam ndjere ,ne filmat e saj,inteligjencen dhe “anormalitetin” e saj stoik per te qene e drejtperdrejte.Ajo n’a tregon ketu qe e ka gjenetik,qytetarine me rrezellitese nder njerez te mire.
    Ja tek n’a vjen prape Anisa e mire,ne nje foto ku duket se eshte tifoze e Kombetares sone, me tere pasionin “anormal” te pandryshuar,bile edhe me e bukur se c’ka qene,,,,duke ndare me ne nje rrefenje qe percjell vetem edukim.
    Te uroj vetem te mira Anisa Markarian;sepse per mua mbetesh modeli I bukurise se pozitivitetit.

  17. A says:

    Te na shpjegoje a i ka shkuar mbrapa studentes se tij ANISA MARKARIAN, pedagogu pervers dhe shpellar SALI RAM SHEQERE BERISHA dhe bashkeshortja e tij LIRIE BERISHA (RAMA) ka bere sherre te medha ne shtepi nga xhelozia e saj??!! Keto gjera dihen dhe nuk mohohen.

  18. Berlin says:

    Me nje fjale dhe kjo dale nga dale po na del e perndjekur nga Dulla & Co. …..bukshkalet markajan qe dulla i mbajti ne pellembe te dores !
    Gene hesapi !

  19. Agron says:

    Vellai i Anises aktore e shkelqyer ka qenë mesues ne shkollen e vendlindjes time Fan Mirdite . Pershendetje sa malet afrojne te mira . Prejardhja la gjurme tek prindi , Juve keni pasur fatin dhe zgjuarsine familiare per ate kohe ,dhe komuniteti shqipetar i Armenise shembull i bukur i nje jete ne ecje. Pershendetje nga Italia

  20. Peliceli says:

    Me duket se markajani ka mbetur peng e kohes se shkuar anisa kufijte jane hapur qe ne 90 nuk mburemi me per baballaret dhe mamate e jashtme ,besoj se ke qene e privilegjuar se ketej nga perendon dielli nuk te marrin as per te mbajtur kabllin jo te luash filma,aktoret duhet te merrnin mitralieten per te mbrojtur ate sistem se tallnin …… Gjithe diten

  21. Shpreesa says:

    Gjithnje ke rrezatuar miresi.Te uroj gjithe te mirat.

  22. Opinioni says:

    Fatkeqsisht edhe nje here tjeter hipokrizi nga njerez te artit…Mesuam per babain e saj armenas qe vuajti aq shume ,mesuam kur studioj, cfare zanati kishte sa vjec ishte kur u martua kur i vdiq gruaja e pare ( biles pame dhe shume foto te saj) emrin mbiemrin ku lindi me ca merej etj etj por per gruan shqiptare e cila rastesisht eshte dhe mamaja e kesaj aktore as nje fjale..!! Pse keshtu zonja Markarjan mos te vjen turp qe eshte shqiptare!!!! Dhe te gjitha keto ja drejtoni audiences shqiptare… Thoni gjithashtu diku tjeter qe do i edukoni me kulturen dhe traditat armenase por cuditerisht nuk jetoni ne Armeni por ne France…Cfare cudie nje person gjys shqiptar gjys armenas me shtetesi franceze qe ska jetuar as nje dite ne Armeni por eshte lindur rritur dhe vlersuar si shum pak njerez vetem ne shqiperi flet me kaq zjarr per Armenine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. F
    Fieraku

    Zgjuarsia ,inteligjenca dhe formimi tipik armeno hebre me egoizmin për tu dalluar nga te tjeret e ka deformuar pakë aktoren, për tu dukur mbi të tjeret rrotull saj gjatë formimit.kjo dhe nga edukata e injektuar e prindit baba të pjekur të saj.ajo eshte e zgjuar por jo e mënçur , që të njohë realitetin e asaj kohe kur askush nuk të fliste për origjinën e prindet.por shteti shqiptar i respektonte pakicat me rreptësi. ndaj përfituan më shumë se shqiptaret dhe kjo eshte shqiptaria që respekton të huajin.nëna a saj ishte familje e lartë me kulture që anisa duhet ta lartesojë.bile dhe kulturen e aktrimit nga ata e ka.anisa të ketë më shumë respekt për shqiptaret e shqipërinë mëmëdheun e saj..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje