Andi Bushati: Nuk është turp të jesh antiamerikan

11 Korrik 2016, 16:18Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Vizita katërorëshe e zv/sekretares së shtetit Nuland në Tiranë, është një provë ekstreme se reforma në drejtësi është një draft, një produkt dhe një vullnet amerikan. Ajo dëshmon edhe njëherë atë që tashmë të gjithë e dinë. Ajo tregon se SHBA, e mbështetur edhe nga BE, po kërkon një rrugëdalje për një proces me anë të të cilit të filtrojë dhe kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, që pastaj, në një fazë të dytë, me anë të tyre të ndëshkojë “të paprekshmit” e këtij vendi.

Por, pas shumë stërhollimesh, debatesh shterpë dhe kulisash, që nuk fshehin dot qëllimin, palët tashmë janë afishuar pro dhe kundër këtij qëndrimi.

Nga njëra anë janë socialistët e Ramës që do të ndiheshin më mirë nëse kjo reformë nuk do të bëhej, për shkak të korrupsionit të tyre galopant dhe implikimit me krimin gjatë këtyre tre viteve. Por, për shkak të komplekseve nga trashëgimia e tyre dhe me shpresën se kjo reformë do të dështojë për shkak të kundërshtarëve, ata kanë vendosur të sillen si pro amerikanë: t’i thonë po me sy mbyllur çdo propozimi që vjen nga selia e rrugës së Elbasanit.

Nga ana tjetër është qëndrimi i PD dhe deri diku ai i LSI. Gjithnjë, ose nga selitë e këtyre partive ose nga mbështetësit e tyre publikë, është krijuar ideja se kjo është një reformë, që po pritet si një kostum i qepur enkas për trupin e Ramës. Se kjo është një manovër që ai të kapë drejtësinë me duart e të huajve.

Në fakt ky alarm nënkupton një tjetër frikë.

Shpreh makthin që Berisha dhe ish qeveritarët e tij kanë nga të huajt dhe roli i tyre në proces.

Kjo fobi shprehet qartasi tek këmbëngulja e PD-së (dhe tek thirrja e LSI-së për konsensus me PD) që në komisionet e kontrollit dhe përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve, të ridimensionohet roli i ndërkombëtarëve. Që ata të mos jenë më vendimmarrës, por thjeshtë vëzhgues dhe monitories.

Pikërisht më këtë kërkesë, që Basha ia përsëriti edhe Victoria Nuland, mori kuptim edhe fitoi koherencë, një qëndrim i kakohshëm i opozitës i cili e bëri atë shpesh të dukej kontradiktore dhe penguese në rrugën e reformës.

PD-ja edhe me mbështetjen e LSI do një rol më të vogël dhe më pak protagonist të ndërkombëtarëve në organizmat që po ngrihen për ndëshkimin e politikanëve të lartë.

Duke thënë këtë, duket sikur sapo ke treguar me gisht një sakrilegj. Duket sikur ke etiketuar opozitën dhe aleatët e saj si antiamerikanë dhe antiperëndimorë.

Por në fakt nuk është kështu.

Pavarësisht nga arsyet se përse nuk e do modelin që propozojnë amerikanët, opozita teorikisht mund të ketë të drejtë.

Në këto 25 vjet, përfaqësuesit e Uashingtonit nuk kanë qenë gjithmonë në “anën e mirë” të historisë sonë të këtij çerek shekulli.

A nuk kanë mbështetur ata pushtetin e pakufishëm të Berishës në fillim të viteve ’90? A nuk ka shkelur Kris Hilli një sy, për burgosjen e liderit të parë të opozitës Nano në 1993? A nuk kanë heshtur amerikanët shumë gjatë për këtë proces të pastër politik?

Dhe a nuk e kanë mbështetur ata më pas “antiamerikanin” Nano që shërbeu si një lolo i administratës Bush për luftën e padrejtë në Irak?

Po le të shojmë më tej?

A nuk u bë ambasadori i ndjerë Limpreht, një partizan i flakët i qeverisë së korruptuar Meta në vitet 1999- 2001? A nuk heshtën diplomatët amerikanë për vjedhjet spektakolare që iu bënë opozitës në zgjedhje gjatë kësaj periudhe?

E në fund a nuk e shpallën ata Berishën “Burrë shteti” fiks pas katër të vrarëve në boulevard?

Mjafton pra kjo histori e shkurtër për të kuptuar se jo gjithmonë ajo që thonë emisarët e Uashingtonit është e drejtë. Dhe ne shqiptarët duhet të kemi guximin ta themi këtë sa herë mendojmë ndryshe nga ata.

Në fakt, megjithëse vetë besoj se rasti i reformës në drejtësi, nuk mund të shtohet në listën e mësipërme, megjithëse kam bindjen se sado demagogjike, e paplotë dhe pjellë kalkulimesh të jetë kjo reformë, ajo do të përbëjë sërish një hap parpara, pra megjithëse jam një nga ata që besojnë se është “më mirë me të, sesa me asgjë”, përsëri nuk e akuzoj dot PD dhe dhe LSI për antiamerikanizëm.

Vërtet ato janë kundër SHBA-së në këtë poroces. Vërtet ato po bëjnë gjithçka që të sabotojnë punën e ambasadorit Lu. Vërtet ato po i fusin shkopinj nën rrota punës së çdo emisari perëndimor.

Por, ato janë në të drejtën e tyre, sepse të jesh kundër një projekti të amerikanëve nuk të bën detyrimisht “fajtor”.

I vetmi faj që po bëjnë Basha dhe Meta është mungesa e sinqeritetit në këtë proces. Është fakti se ata po sillen edhe sikur janë pro Lu dhe Nuland dhe po punojnë kundër mesazheve të tyre. Ata po bëjnë sikur e duan reformën e servirur nga Amerika, por vetëm me një kush të vogël: që ajo të mos zbatohet nga amerikanët. (Lapsi.al)

46 komente në “Andi Bushati: Nuk është turp të jesh antiamerikan”

  1. Qerimi says:

    Andi ne keto i dime te gjitha. Te jeshe antiamerikan nuk eshte turpe por dhe krenari nuk eshte!

    1. Toni says:

      Po more Andi edhe Enveri s’kishte turp te thoshte qe ‘do t’ja u varim zorret ne dyrek’ po na sulmuat dhe ndertoj qindra mijra bunkere. Nuk eshte turp fare te jesh anti-amerikan si serbet (Milloshevici) dhe te hash bomba ne koke nga NATO! Eshte e njeta linje sllave e te qenit anti-maerikan. Madje eshte ne mode ne Rusi. Edhe nje aleat qe kemi dhe na erdhi ne ndihme ne dite te veshtira duhet tani te behemi anti-maerikane si Berisha. Po besa – vazhdo me enveristat dhe sllavistat Andi.

    2. Nikola says:

      Po c’fare eshte turp re Andi

  2. Nardi says:

    Prap ky merhumi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!O my god what a stupid men is this………………

    1. Dyrrahu says:

      Natyrisht qe per njeriun e paguar nga muxhahedinet nuk eshte turp te jete antiamerikan.
      Bushati eshte nje njeri i skandaleve mediatike, ky nuk din te jete serioz, njerezor, real, konstruktiv.
      Vetem per te bere lajme falso jeton ky njeri.
      Ky dhe disa te tjere vetem duan te jene ne qender te opinionit shqiptar e me gjere, s’ka gje qe me desrtuktivitet paraqiten.
      Edhe me rolin negativ Bushati deshiron ta permbush qellimin.
      Te jeshe Andi Bushati eshte turp, nese sipas tij nuk eshte turp te jesh antiamerikan.

    2. Fuck the Blockmen says:

      Ky me çon mallin e Hysniut, ishte nder me idiotet dhe injorantet, por merrte ca poza prej profesori. As per bari dhishe ne Terbaç nuk ben ky loqja.

  3. Dulla says:

    Amerika mendonte se shqiptarët janë të zotë për zgjidhur problemet e tyre, por po i del që as brekët nuk veshim dot. Përpara se t’jua heqin fare fqinjët po ja u vesh dhe lidhur mirë me një rrip “Made in USA”.

  4. Patrioti says:

    Per ty si nip i Vito dhe Hysni Kapos jo,por per pjesen tjeter,95% te shqiptarve PO.

  5. sala says:

    nuk eshte turp te jesh antiamerikan thot Andi..doemos ja ka mesuar i ati

  6. shvejk says:

    Anti Amerikan nuk eshte turp ,por anti Shqiptar eshte turp dhe krim.

  7. tema says:

    Fakt esht qe REFORMA ESHTE TEPER E DOMOSDOSHME NE KETE SHTET RRUMPALLE .
    SHUME MIRE BEJNE AMERIKANET QE DUAN TE NA DREJTOJNE , PASI NA NJOHEN CFARE POLITIKANESH HAJDUT KEMI . DHE NJE POPULL INJORANT ,IDIOT .

  8. Andi says:

    Kush eshtw antiamerikan eshte kriminel.Sepse amerika kurre nuk i ka dashur te keqen Shqiptareve.Ja qe dole ti dhe berisha i udb qe do thyeni tabu….jeni per burg…

  9. Bayoneta says:

    Turp nuk eshte.Turp eshte kur gjyshi yt vret gjysmen e vlores apo te jugut,si komisar i Shpikjes Cifute te Karl Marxit qe quhet Komunizem,Turp eshte te vjedhesh kombin tend,Turp eshte ta tallesh ate te rritesh ne Bllok me gjithe te mirat dhe tu thuash shqiptareve te hane bar.Si bente familja jote.Turp eshte te bredhesh Parisit ne vitet 70-80 me nje gjysh vrases neper Spitale dhe te vjedhesh parate e kombit per te paguar shpenzimet.Turp eshte sot qe del e flet ti qelbesire,pse mos te te fusnin nje plumb ne koke per ato qe ka bere familja jote,ashtu si ja u benit juve.Flet ti per turp o qelbesire e qelbur bolshevike qe qelbesh era coban.Ne vende te tjera ti do ishe me tre metra bar mbi vete por gjete ketu dhe ben.Klani i qelbur KAPO-BUSHATI jane sherbetore te UDBse.

  10. Sony-Lg-Samsung says:

    Po ci ke keto tituj idiote a derezi, sikur je Cim Peka e jo sikur je cun nga familje e ngritur e sternip I nje nenshtetasi te vjeter amerikan (Dr. Kondi-Harvard Graduate)
    Ne kete ceshtje Amerika ka te drejte dhe pike
    Ju si gazetare duhet te diskreditoni cdo dite ligesine dhe mbrapshtesine e politikes se PD-se
    Mos shkruaj me “dorashka”
    Luli tashme eshte kart e djegur

  11. vjola says:

    Andi eshte normale qe ne fund te c”do situate pasi je keshilluar me partner ,miq.shoke te vendosesh vete .por kur ke dy pare mend thote populli ,Populli eshte shume hapa para politikes por duket i fjetur se nuk ka sindikata nuk ka shoqeri civile.Dhe e fundit duhet te jesh shume i zoti, te mos jesh hajdut te mos jesh tradhetare i vendit tend etj……Kur je i zhytyr ne llum do ta lozesh vallen sic te thone se ju bejne qe ti villni te gjitha o te pa fryre to shushunja t e ketij vendi.Pse nuk ngrihet vete populli nepermjet rrjeteve sociale dt 21 Korrik me parrullen ” ne burg sala dhe luli ” ta mbeshtesin Nd/kombetaret,Jo tu thone burra shteti dhe yll ne ngjitje ku vrasin , kur vjedhin.

  12. petrit says:

    Edhe gjyshi yt Antiamerikan ishte ,

  13. Shqiptar says:

    Po.Shume e vertete.Nuk eshte turp te jesh anti-Amerikan..Turp eshte te jesh Sofist dhe te ushqesh kalamajte me leke Sofizmash si Andi Bushati.

  14. Lennard says:

    E ke ndertuar gabim artikullin.Ne rradhe te pare duhet te analizosh gjendjen aktuale te drejtesise , qe eshte ne pronesi te Oborrit te Sales , sikurse dikur , qe ishte i komitetit Qendror , ku rol kryesor kishte Gjyshi Yt..Eshte e vertete qe Amerika ka mbajtur dhe qendrime te diskutueshme , bile dhe ndonjehere te gabuara, Po kjo ka ardhur se eshte genjyer nga klasa politike shqiptare.Tashti me duket se e kane kuptuar. ,dhe duan te luajne rol kyc qe kjo pune te mbyllet njehere e mire, ne favor te shumices shqiptare ,ne favor te popullit. Pra nuk shkon ketu antiamerikanizmi, ajo eshte vetem ne mendjen tuaj te kapur nga ideologjia e vjeter puniste.

  15. FATE says:

    Andi
    ti e ke te trasheguar nga para ardhesit e tu anti amerikanizmin. PO ANDI, ESHTE TURP TE JESH ANTI AMERIKAN. BILE ESHTE TRADHETI NDAJE ATDHEUT PO TE FLITEJ NE GJUHEN E TE PAREVE TE TU. SHQIPERIA EKZISTON VETEM NGA MIQESIA ME AMERIKEN. E MBAN MEND ANDI SE KUR DREJTONIN TE PARET E TU ANTI AMERIKANE NGELEM PA BUKE DHE PA BREKE SI SHUKRIU I GJITHE POPULLI?
    FSHIJE ATE GENIN ANTISHQIPTAR ANDI DHE SHKRUAJ E SHERBEJE SHQIPERISE QE TI KTHENI ATE BORXH QE E SHKATTERRUAT. VETEM ME AMERIKEN DO EKZISTOJE SHQIPERIA, KETE SHKRUAJ ANDI DHE JO PERRALLAT QE TE KANE MESUAR TE PARET E TU.

  16. sulo Permeti says:

    Ne dhe nje cope kombetare te futbollit,nuk e drejtojme dot ,erdhi nje Gianni De Biazi ,dhe ja ndriti faqen futbollit shqiptar…aq me teper eshte e domosdoshme kjo gje ne politikat e shtetit.

  17. albatros says:

    E ke nga vetja, apo amanet nga gjyshi?

  18. sit back and relaks says:

    O Bushato, pikerisht per arsyet qe ke renditur ne fillim te artikullit amerika dhe europa po bejne ate qe ke permendur ne fund te artikullit. Per sa kohe keto 25 vjet perendimi ua la ne dore politikaneve morracakeve brekegrisur bythepalare shqiptare ndertimin e shtetit demokratik dhe ndertimin e drejtesise ky vend, ky popull e kjo rini nuk pane nje dite te bardhe apo nje drite shprese ne fund te tunelit. Jo vetem drejtesine, por edhe ekzekutivin dhe parlamentin ta marrin ne dore te huajt se ky po popull kete meriton. Ne jemi ajo rraca me bisht (ne menyre figurative e kane pasur shpresoj) qe nuk di te beje shtet, te mbaje shtet apo te respektoje shtet. Me permend nje vend te europes lindore, ballkanit, apo fqinjeve tane si maqedonia apo mali i zi ku perendimi ka nderhyre kaq hapur per te reformuar e ndertuar nje drejtesi te drejte, nuk ka asnje vend te tille. Shqiptaret jane popull dele qe ju duhet nje bari i huaj, se bariut shqiptar ia kane pire lengun.

  19. tregtari nga brrari says:

    pordhi dhe demokracija
    s qenka gjo!
    dikur na e lavdrun si parajsa mbi dhe.
    tash dul nji kurv e pafe!
    amerika don me luftu krimin me kriminela.
    se s ka mo t nershem n shqipni.
    se te nershmit u shajten si t kuq.
    tash jan bo t gjith blu. katran me boj. kriminela. se t kuqt ishin trapa te nershem. dhe demokracija nuk I don te nershmit se ata atakojn demokracin e cila esht kurv.
    por demokracija don nje kurvllik me rregulla.
    a njofin rreglla shqiptart a?
    jo mo jo.

  20. tregtari nga brrari says:

    pordhi dhe demokracija
    s qenka gjo!
    dikur na e lavdrun si parajsa mbi dhe.
    tash dul nji kurv e pafe!
    amerika don me luftu krimin me kriminela.
    se s ka mo t nershem n shqipni.
    se te nershmit u shajten si t kuq.
    tash jan bo t gjith blu. katran me boj. kriminela. se t kuqt ishin trapa te nershem. dhe demokracija nuk I don te nershmit se ata atakojn demokracin e cila esht kurv.
    por demokracija don nje kurvllik me rregulla.
    a njofin rreglla shqiptart a?
    jo mo jo.

  21. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te jesh antiamerikan,ne 2016 ne Shqiperi,tregon se je berishjan.
    Ideollogjia berishjane eshte ne themel te papajtushmerise,me te gjithe ata,qe jane kundershtare me te,si dhe miqesisht me cdo ekstrem politik,qe e mbeshtet ate.
    Ne cdo kohe,politika amerikane dhe ajo BE,kane mbeshtetur dhe perkrahur ne publik,forcat politike ne pushtet,por asnjere nuk ka gabuar ne analizat e saj profesionale,jo publike,per te nenvizuar gabimet.
    Bushati nepermjet artikullit,kerkon te mbaj ndezur “antiamerkanizmin” tek nje force politike,qe e ka patur si yll polar,rrugen amerikane,drej Europes.
    Pune madhe(bythe e plasur) se nje artikullshkrues me mbiemer Bushati,eshte antiamerikan !
    Forca e pare politike,e mbeshtetur nga SHBA-ja,sot eshte antiamerikane,per shkak te reformes ne drejtesi,eshte tregues I nje regresi te frikshem !
    Amerikanet po kerkojne te korigjojn gabimet e tyre historike,ku perballe kane,ate force politike,qe e kane mbeshtetur dhe perkedhelur,por qe nuk do e perkdhelin perjetesisht.

  22. Kultura says:

    Turp, nuk eshte shoku komunist i fshehur e i bastarduar qe pajtohesh me bindjed e te djathteve. Te jesh shqiptar antiamerikan sot eshte dicka me teper se turp, eshte shume e rrezikshme per Shqiptarine. Eshte njesoj si te jesh kundra vetes. Por ti je nga ata pinjolle qe pas 90s jane zhytur ne krize identiteti te thelle e flet percart.

  23. logjika says:

    Ne kete rast dhe spjegimin qe ben Andi ka te drejte. Po te shikosh ngjarjet , Amerika ka shume faje per gjendjen tone deri tani , por eshte edhe nje gje: ku pjerdh Amerika per ne, ajo ben pune te kete ne rregull interesat e saj, pastaj jemi apo s’jemi gjalle ne, kjo eshte pune tjeter. Ketu s’ka as per komuniste e as per balliste; Kjo eshte politika Amerikane, qe eshte e stamposur ne kushtetuten e saj kushdo te jete president apo parlament. ja, une s’jam antiamerikan, por kur kujtoj ato qe permend Andi me larte apo qe nga embargo e okb-se per naften e deri tek 21 janari qendrimin e Amerikes, kjo me ben qe te mos u besoj kurre. Kur shkon ne gjyq, do fakte te mbrohesh dhe ka fakte me te medha se keto qe te mbrosh antiamerikizmin? Jo . Qepe e mos u ndiej, ose ben lojen qe duhet bere sot ne kete kohe qe jemi.

  24. pallerobi says:

    Amerika ju ka vjedhur popull braindrain dhe ka qene me pune dhe pa pune.Pse u lejua llotaria amerikane?Mos qani kur tradhtoni.Mbajeni tani ate vend me 2 milion.

  25. Besnik Gazepi says:

    Te isjhte gjalle gjyshi (Hysua) di ishte tejete krenar me ty

  26. Besnik gazepi says:

    Te ishte gjalle gjyshi (Hysua) ,shefi i organeve te diktatures ne kohen e Merhumit , do ishte krenar per ty. Bravo

  27. enter"" says:

    Amerika eshte fajtori kryesor I gjendjes ne te cilen ndodhet vendi jone.
    Kjo eshte e vertet aq sa edhe dielli lind cdo dite

  28. Ray says:

    Un mendoj qe esht turp i madh te mbeshtetesh frymen antiamerikane. Sa do e shemtuar te jet “American foreign policy” qendrimi per shoqerine shqipetare nuk sjell vec gjera pozitive. Kta qe dalin me teorite e tyre filozofike qe e keqja do vij me vone gabohen rend. Turp i madh per ju analistet qe tymosni mbi integritetin dhe ndershmerine e shqiptareve. Ndoshta duhet ajo dora e fort amerikane tju nxjerri ne pah njiher e mire…..

  29. kolonizimi says:

    Ahhhh. Cte gjeti more andi cte gjeti. Ti shkruan llogjike per budallenjte. Nje apo dy te kuptuan. Te tjeret servila qe nga fryn era kthejne gunen.
    E mjera shqiperi. Pas 25 vjeteve nuk duketbme shqiperi dhe shqiptaret jane shperfytyruar. Gjithe bota u habit kur pane pak civilizim te treguar nga rraca me bisht.
    Po pas 25 vjeteve te aedheshme????
    Zoti e di se cgjuhe do fletet ne kete vend tashme kolononi me zulu.

  30. nuk ka tym pa zjarr says:

    Kur gjithe popujt e ballkanit kishin 100 vjet qe gezonin pavaresine, shqiptaret therrosnin dume baben dhe ishin pashallare e gjeneral qe i sherbenin turkut.
    Shikoni ndonje ndryshim sot????
    He mo andi po ti???
    I lexon keto blozat qe hedhin bloze mbi gjyshin tend te ndershem qe ste la pese leka per kete dite te veshtire si keta femijet e saliut, edvinit, nanos e supermbeses qe jane sistemuar me breza. Kurse ti duhet te punosh per buken e gojes. Po mos u merzit. Zoti ka dhe per ty.

  31. en says:

    pse me duket qe ky spurdhjak ky kopil ku mustardhe e prishur sikur ha buken time,mero baze mlidh mendjen do te mallkoj po i dhe te drejte te shkruaje ne gazeten tende,dhe mallkimi im te ze….

  32. Don says:

    turp eshte te jesh loqe si puna jote o bushat

  33. alphade says:

    Antiamerikan ne ditet e sotme eshte baraz Berisha-Basha e Co.

  34. oltion says:

    shko mor moster. popull bukeshkale. pro turq kur na kan pushtuar per 500 vjet dhe na kane nderruar fene. popull pa taban dhe pa morale….

    gazetare ordinere…..

  35. PROAMERIKAN says:

    Shume analize e ceket, dicka qe e dine te gjithe. Ajo çka me jep shprese eshte frika qe kane te gjithe ata qe na kane shkaterruar te ardhmen keto 25 vjet. Prandaj kjo reforme eshte shpresa jone e fundit dhe une sot me shume se kurre jam PROAMERIKAN

  36. Akilis says:

    Do na shpjegoni se cdo te thote Albania apo shqipetare, se Amerikane e dime flasin aglisht, pushtuan ameriken anglezet dhe vrane vendasit, kane 150 kombesi.
    Dhe cdo vit shtohet me lloto.

  37. Kola says:

    Po o Bushat zagari. Te jesh antiamerikan nuk eshte turp, por te jesh zagar si zoteria jote eshte turp mbi turpe, sepse Shqupi ka hequr edhe breket para amerikaneve, apo e harrove Podesten dhe marifetet e pafundme te SHQUP -it. Pak a shume me ngjan me krekosjen e putanes pasi e ka ngrene ne te gjitha vvrimat qe ka ne trup e pastaj…gjen ca legene si puna jote per te rrefyer krenarine. Pftu…rrace muti, lepires te qelbur.

  38. Andi Bush says:

    Andi, puna jote se te pelqejne akoma bebelinot qe u munguan femijeve shqiptare por jo ty!
    Turp eshte qe kategoria jote analizon akoma pa pike ndjesie faji çka po ndodh ne kete vend!

  39. TJ says:

    Nuk eshte turp te jesh shqiptar! Eshte turp te jesh Bushat,Fatos, Zheji, Frok Cupi, Shkullak! Sigurisht eshte turp te jesh antiamerikan! Sigurisht eshte turp te jesh Berishian! Shikoni servilet Luli apo Noka apo Bylykbashi apo Bumci! Pjella injorantesh saliniane!Ristanrat apo te tjere qe jane turpi i te qenit shqiptar! Shikoni llallen dhe Nishanin! A jane keta europiane apo disa kukulla qe dine se si behet paraja! $150,000.00 nje dore, Kushdo mund te kete te drejte te jete me ke te doje por servilizmi dhe analfabetet ne sherbim te politikes jane te rezikshem! Bushat, eshte turp te jesh shqiptar, si puna jote,eshte turp te jesh antiamerikan!

  40. Shqupi says:

    Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik
    Urime!
    Nje anëtar i denjë i “Klubit të ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    nipi i nenshteteses amerikane –Vito Kapo- konfirmoi sot nje nga tiparet tuaja aktuale,
    jo te bera publike, ate te antiamerikanizmit. I lumte ‘ANAL’-istit Bushati-Kapo.
    Ç’lind nga macja, gjuan per minj!

    Urimet i drejtohen se pari:
    Kryetarit te Klubit: Arkitektit popullor, te shpifurit – Fatos Lubonja,
    Nen Kryetarit: Ironikut lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    Sekretares: Bukuroshes se fjetur te TV AGON – Sonila Meço,

    si dhe Anetareve te asociuar:
    -Pinjollit te klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    -Orangotangut – Armand Shkullaku,
    -Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    -Akadem-ikut qe çalon Artan Fuga,
    -Sindromes “Bari Falliu”, Star Rakise-Ylli Rakipi,
    -Te Dhirtes – Desada Metaj,
    – Pinjollit te padenje te familjes Zheji – Artur Zheji,
    – Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    – Bejtexhiu shakaxhi -Andi Bejtja, dhe
    – Përç Shkrimtari – Preç Zogaj.

    Nje urim te veçantë edhe për ideatorin e “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    Mareshallit -“Qëni që të ha tinës”, “Antishqiptarit më të madh të të gjitha koherave”.
    Qëni i lig me shoke shume!

  41. ble-ta says:

    Trecereku i komentuesve trutallasher dhe impotente mendore, kane akoma ne bark ate pjese te keqe te Enverit,-” luften e klasave”. Si gjithmone Andi eshte brilant ne analiza. Qe te mos kesh turp “per te qene antiamerikan” ka akoma edhe te tjera qe mund t’i shtosh atyre te Andit. Por sot per reformen e ka thene edhe populli ” me mire nga hiçja , mire eshte edhe birçja”. Sa per krimbat e saliut me ate ne krye pavaresisht se edhe sot e kesaj dite pazaret vazhdojne, me nje pjese te plehrave ( cdo vend ka halene e tij) ata duhet ta pranojne edhe kulaçin kur i quanin “burra shteti” edhe kerbaçin – nese do te jete i tille, por qe e dyshoj. Dyshoj, pikerisht se jane amerikanet – (prandaj shqiptaret kane te drejte te jene antiamerikane) qe kane mbajtur ne kembe 26 vjet nje tufe cubash dhe horrash qe e quajane veten politikane. Po te donte i hidhte me bythe perpjete per 24 ore.

  42. aron says:

    Ju, keni te drejte zoteri, pasi me ate ndjenje jeni ushqyer qysh ne veze. Natyrisht, te jesh antiamerikane nuk eshte turp, por eshte nje poshtersi, nje armiqesi e hapur kunder mbrojtsit te lirise ne kete bote nga barbaret si puna jote Bushati. Por te kesh mendime te ndryshme nga qendrimet amerikane,per probleme te ndryshme, kjo po mund te konsiderohet normale dhe jo e turpshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje