Ashtu sikundër që ju paralajmërova, Viktoria Nulandi e dha dje shah- matin amerikan kundrejt Saliut.
Janë kyçur injorantët e tij që menduan se do të mundnin Amerikën në demokraci dhe në procedurë.
Ata nesër duhet të japin përgjigje vetëm me një po, ose me një jo!
Ne fakt kështu duhej sjellë me neoosmanët shqiptarë të momentit, që po sillen me shqiptarët njëlloj si osmanët që digjnin me zjarr shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë…
Gjithçka përfundoi në favor të antikorrupsionit.
Vetingu është detyrë ekzekutive e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Ç’eshte vetingu, më pyesin shumë miq? Këta birbore politikanë nuk e përkthejnë, se duan ta kenë abstraksion, që shqiptarët ta marrin si një gogol antikombëtar.
Por termi “veting” vjen nga folja e gjuhes angleze “vet”, që do të thotë ekzaminim i sëmundjeve të njerezit dhe kafshët.
Madje, nga kjo fjalë vjen dhe termi “veteriner”.
Domethënë, në rastin shoqëror e shtetëror, vetingu është kontrolli i imtësishëm i atij që do të merret me pune publike. Në rastin tonë, është kontrolli i pastërtisë së figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pikërisht, me formulen e re, kjo sërish u ka mbetur në dorë absolute amerikanëve dhe ekspertëve të Bashkimit Europian.
Këta pastaj do t’ia paraqesin për konfirmim një komisioni të posaçëm nga politika… Qe nuk mund të dalë jashtë të përzgjedhurve të vetingut ndërkombëtar.
Ky ishte mati…A do t’i thote jo, Saliu? Pamundësi absolute, nëse do të ketë dhe pak mend për veten.
Korrupsioni shqiptar është në grahmat e fundit. Nuk ka më forcë.
Amerikanët nuk ndahen nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kjo vepër e tyre në ndihmë të shqiptarëve është e barasvlershme me çlirimin që ata i bënë Kosovës.
Çdo thotë nesër Saliu?
Do llomotite nga shqetësimi…por kokëulur do shkojë të votojë vetingun amerikano-gjerman në datën 21 korrik.
Jemi në fund të poshtërimit tonë. Drejtësia shqiptare do të mbajë si histori vulën amerikane… ashtu sikundër çlirimi i Kosovës dhe shpëtimi i Shqipërisë nga copëtimi i sigurt i vitit 1919 – 1920.
Koha është e shqiptarëve dhe prandaj atdheu do të bëhet më në fund i tyre.
Bashkë me vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, fillon dhe vlerësimi ala perëndimor i mendjes dhe intelektit shqiptar, që historikisht është i poshtëruar ligsht nga tiranitë që kanë kaluar, dhe nga korrupsioni, sidomos nga korrupsioni aktual.
plak matuf qe i bie ne nje vrime fyellit. Amerika eshte e mire, Rama i mire, te gjithe te tjeret te keqinj, edhe Saliu i keq, sigurisht
Ketu nuk eshte kush eshte me I mire apo I keq o Gjergji.. Me fal Jorgo.. Ketu behet fjale per nje sistem qe ka zhvatur qytetaret dhe investuesit e huaj duke ja u marre shpirtin me gjoba dhe shtyrje afatesh.. Vrimes se fyellit do ti biem derisa korrupsjoni galopant (investigo familjet e familjaret e gjykatesave) te dali ne shesh dhe ti o Gjergj, me fal Jorgo, do shohesh kush eshte I keqi e I miri.. As dua t’ja dij kush shkon ne burg Rama, Meta e me dreq e shejtan.. C’liro popullin nga kthetrat e zhvatjes qe bejne ne emer te “shtetit”..
Plaku Vrases le te lehi sa te lehi si Salehi neser dhe pastaj te ngri kartonin duke buzeqeshur = Zhdukja nga politika nje here e mire.. Shqiptaret clirohen..
O taku sikur na the qe do bente namin dje ? Erdhi e tha konsensus . Taku nuk po flet me as si maje thane por si maje kallamit.
Mirë e ke. Le ta marri Edi Rama drejtësinë, pastaj të fusi në burg Edi Ramën e këdo tjetër…hajde mendje hajde.
FOLLOW THE MONEY…….nje gje eshte mese e sigurte qe amerikes dhe evropit as qe nuk i rruhet menderja per albanistanin….POR me ne fund fati po na vjen pereri si ne kohen e te madhit Shtraus ne 85-86′.
USA dhe Evropi duhet qe te sigurohen qe ne kete vend ka nje sistem kontrolli dhe hajdutet e tipit meta berisha and co. jane DETAINED dhe se ai investim per naften dhe gazin qe do te behet ne kete vend ne vitin e ardhshem nuk do te shperdorohet dhe se fitimet e ketij investimi do te kthhen tek pronari legjitim dhe jo ne vilat e kriminelve te tipit meta berisha and co.
edhe njehere amerikut dhe evropit as qe nuk i rruhet bolja per albanistanit fute mire ne koke por ne momentin qe leviz miliona euro ne keto shkrepa keta do te marrin vesh se sa gure ka ne albanistan lere me per alabaket e leseise , pedese dhe pesese……..
Ke te drejt por po un futen investitor si georg soros ne shqipri kombi mori fund dhe ishte vetem sali berisha ai qe mbante larg sorosin nga shqipria dhe nga sistemi bankar se e dote gjithe per vetin
si e mer mundimin dhe i pergjigjesh gjergjit kshu jorgos ,ai e din shume mire ,por duan ta shofin kte ven keq e ma keq,
U plake … u poqe nga mente ngele koqe!
Jorgo po ti kujt i sherben qe paske qendruar si qen roje bash dy minuta pasi ka shkruar Avokati?
Mund ta kete “gabim “per cdo gje o jorgos malaka po per nje gje te vetme ka absolutisht te drejte:Saliu eshte qen bir qeni e jo vetem i keq…fatkeqesia e ketij kombi me keq se esat pash toptani…figje tani malaka.
jorgaqi , o idiot ajo vryma eshte nena e te gjitha vrymave . Ti nuk e kupton dot , sigurisht , po eshte ne te miren tende dhe atyre qe te rrethojne..
Saliu eshte i keq se mbron drejtesi te korruptuar dhe kjo nuk komentohet ndryshe , por reforma do jete kunder korrupsionit dhe padrejtesive ne pergjithesi dhe Saliut me gjithe taborin e tij vec e vec.
Normale qe reforma nuk do sjelli henen ne toke per 24 hr , por ky eshte hapi i pare sh i rendesishem edhe qe duhej marre ne nje moment.
how do you eat a cow ? one bite at a time…
Ne analizat e bera , Z.Ngjela ka qene i sakte dhe po dalin fjalet e tij.Me propozimin e ri , ku jane pjese perberse amerikanet dhe BE , dhe vete Saliu te ishte ne komision nuk kishte shpetim.Nderkombetaret i kane te dhenat paraprakisht se c’mutra gjykatsish dhe propkuroesh ka ne Shqiperi( Nuk mund te mos kete dhe perjashtime) po fatkeqsisht pjesa me e madhe ,sidomos kontigjenti i plepave , jane te papare per korrupsion.Duhet i gjithe populli te dale me 21 Korrik para parlamentit dhe te demonstroje per votimin e reformes per Drejtesi .Na qofte per mbare !! dhe te lumte Avokat ngjela.Te pafsha Prokuror te Pergjithshem
zoti avokat je ne lartesine me te pershtateshme !
me mire se sa ju ,askush nuk mund te beje leksion ne planin e drejtesise .
bravo ju qofte.
Nëse ShBA arrin ta ndihmojë popullin Shqiptar të shërohet nga kanceri berishjan,atëherë ai i detyrohet asaj mirënjohje të përjetshme . Historia do ti përkasë të drejtëve të vuajtur dhe nuk mund të manipolohet nga një bajraktar mjeran mesjetar( që ka bajrak, vjedhjen dhe vrasjen. Poshtë ndyrësirat, Rroftë ShBA, Rroftë populli i përviajtur Shqiptar.
Sa borxhe neper butiqe lan me kete shkrimin ne sherbim te Rames o Spartak?
Mos u lodh aspak z Ngjela tregoji ketyre injoranteve qe jane vetem nr mbi glob. Se si eshte kthyer nje sistem drejtesie ne sherbimin e disa familjeve mafjoze qe vjedhin dhe vrasin pa ju trembur syri dhe nje fukara vdes ne burg se ska leke te paguaje prokuroret. Ky eshte vetem fillimi do ta shikojne keta te korruptuar cdo te thote te jeshe i barabarte prepara nje gruppi gjykues.
Bravo avokat. ….
O i rrofsh bolet Saliut o derrr Ngjela po smunde vet i ke ndihme edhe do komentues
Po mos u merzisni mor te pa duruar,a do jape pergjigje lulushi neser apo pas neser,kjo ka rendesi te tjerat do ti shohim me dt.21 e ne vazhdim,dardha e ka bishtin mbrapa thote populli.
Ja paska paguar darken byrek me dhalle sala gomarit buze bardhe. Te befte mire.
Reforma ne drejtesi duhet te shporre te gjithe jeniceret e Berishes te dale nga HALEJA e plepave,pa asnje perjashtim.Te trajtohen si SS-te hitleriane.Se dyti,te shporren te gjithe prokuroret dhe gjykatesit qe kane mbrojtur KRIMET E Berishes per 26 vjet.Se treti te shporren te gjithe gjykatesit qe kane marre vendime te padrejta antiligjore.Vecanerisht te shporren gjykatesit e PRONAVE DHE PENSIONEVE TE ISH USHTARAKEVE.Mbi 90 % e prokuroreve dhe gjykatesve duhet te shporren,te cohen para gjyqit dhe te vuajne pasojat e krimeve te tyre.
Doli shaban qosja
ishalla
Zoti Spartak GJela ju dhe Izet Haxhia jeni dy atdhetare te ketij “KOMBI”,ku nuk u asht dredhur qerpiku ,por kini thene gjithmone te verteten,per ate komb dhe ate popull,dhe N.Q.S.miratohet reforma ne drejtesi “SHQIPERIA”do te pranohet ne familjen e “EUROPES”dhe ju do ngeleni “DY GURE DIAMANTE”per popullin SHqiptar.
Mszh i rendesishem!
”Reforma ne drejtesi do behet ose do behet” jane keto thenie te shpeshta ne parlamet te kodifikuara te kryeministrit Edi RAMA!
nga burime te sigurta vjen nje mesazh i qarte se nese nuk do te votohet reforma ne drejtesi te gjithe pergjegjesit e saj do te shpallen non grada, presona te padeshiruar per Sh.B.A dhe B.E gjithashtu dhe shum vende te tjra pro perendimore dhe menjehere vendi kalon ne zgjedhje te reja ku do dalin qarte rezultatet ne favor te nje Mazhorance e cila do te kaloje reformen ne drejtesi. mbas zgjedhjeve do behet e qarte e gjithe pasuria e deputeteve , Gjyqtareve dhe familjareve te tyre lidhjet me trafiqet e paligjshme bizneset e tyre te regjistruara me aksionere fiktve ne ndertime ,troje etj, nese nuk do te votohet do te dalin fakte tronditese qe populli i ka degjuar si legjenda por do behen faktike dhe do te quhet( wikilks-alb) dosja shqiptare sekrete, ose plani c”..neser pritet tju behet e qarte te gjithe deputeteve nga zv/ sek
e departamentit Amerikan Nuland. e gjitha kjo eshte nje perpjekje e ligjshme e SH.B.A. dhe B.E per ti dhene kurajo dhe besim popullit shqiptar te munduar duke mos e lene ne meshre te fatit dhe te politikes se papergjegjshme . e drejta do te vonoje por do te fitoje dhe te gjithe do te therasim;.. long live U.S.A
O llafazan i matufepsur, mire qe nuk merzitesh duke lehur kot, por as nuk lodhesh? Po sikur ky “shah-mati” yt imagjinar te dale “shurre-mut” pas 21 korrikut, çfare do thuash pastaj?
Te lumte dora e goja o Ngjela por hajt e pyet fanatiket e Sali Milloshevicit cfare thone dhe si e interpretojne
ata ardhjen e zonjes Nuland ne Shqiperi se gjoja erdhi “per t’i shkulur dhembet Edi Rames ” qe te “plotesoje
kerkesen e opozites lidhur me 88 e Venecias ” duke anashkaluar vetingun qe perben quintesencen e Refomes
ne Drejtesi, dmth qe secili gjyqtar e politikan te kaloje ne siten e investigimit per pasurite e vena duke plackitur
deri ne palce shqiptaret. Kete vetingun as qe guxojne ta shqiptojne jeniceret e Sali-Bashicit sepse ketu fillon edhe
zanafilla e krehjes se bandes mafioze te Saliut e Bashes . Tash ata jane ne grhmat e fundit .Por nje gje eshte e
vertete nga te gjitha palet, majtas e djashtas ka goxha zullu qare e hajdute ….Deri te merkurren ne mengjes jo
zonja Nuland, por Amerika dhe BE duan vetem nje pergjigje : PO. ose JO nga opozita sepse pozita e ka dhene PO-n.
O Lennard, o Miri…o Spartaker! Te pakten mos humbisni aresyen. Luland hodhi poshte cdo gje qe ka thene Spartak Ngjela, Edi Rama dhe ambasadori Lu. Do votohet nje variant tjeter, tha ajo, qe do jete me i perbashket, me konsensual. Konsensusi do jete midis PS dhe PD. Po ku hyn Spartaku ketu, me thoni mor aman. Spartaku eshte ne zululand!
Luland hodhi poshte deklaratat e Rames nje dite me pare, kur ai i lepihej si zonje e hekurt. E beri Ramen te futet ne vrimen e tij dhe te harroje shpresat e tij per te kapur drejtesine. Po kush e perkrah Ramen ne PS. Ja sot i iku edhe nje deputet tjeter. Prisni, do ikin dhe te tjere. Nuk po kane me frike…te fortet do denohen te gjithe, edhe ata qe kane kryer krime nuk e ndihmojne me dot.
Po prisni 21 korrikun. Edhe 10 dite jane.
Sa per Spartakun, ai ka kohe qe eshte ne pension. E di mire se nuk ka per te marre ndonje llokme te mire nga askush. Po, tregohet komunist i vendosur, edhe i braktisur lufton me…mullinjte e eres. Po le te luftoje, te kenaqet duke llapur. Kete gje e ka bere mire tere jeten.
Meqe ky koqja nuk shkruan ndonjehere per qeverine po e ndihmoj une me artikullin e meposhtem:
Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.
Per dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Përshëndetje Kryeministër,
E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim, por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.
Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009. Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit në 2013, 4 muaj, fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën. E kujtoni besoj si të thoshte Ben Ahmetaj: Kryeministër, fitojmë me 400 vota!
Më çove në Dropull dhe më ngarkove të punoj për PBDNJ-shin. Unë çdo punë e marr me pasion. Anastas Angjeli më tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vërtetë. Kur u takuam te karburanti i Bert Targës më thotë Vangjel Tavo: Thuaji Ramës … dhe unë të thirra 2-3 here kryeministër, kryeministër! Ti as që begenise të ngrije kokën. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy metër përballë, njëri tjetrit. Mire që ja fale bashkinë PD-së, por më nxore dhe si koqe, pa asnjë vlerë para Tavos!
Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale, nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty.
Përkundrazi, po vlerësohen përditë e më shumë të fortët e drogës, po vlerësohen e mbështeten vetëm një grusht klientësh të ministrave dhe të qeverisë tende. (Nganjëherë kur dëgjoja nga ju që flet me superlativa për Tërmet Peçin,për kete të Kavajës ,për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im !!!? Mire që nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as hashash!!,, fati i keq imi….! ) E degjenerove rolin e deputetit, sa më vjen të pështirë ta mendoj se jam deputeti i partisë tënde! Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky LOQJA !
Nuk të kam kërkuar asgjë për veten dhe nuk do të kërkoj më absolutisht asgjë. Turp, turp që ndave pushtetin me çamët! Je mosmirënjohës ndaj të tuve! Çamët i kishim kundërshtarë e krah për krah me Berishën në 2013. Një ditë të bukur i pamë në pushtet me nje marrëveshje të fshehtë të bërë nga ti pa asnjë konsultim e diskutim me deputetët e Partisë Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjetë ministra të tutë. Pse, ti me ata dhjetë ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhënë Çamëve gjithë atë pushtet ,Ndërsa socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune!!!!? Po ç’të them unë ti ndjen neveri për ne , vaj halli për militantët e bazës…, Je mosmirënjohës ndaj të tuve!
Bëra një urë në Vllaho Psiotera. Ftova miqtë e mi dhe hodhën 31 milion lekë të vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatarëve tek ajo urë. Falë kësaj pune ne e fillojmë garën elektorale me 250 vota plus në atë fshat, i cili më mban si perëndi për këtë hall që ju zgjidhëm.
Më pas të kam kërkuar një urë po kaq të rëndësishme në një fshat tjetër por ti asnjëherë nuk më mbështete, mendon se e kam për xhepin tim!
E premtova në zgjedhje se kështu e pashë të arsyeshme, sepse bëhej fjalë për fitoren tënde. Dhe shuma që kërkon kjo vepër është modeste. Asnjëherë nuk mu përgjigje. Po po, ti ke këtë gjeneratën e re të ministrave e drejtorëve që na shohin si kundërshtarë. Janë arrogantë e mendjemëdhenj! Jane gjithë pordhë. E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye, por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde. Kam shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të mërzis veten më shumë, prandaj jam tërhequr ngaqë dua të harroj poshtërsitë e pafundme të stafit tënd. Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht!
Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje.
Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti,
Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ,! Po ja që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….
Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtërosh e mashtroshë sipas qejfit tënd! Që në ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur.
Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit.
Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama.
Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!
Po dal përfundimisht nga grupi yt parlamentar, që në mandatin tjetër të mos e kem më në krye atë talenten e tatimeve që keni zgjedhur ju zoti Rama.
Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do të vazhdoj tu shërbej si deputet zgjedhësve të qarkut Gjirokaster dhe socialistëve të gjithë Shqiperisë.
KUJTESË
Me që nesër bën festën e partisë , Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra, por mos të dalë nga mendja të ftosh Gëzimin e KASHTËS….
Vladimir Kosta
Deputet
Shqiperia e ka nje fatkeqesi,ka jo pak tarallake.Shikoni disa nga komentuesit ketu :
Ne vend qe te gezohen e te mbeshtesin perkrahesit e reformes ne drejtesi e cila kundershtohet vetem nga nje grusht njerezish qe mbrojne familjen mafioze qe ka vjedhur e ka vrare dalin ne mbeshtetje te krimit.Zot na ruaj nga budallenjte e ketij vendi !
“Zagoriti”as qe ia di mbiemrin e vertete zonjes Nuland ,por e shkruan “Luland” .?! Merre me mend cfare komenti
mund t’i beje ky mjeran politikes dhe politikaneve !!!