Deri para vizitës në Tiranë të ndihmës-sekretares së shtetit amerikan, Viktoria Njullënd, Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media përdornin një fabul standarde, për të kundërshtuar draftin e reformës në drejtësi. Në qendër të kësaj fabule ishte “ujku” Rama, i cili deshte të kullufiste drejtësinë, dhe që ia kishte mbushur mendjen “deles” amerikane Lu, që ta ndihmonte në këtë mision, duke e gënjyer se nuk është ujk.
Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media mundoheshin t’i mbushnin mendjen shqiptarëve se deklaratat e letrat publike të ambasadorit Lu, i cili fajin për mosmiratimin e reformës ia vinte vetëm opozitës, ishin inisiativa personale të një njeriu që Rama i kishte hedhur hi syve, në përpjekjet e tij të qarta për ta shtënë në dorë sistemin e drejtësisë. Ndërsa, sipas tyre, Ushingtoni zyrtar mendonte ndryshe, sepse ata komunikonin drejtpërdrejt me të.
Por vizita e ndihmës-sekretares Njullënd ua prishi këtë fabul Berishës dhe atyre që i mbanin ison në parti e në media. Ajo i paraqiti mëkëmbësve të Berishës një draft të ri të reformës, që siç deklaroi publikisht, ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit. Dhe në këtë draft, ndërkohë që iu bënë disa lëshime proceduriale “sovranistit” Berisha, u shtua një komponent amerikan në misionin ndërkombëtar të vëzhgimit, i cili kishte qenë vetëm europian në draftin paraardhës. Në propozimin Njullënd, ky mision do të bashkëdrejtohet nga një gjerman e një amerikan.
Dhe siç raportonte gazeta Panorama, pikërisht rolin e këtij misioni kishin kundërshtuar mëkëmbësit e Berishës në takimin me ndihmës-sekretaren Njullënd. Ata kishin kërkuar që misioni nderkombetar të kishte vetëm rol konsultativ, e jo ekzekutiv, në përzgjedhjen e atyre që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar shqiptarë. Por siç kanë raportuar disa media, ndihmës-sekretarja Njullënd i ka dhë afat deri të mërkurën PD-së e PS-së, që të përgjigjen vetëm me një “Po” ose “Jo” për draftin që u paraqiti.
PS-ja, përmes gojës së kryetarit të saj, e tha “Po-në” e vet publike që dje. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush i mbush shishet me ujë në Kuvend, perderisa filtri që filtron ujin është i sigurtë. Me fjalë të tjera, ai la të kuptohet se nuk e ka problem që opozita të ketë mundësinë e përzgjedhjes ndër kandidatët që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, për sa kohë që filtrimin paraprak të kandidatëve do ta bëjë misioni gjermano-amerikan.
Ndërsa Berisha dhe ata që i kanë mbajtur ison në parti e në media nuk janë përgjigjur ende. Në draftin e ri, vula amerikane, përveçse në byronë e hetimeve e në prokurorinë speciale, do të shtohet edhe te misioni ndërkombëtar i spastrimit te gjykatësve, të cilët, shpesh, janë emëruar me miratimin e Berishës.
E pra, a do t’i thotë “Po” Berisha draftit të Uashingtonit, i cili përmban këto 5 pika kyçe:
1-Prokuroria speciale antikorrupsion do të përzgjidhet e do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara;
2-Byroja e hetimit që do të përgatisë dosjet për këtë prokurori do të përzgjidhet dhe do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të FBI-së amerikane;
3-Këshilli i emërimeve në drejtësi nuk do të zgjidhet nga partitë, por do të zgjidhet çdo vit me short nga gjyqtarët e prokurorët;
4-Drejtuesit e lartë të gjykatave dhe të institucioneve kryesore të dretësisë, në qoftë se nuk marrin dot votat e cilësuara në Kuvend (pra, nqs nuk marrin konsensusin e partive të Kuvendit), zgjidhen drejtpërdrejt, bazuar në renditjen që ka bërë këshilli i emërimeve (i cili, nga ana e tij, nuk varet nga partitë);
5-Kandidatët e komisionit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ata të komisionit të apelit për këtë qëllim, do të zgjidhen me votat e partive kryesore shqiptare, por vetëm pasi të jenë filtruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Këto komisione do të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, me ekspertë të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.
Le te amrrim varjantin me te mundshem qe ky sharlatan i inkriminuar, do thoje “JO” A do lihet drejtesia ne duqazrt e mafiozeve te SHQUP-it?
Akoma me Bordellon Berisha meri nuk ja vlen te prishesh koh
Akoma me Bordellon Berisha meri nuk ja vlen te prishesh koh…..
Berisha do te beje kthese 360 grade dhe do te thote nje PO te MADHE nuk intereson te behet teper i besedishme me Ameriken..
Rëndësi për ne, popullin, ka a do arrestohet Berisha & Co, pavarësisht si mund të arrihet kjo. në s’kam qejf që Berisha të thotë ‘po’, se një po e tij do të thotë që e ka marrë garancinë t’i shpëtojë drejtësisë së reformuar. Mos harrojmë se ky sistem drejtësie i superkorruptuar i sotëm është vepër totalisht berishiane, ashtu siç janë dhe kriminaliteti, droga, hajdutëria, vese të kultivuara e të mikluara nga ky satrap kanunor. Ndaj vetëm dënimi i tij maksimal do të na sigurojë për një drejtësi në rrugë të mbarë.
Ah more Sali aq shume paske vjedhur saqe tani s’di cfare te besh dhe si ta justifikosh pronat e familjes
tende , depozitat qe te ka bere Fasllici neper bankat e botes deri ne ishujt Maldivias ne Oqeanin Hindian !
Ah more i shkrete nuk ke henger vetem nje luge corbe te prishur por me garuzhde e fuci ! Historia ka
treguar se te gjitha ata qe kane abuzuar me pushtetin nje dite e kane paguar ne fuqi kubike qofte sa jane
gjalle vete apo familjet e tyre ne breza . Me sa duke bariu i dhive te Vicidolit ,me nje mentalitet thellesisht
bajraktar e tiran , qeiu kane verbuar syte nga pushteti i pakufizuar luigjian nuk e ka menduar kurre se do
te vinte nje dite qe kjo monster e Vicidolit do te japa llogari para drejtesise . Ajovonon por nuk harron dhe
nje dite kur Ti s’e mendon kurre vjen e te troket ne dere !!! Por pushtetaret me sa duket pushteti ia erreson
trurin dhe ndergjegjen ?!
“Andromeda” jam qindperqind dakort me Ty ! Po nuk u denua Berisha dhe disa nga banda e tij nuk eshte bere
asgje ne sistemin e drejtesise,nje vrime ne uje ,sic thote populli ! Denimi maksimal i Berishes gjithecka, drejtesia
asgje dhe anasjelltas.!!!!
E si mund ti thote po bajraktari-serbi-vrasesi-krimineli-hajduti-antikombetari-antishqiptari-etj saleh ram berisha reformes ky ka bere 1001-te zezat ,ky individ ka degjeneruar ne extrem..
Koha. Ilaci qe do marre doktori per ti shpetuar vdekjes. …erdhi shpejt. …
DY FJALE PER ZOTIN ZALOSHNJA:
kam nje bindje absolute se ky analist eshte nje lloj “spiuni mediatik” dhe e kam vene re ne disa raste ku me skandaloze eshte intervista “vellazerore’ qe I beri antishqiptarit dhe antiamerikanit Bill rajerson para ca kohesh.
rasti I dyte eshte se E.Z ishte I vetmi qe e gjeti rezultatin me 10 vota diference per votimet e Tiranes ku me vone nen hipokrizine kozmike te Arviziut..I fitoi ylli ne ngjitje I tij
————————————–
Ndiqni me kujtes kete terror mediatik qe ben EZ-nja
Ve perballe Ameriken dhe “KRESHIKUN” salibisha” dhe e vrete mendjen a do te votoje trimi berishe apo do ta shkele me kembe ameriken??
Kam bindje te plote se kjo reforme drejtesie ( lexo dreqesie) eshte nje farse kriminale po aq sa votat e gabuara ne votimet e Tiranes 2011.
;
SOT NE SHQIPERI: ka vete nje POSTULAT:::
vetem prangat berishes dhe debimin e lul kriminelit nga politika ne biruce.
keto pasarelat e Nulandes ( si kontrimeni dhe jonathani)..keto kinezerirat e Donald lulit..kjo impotence kriminale e edi rames dhe keto “artikuj terrorizues” te ketij zaloshnjes..cojne uje ne mullirin e enver hoxhes…
pas 1992 ne si popull treguam se e meritonin “diktaturen e enverit”..po ashtu dhe dipllomacia pernedimore po verteton fjalet e tij…
une do te shtoja dhe piken e fundit qe shqiperia te behet shteti i 52 -te ne unionin usa.
Akoma me kete plak merren keta, po dihet ai kush eshte, dhe ja u fut ne burg e cfare pastaj, populli ngeli i varfer sa nuk ka ku te shkoje, ai perballet me cdo gje, qe ky zoteria e tij e beri ferr kete vend, shau Enverin ky, po ai la arsim, shendetesi, punesim ne rregull kurse ky me ata arpcinjte e tij u vuri kazmen nga themeli e ktheu kete vend ne germadhe, po ky eshte mafia vete e sjelle verdalle kete popull, sjell verdale dhe te huajt dhe kusuret po i ha ky popull, o zot kur do te vije ajo drite hyjnore per ta vulos kete njerri.
Gramoz…Berisha do bej kthese 180 grade dhe jo 360 se i bie te rrotullohet dhe te kthehet prap ne vend
Berisha i beri gropen vetes. E ngriti korrupsionin ne nivel shtetror derisa me ne fund, nje lajm i mire per popullin shqiptar. Do te kemi protektore te drejtesise Ameriken dhe Gjermanine se vete nuk jemi ne gjendje te qeverisim.
Keshtu si u katandis me ne fund , po na del se,reformen ne drejtesi
po e ben UDB-ash Salovici , jo Palloshi Edi Rama . Ndaj , nukmund te
quhet kurrsesi reforme , por corbe derri , ushqim per derrat e
pyllit te Vicidolit , por jo per te miren e shqiptareve.
Ja , keshtu e koncepton konsensusin egersira ,pjelle e sherbimit
sekret serb. Kur nuk tolerohet as nje grime nga platforma serbe.
ha, ha ha !
sa kam qesh !
Po tani…? ca do bejne Sala dhe Lulja.. ? Nga do e luajne bishtin? Me duket se ja ka kapur Nulland me kemben e karriges!
Ha, ha ha ..