Dalin përgjimet e zv/drejtorit të burgjeve: Po nuk erdhe sot, mos hajde më

12 Korrik 2016, 09:02Politika TEMA

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, i arrestuar me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës së Tiranës, kishte ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive.

E gjithë kjo skemë vërtitej rreth tenderave për ushqimin e të burgosurve në mbarë vendin.

Prokuroria thotë se ai kryente gara fiktive mes disa kompanive, me të cilat binte dakord paraprakisht se kush do të ishte fituesi i tenderit të radhës.

Duket se ishte përcaktuar edhe një radhë që ndiqej për të shpallur kompanitë fituese njëra pas tjetrës.

Për çdo tender të kryer, prokuroria thotë se zëvendësdrejtori i burgjeve Iljaz Labi merrte 2 milionë lekë të reja.

Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme për të dënuar Iljaz Labin për korrupsion pasiv.

Pjesë e provave janë edhe përgjimet telefonike e ambientale.

Në një nga përgjimet, Labi komunikon me njërin nga biznesmenët, Shemsi Sinanin që administron kompaninë “M.B. Kurti” dhe që do të furnizonte me ushqim një nga burgjet, ndonëse nuk ishte shpallur fitues i tenderit.

“Po nuk erdhe sot, mos hajde fare. Nuk të dua fare, po s’erdhe sot”, i thotë Labi atij në telefon.

Veç Iljaz Labit prokuroria arrestoi edhe Shemsi Sinanin, Elidjan Laskajn – administrator i shoqërisë “Dogel”, Ylber Kalajën – administrator i shoqërisë “Vllaznia” dhe Nexhmi Balla – administrator i shoqërisë “Nelsa”.

Përgjimi i parë 6 ditë përpara lidhjes së kontratës

Më datë 25.05.2016 ora 10.22.06, shtetasi Iljaz Labin zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, një nga biznesmenët e arrestuar. Iljazi e pyet: “Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burre i dheut, 1 vite”. Shemsiu i përgjigjet se kishte qenë nga Jugu dhe nuk kishte patur mundësi të shkonte ta takonte. Iljazi i thotë përsëri: “ Robi thotë nuk vijë dhe nuk vijë… Po të kam bërë njëzet mesazhe o burrë..” Shemsiu i thotë se do shkonte atë ditë. Iljazi i thotë: “ … Po nuk erdhe sotë, mos ajde fare, nuk teë dua fare, po serdhe sotë.. Shemsiu i thotë se do shkonte patjetër.

Përgjimi i dytë pas fitimit të tenderit të ushqimeve

Më datë 3.6.2016 ora 14.26.05, shtetasi Ylber Kalaja, një nga biznesmenët e arrestuar komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, gjithashtu i arrestuar. Ylberi i thotë Shemsiut: “Eee, po shko takoje një ccikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe. I thashë se i kam thenë Shemes të vijë të takojë, ka një jave, ska ardhur akoma i thashë unë…. I kam then Shemes, me ardhe me të taku..”. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy here dhe nuk e kishte gjetur. Ylberi i thotë përseri: “… Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut…”.

Shemsiu e pyet: Po 1 apo?. Ylberi i thotë: “ …Po 2, o burrë tani, se sjemi kalamaje, se s’dihet si merr puna o burre i dheut, te mbajme ekuliber o burre i dheut, po hajde e ulem nje cike ate, le te ulet o burre i dheut, se car do bejme me keto te tjerat a e kupton. A me kupton… Ne kemi mbajte ekuliber gjithe keto kohe, tani ta dhj… ne funde fare, kot. Me kupton?

Shemsiu i thotë: Mire po, spo na ngelet gje , e kupton. Tani po them une sic thoshe ti, tani ti spo thuaj gje…

Ylberi i thotë përsëri : “…b kemi bere vete kete menyre, a e kupton dhe ne sdo ta dhjesim tani ne funde fare, kote, a e kupton”. Shemsiu bie dakord.

5 komente në “Dalin përgjimet e zv/drejtorit të burgjeve: Po nuk erdhe sot, mos hajde më”

  1. Emer says:

    Nxirrini te paligjshem emrat Shemsi, Iljaz, Ylber, Nexhmi. Me te tille emra je vetem kontingjent per burg!

  2. Petro says:

    hahaha po dhe me emra si te vellait MELSI (drejtor i muzeut kombetar) qe do te thote Marks, Engels, Lenin, Stalin c fare mund te presesh.Produkte te ndermarrjes se Al Kapones LSI.

  3. auditi says:

    Kjo eshte rilindja e Rames hajde rini hajde, vetem per te vjedhur e ka mendjen epo brez i r.Ore po ka thene nje shprehje te bukur i ndjeri Ramis ” si eshte rinia sot ..eshte atdheu neser” ja dhe rilindasit. ku do qe shkon ne cdo insitucion dhe bashki (sidomos kjo e Erjon Velise) vetem djem dhe goca adoleshente more po nuk she nje person mbi te 45 vjetet. ah po keta kane baruar ne kohen e monizmit dhe nuk korruptohen se ekane mendjen te puna dhe nuk duan te vjedhin…prandaj ju sulemi rinise se duan te defrehen dhe parane e kane me qef. po te doni me kundershtoni se ju a sjell me shume fakte …

  4. Artur says:

    Verifikoni edhe vendimet apo procesverbalet e Komisionit te Disiplines te DPB,per punonjesit civil,qysh nga shtatori 2013,kur drejtuesit e nderuar Lulzim Kodra e Gazment Dibra,u larguan nga politike prej DPB,verifikoni auditet e brendshme te DPB,ku ata benin si u thoshte Ilaz Labi apo shikoni,lidhjet e punesimet nepotike apo pa shkolle fare ku Iljaz Labi ka dore si direkt edhe indirekt dhe Prokuroria do te gjeje xhevaire…pale te shikoni furnitoret reale te 4-firmave fituese qe jane nenkontraktore informale,e furnizojne 22-IEVP me ushqime te cilesuara ne leter cilesore e realisht funderina e te pakontrolluara,ose buka tenderohet me kilogram e 22-IEVP,e marrin me cope ose racione…Edhe shemtira Artur Zoto…eshte po aq perfitues sa edhe Iljaz Labi,pasi nuk penetronte dot pa dhelpren Artur…

  5. Ml says:

    Rilindje+LSI= xhepizem, grabitje, prostitucion, vrasje, terrorr, dhe mbi te gjitha injorance dhe diletantizem ne udheheqje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje