Prokuroria është përpara një nga skandaleve më të mëdha të saj.
Një i arrestuar për trafik droge, ka rrëfyer se ka paguar 150 mijë euro në Prokurori, që të transferonin prokurorin Anton Matrini për të mos u marrë me çështjen e tij.
Prokuroria e ka mohuar këtë gjë, por dyshimet mbeten shumë të forta.
Dhe, për të zhurmuar këtë çështje, prokuroria ka njoftuar sot se do të marrë në pyetje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pse ka akuzuar një gjyqtar si të korruptuar.
Kjo vjen pak kohe pas kallëzimit te Këshillit te Larte te Drejtësisë që drejtohet nga ana e Bujar Nishanit, per ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria thotë se ka sekuestruar pamjet filmike te deklaratave publike të ministrit.
Sipas Prokurorisë, që e ka rrjedhur lajmin nëpër disa media,brenda pak ditëve, ministri i Brendshëm, pritet te merret ne pyetje per akuzat e tij kundër gjyqtarit Arjan Aliaj, ndërkohë që për këtë pritet të japë shpjegime dhe gjyqtari.
Në qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kallëzoi penalisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per deklarata e tij kundër gjyqtarit Aliaj.
Mbledhja u thirr nga kryetari i KLD-së, Bujar Nishani, pas atyre që ai i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit.
Gjyqtari Arjan Aliaj u kritikua ashpër nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështjen e pajisjes përgjuese.
KLD-ja dhe prokuroria dhe pse jane ne momentet e fundit te jetes se tyre, kerkojne te tregojne forcen e organizates mafjoze.
Sajmirit ti rruani T…..t po prisni e ca dit o prokuror legena
Tik Dhalla,
nje keshille po te jap, kur ta merni ne pyetje Ministrin Tahiri (jo si LUlja qe nuk paraqitet se mer rraport si i semure), mos te jete e perfshire ne grupin hetimor edhe Rovena jote e dashur, e kudondodhur (apo e ke jashtetit), se ja ngriti kembet perpjete ai pastaj. Ministri nuk eshte si Cim Hajdari po Peka dhe nuk ke shonc mo qe ta posedosh Rovin se do knoqet nga te gjitha anet (gje te cilen ti se ben dot).
Nje fu kar pa dashnore