25-vjetori, Rama fton Bashën në festë

11 Korrik 2016, 18:22Politika TEMA

Socialistët festojnë të martën 25 vjetorin e krijimit të partisë.

Rreth 1500 të ftuar do të marrin pjesë në festën që do të zhvillohet në oborrin e pasëm të PS-së.

Ftesë i është dërguar dhe Lulzim Bashës i cili nuk dihet nëse do të thyejë traditën e përvitshme dhe në këtë jubile të socialistëve, të marrë pjesë në ftesë, por edhe gjithë ish-presidentëve, ish-deputetëve, ish-kryetarëve ku përfshihet dhe Fatos Nano dhe të gjithë funksionarëve pa përjashtim ndër vite që kanë qenë pjesë e PS-së.

Musa Ulqini, një prej organizatorëve të këtij eventi, thotë për Report TV se ftesa e 25 vjetorit do të zhvillohet rreth një muaj me vonesë për shkak të Kampionatit Europian të futbollit.

Ftesat me mesazhin e Edi Ramës, janë shpërndarë që të enjten, ndërsa askush nga zyrtarët socialistë ndër vite nuk do të mbetet jashtë.

I gjithë trupi diplomatik, krerët e institucioneve shtetërore, krerët e partive politike aleate dhe atyre parlamentare do të akomodohen në oborrin e ristrukturuar të PS-së.

5 komente në “25-vjetori, Rama fton Bashën në festë”

  1. adi says:

    basha do shkoje
    pyetja eshte : a do shkojne socialiste ????

  2. Socialisti jo Rilindasi says:

    Po ne socialistat, pse nuk ftohemi!!!!!!!!!!!!???????????

    1. enter"" says:

      Se ti sje socialist, ose me sakte, duhet te shkeputesh nga mentaliteti nano-ist

  3. rilindja jote se e jona nuk eshte says:

    Nuk ftohemi se kjo Parti vetem emrin ka socialiste,drejtohet e shkretohet nga Pd-iste ,ata zgjedh,emeron dhe punon Rama,prandaj i vete puna per lume ,shikoni Milena Hariton,lindita Nikollen,Ilir Beqajn e Co te gjithe te paafte e te korruptuar.Njerezit e ndershem i prishin pune hajdutave prandaj nuk vleresohen nga Rama

  4. Erions says:

    Ti “enter” duhet te jesh nga keta qente e fundit “rilindas” qe do kesh marr kocken e rradhes. Lepirje te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje