Një diktator i zgjedhur: Erdogan, narcizisti që na kërcënon të gjithë!

17 Korrik 2016, 11:50Politika TEMA

Nga Mark Almond, Daily Mail

Pallati 400 milionë paundësh i presidentit turk Erdogan është më i madhi në botë. Është gjithashtu një monstruozitet. Tridhjetë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë. Parlamenti turk mund të qendrojë në korridoret e mermerta të tij dhe ende të ketë hapësirë të bollshme.

Nuk është çudi që struktura moderniste e tij është krahasuar me Pallatin e Popullti të diktatorit Nicola Caushesku. Në fakt pallati i Erdogan ngjason më shumë me një tualet gjigand publik. Edhe Saddam Hussein do ta kishte zili këtë pallat. Letra muri prej mëndafshi, gota që kushtojnë 300 euro njëra dhe 63 ashensorë. Fatura e tapeteve në total ka shkuar 7,8 mln paund.

Pikërisht këtu u derdh gjaku gjatë puçit të dështuar. Dhe pikërisht në përmasat absurde të këtij pallati mund të mësojmë shumë për egon personale dhe ambiciet e presidentit turk Erdogan.

Ngritja e tij nga fundi në majë të vendit duket si një prej historive që të ngrohin zemrën, por mega-arkitektura e shtëpisë së tij të detyron të shikosh një ngjashmëri më më të mëdhenjtë e Sulltanatit Otoman. Mënyra se si ka shpenzuar shuma marramendëse për të ndërtuar memorialet e tij në të gjallë është shkaku që shumë kritikë e quajnë një diktator të zgjedhur.

Puçi mund të ketë dështuar, duke treguar se Erdogan ka mbështetje të madhe në popull. Por ka edhe shumë që nuk e mbështesin, që nuk dolën në rrugë. Për ta, Erdogan është presidenti që abuzon me postin në favor të familjes dhe miqve të tij.

Ai shihet nga kritikët dhe jo vetëm, si një islamik i thekur që po fut fundamentalistët nga “dera e pasme”. Kjo ka rëndësi për Britaninë dhe për botën pasi Turqia bën pjesë në “pllakat tektonike” të Tokës më shumë se thjesht dhe vetëm gjeografikisht. Një luftë civile në Turqi do të kishte pasoja të tmerrshme edhe për vendet e tjera të NATO-s.

Në dekadat e fundit Turqia ka kombinuar demokracinë me një ushtri të fortë, duke iu shtuar sigurisë së përgjithshme të perëndimit. Por kjo gjë u rrëzua përfundimisht kur grushti i shtetit u bë pikërisht nga ushtria. Kjo gjë do të shqetësojë pa dyshim në të ardhmen.

Shumë njerëz dhe kritikë kanë frikë se Turqia mund të futet në një spirale nga e cila nuk do ta dalë dot, si Iraku dhe siri. Një spirale lufte civile dhe terrorizmi. Kjo është gjëja e fundit që perëndimi dhe gjithë bota dëshiron. Nuk duhet të ngushëllohemi nga fakti që populli turk ishte i bashkuar përballë grushtit të shtetit. Turqia është ende e polarizuar, për fat të keq.

Rikthimi triumfues i Erdogan dje në zyrë nuk mund të heshtë zërat për korrupsion dhe abuzim. Ai është jotolerant madje edhe ndaj shakave kundrejt tij, dhe për këtë gjë shumë vetë e kanë pësuar, jo vetëm turq.

Ai prej kohësh po persekuton mediat dhe drejtuesit e saj. Megjithatë shumë turq e admirojnë presidentin e tyre. Pavarësisht se skandale rreth korrupsionit ka patur jo pak.

Perëndimi ishte mësuar ta pranonte aftësinë e Erdoganit për përzierjen e thirjeve islamiste me politika ekonomike. Mendonin se ai ishte një njeri racional, dhe jo një islamist i thekur që “luante” politikanin perëndimor.

Për sa kohë ekonomia rritej, e njëjta gjë ndodhte edhe me popullaritetin e Erdogan në Turqi. Madje Perëndimi e shihet si një model për shtetet që u përfshinë nga Pranvera Arabe. Por në ditët e sotme, Erdogan është bërë një autokrat dhe islamik i rrezikshëm. 14 vite në pushtet i kanë dhënë atij patronazhin për të rimodeluar shërbimin civil dhe atë ushtarak sipas imazhit të tij. Oficerët rebelë e urrenin këtë gjë.

Si shumë autoritarë të tjerë, ai është kapriçoz dhe cinik. Përgjigja e tij për Pranverën Arabe e vërtetoi këtë kur papritur denoncoi “mikun e tij” Assad për gjakderdhje në Siri. Ai e quajti madje edhe tiran. Ai kaloi nga dialogu në luftë kundër kurdëve të Sirisë.

E njëjta lojë e pistë ndodhi edhe kur mbështeti xhihadistët që luftonin Assad. Erdogan la xhihadistët të kalonin në Turqi por papritur u bë armiku i tyre. Ata goditën fort Turqinë ndaj tani vendi ka nevojë për një lider të fortë ta mbrojë atë.

Erdogan ka provuar durimin e Europës por elitat e saj ishin shumë të shkathët për të menduar se puçi ishte zgjidhja. Ashtu si liberalët turq, europianët ishin përbuzës ndaj këtij megalomani.

Por 50 përqind e turqve që e votuan mendojnë ndryshe. Është trumpeta e tij e fortë. Në gjithë këtë kaos Erdogan mbretëron lavdishëm. Terrorizmi dhe puçi i së premtes janë goditje të rënda për ekonominë. Kjo mund të shtyjë miliona turq të emigrojnë duke krijuar një makth për Brukselin dhe Berlinin.

Erdogan tashmë është gati për hakmarrje. Edhe kundërshtuesit e grushtit të shtetit kanë frikë nga hakmarrja e tij. Frikë nga spastrimi. Perëndimi po e humbet influencën e tij në Turqi. Tashmë çmimi i Erdoganit për Europën dhe Uashingtonin do të jetë sakrifikimi i disa parimeve për të ruajtur miqësinë me të.

A do të shkojmë aq larg? A kemi zgjidhje tjetër? Dhe ku do të mbarojnë pasojat e grushtit të shtetit? Përgatiti Amarildo Lumani

17 komente në “Një diktator i zgjedhur: Erdogan, narcizisti që na kërcënon të gjithë!”

  1. Zigur Qarri says:

    5 Qershor 2015
    Rezidenca faronike,fshin nga memoria historike rezidencen e meparshme te Ataturkut,bashke me te edhe trashegimine laiciste,
    bazen mbi te cilen ai ngriti shtetin e ri turk,per ta zevendesuar me fondamentin e ri te Erdoganit,shtetin me baze fetare.

    1. Adriatik says:

      Rexhepi eshte baba dhe lideri shpirteror i gjithe turkoshqiptareve.

      1. Zigur Qarri says:

        …..dhe Janullaposi(si edhe çdo Prift grek),eshte Baba dhe lideri shpirteror i te gjith bythshiturve,zagareve te grekut.

      2. liman says:

        Ik ore me gjithe taipin

  2. fisheku says:

    Turqia do te jete Siria e ardhshme . Nje Diktator hipokrit i korruptuar dhe djallezor i cili i tregon dhembet cdokujt qe e kundershton. Nuk eshte rruge demokratike nje puc ushtarak por ishte nje shenje per pushtet ne nje shtet qe ska asgje demokratike. Turqia nje Partner vecse per interesa dhe asgje tjeter. I plotfuqishmi Erdok-r smbahet me se me ndihmen e dhurates nga allahu do te sjelle trazirat me te medha te shekullit qe ka filluar. Nje fat i madh qe turqit kane nje udheheqes te tille sikurse edhe per vellezerit dhe familjen e madhe rreth tij ?

  3. babdule DL says:

    o tani xhihadisti meso njehere te shkruash shqip pastaj thuaj budallallekun tend o anadollak!

  4. Loku says:

    fjalet/opinionet mbesin fjale/opinione…
    faktet jane kokeforte dhe nuk te lene aspak hapesire per abuzim
    une nuk e di se cila do te ishta me e mire per ne dhe boten , Turqia me ose pa Erdoganin, por vete Turqit treguan se e duan ate.
    Ato treguan se jane popull shume i civilizuar dhe liridashes, treguan se jane te zhvilluar ekonomikisht (nuk thyen 1 xham vitrinash, nuk vodhen nuk plackiten madje as nuk tentuan 1 gje te tille ) sic ndodh zakonisht ne kaos, rasti i Oklahomes, madje madje, sikur edhe 10 minuta te mungoje energjia ne vendet me te zhvilluara, ndodh hataja……. ka plot raste per te kujtuar…

    Nuk besoj se populli mbeshtet diktatorin sic nuk i mbeshteti (HOXHEN/Causheskun/Milosevicin/Sadamin/Gadafin/Asadin etj etj
    normal qe ka edhe turq qe se duan por ne demokraci drejton shumica…. ato mbrojten demokracine….

    1. Poli says:

      Shume e vertet cfare ke shkruar. Popujt e Botes duhet te jene vigjilent qe mos te lejojne KAOSIN ti kthej njerzit ne ZOMBI dhe vendet e tyre te shkaterruara nga lufta dhe mjerimi.

      http://portalb.mk/297683-sot-ceremonia-e-lamtumires-per-te-renet-e-demokracise-ne-turqi/

      Sot ceremonia e lamtumirës për të rënët e demokracisë në Turqi

    2. adi says:

      loku
      pse duhet patjeter qe idiotet si ti te na kujtojne gjithmone prejardhjen turke dhe sa te pazhvilluar jane menderisht dhe sa idiote jeni?????
      apo geni nuk ndryshon?????
      treguan turqit se jane te civilizuar nderkohe qe neper rruget e qyteteve nuk kishte thjesht police po kishte ushtare me arme qe vrisnin kedo??????
      ne cilin vend te botes kur kane ndodhur grushte shteti njerezia ka vjedhur dyqanet???????
      se turqit nga frika e ushtrise nuk vodhen dyqanet tregon zhvillim ekonomik?????
      ore palle turke
      qe genjen si nje turk i pazhvilluar kjo eshte e qarte sepse o palle edhe turqit e pazhvilluar vetem 51% te votave i dhane erdoganit e nese ti kete e quan te mjaftushme qe ai te vendosi diktature fetare nepermjet ligjit duhet vertet te jesh idiot bile me idiot se nje turk normal.
      sa per vjedhjet ne oklahoma eshte i njejti karagjozllek dhe nivel i ulet i genjeshtres qe beje edhe para ca kohesh kur thoshe se me ISIS ka edhe europiane te tjere per te justifikuar turqit shqipfoles a thua se nuk e dinte gjithe bota se ata ishin jevgj arabe po kishin mare ndonje pasaporte a sogiorno europiane, sic e di gjithe bota qe ata qe vjedhin dyqanet ne amerike jane gjithashtu jevgj.
      deshira idiote e nje qenie te pazhvilluar per te mbrojtur te padrjeten dhe te pamoralshmen e ben gjithmone ate qenie karagjoz deri ne peshtirosje.
      turqia eshte nje republike bananesh ky eshte fakt. bile republike e pazhvilluar bananesh se dhe andej ka kohe qe nuk behen grushte shteti .
      talljen e trapit qe hoxha ben ne xhami me ty ,nuk eshte se te shkon ta transmentosh ne nje gazete qe shkruan shqip!!!!!

    3. albani says:

      Erdogan eshte nje lider i zgjedhur me vote te lire ne zgjedhje te lira dhe jo si atje ku mbushen kutite.
      Nuk e kuptoj se perse disave u dhembin syte kur shikojne madheshtine e nje pallati apo te nje shteti,kur ate pallat e ndertoi dhe e gezon nje popull i tere i cili e voton per tre mandate rresht liderin e tij dhe kur opozita atje eshte katandisur shume here me keq se ajo e lulit tone.
      O njerez me mendje te vogel,por me llape te gjate qe shkruani dhe kritikoni madheshtine dhe pallatin presidencial te Turqise,thua se jua mori juve parate,shkoni dhe lepijani nje here Erdoganit.

  5. IsmailKemal says:

    Erdogan eshte nje lider diabolik, qe realizon diktatorin real te kamufluar me fasada “demokratike” dhe ngjyrime te liderit “popullor”, etj. Eshte modeli i te gjithe abuzatoreve dhe te korruptuarve, qe militojne ne mjegullat e sistemit demokratik dhe perfitojne nga mosnjohja dhe mungesa e eksperiences demokratike qe efektivisht kane popujt qe ata qeverisin. Nje rast tipik jemi dhe ne. Eshte padyshim edhe skenaristi dhe regjisori i puçit. Duke synuar qe te lidhe pas qerres se tij pushtetin autokratik dhe te fitoje mbeshtetje apo simpati tek kritiket e tij, AI REALIZOI NJE PUÇ KUNDER URES SE BOSFORIT. Se vetem kunder Erdogan nuk ishte. Nga frika apo dhe nga mosbesimi ai sigurine e tij e kishte zgjidhur qe ne skenar: me Erdogan s’kishte njeri pune, nuk do prekej. Kur dihej, ky mision mund realizohej nga 5 apo 10 puçiste. Por ne asnje sekuence retro te puçit, nuk ka asnje moment, asnje tentative per te eleminuar “udheheqesin e madh te popullit dhe atdheut”!? Nga ana tjeter nje ushtri e tere pushtoi uren e Bosforit dhe ne inat e siper u hodhen dhe disa bomba mbi zyrat e qeverise apo parlamentit ( pra sulm antikushtetues), ne nje ore kur aty nuk ishte askush qe te mund te lendohej (!?). Pra shinjestra e vertete, pra Erdogan, as u prek, as u cenua asnje fije floku, pasi vendodhja e tij ishte sekrete, sipas skenarit!?…

  6. corape kuqi says:

    Shikoja lajmet perendimore dje dhe me beri peeshtypje qe asnje vend perendimor nuk e denoi pucin por shteonin pyetjen pse deshtoi.
    Pak e hidhur kho????

  7. corape kuqi says:

    Shikoja shtypin perendimor dje dhe vereja qe asnje vend perendimor nuk kritikoi pucin por shtonin pyetjet pse deshtoi.
    Dhe me pas nje rradhe kritikash per erdoganin dhe jo per pucistet.
    Mu kujtua nje fjalim i tij qe kamblexuar ne tema ku erdogan shtronte pyetjen-me ke eshte amerika? Me ne apo me rebelet kurd?
    Dhe jo me shume se nje jave me pare kur nje minister i kabinetit te tij apo kryeministri tha qe do hapim bazatbper aviacionin rus ne nje bashkepunim kunder isis.
    Pas nje ore kjo thenie u twrhoq menjehere.
    Arsye te forta he???

  8. corape kuqi says:

    Qe ishte puc perendimor ishte. Po ne e duan turqit erdoganin ishte nje looj si te thoshe fiton saliu se e do populli shqiptare

  9. Loku says:

    replike- per Adin.
    Pike se pari, une bera koment tim ashtu sic e mendova dhe falenderoj TEMEN qe e publikoi….. e theksoi koment pa ofenduar askend
    Se dyti, jam 100% Shqiptar dhe midis Perendimt dhe Turqise absolutisht zgjedh dhe dua PERENDIMIN….
    nuk kam shkuar ndonjihere ne xhami (jo se ka ndnji gje te keqe) dhe as jam i ndikuar nga ato… se ku e konstatove ti prejardhjen time Turke ti e di… ti abuzon me te drejten qe Tema te jep per te dhen opinione duke ofenduar…….ofendimet me pseudonime nuk me pelqejne aspak …une nuk e bej madje as do ta bej ndonjihere si per ty (qe e meriton) por edhe per tjere qe ofendojne si ti…
    Se treti, ato qe thashe mendoj se jane te sakta dhe kaq. kundershtoi me fakte dje jo ofendime…ne kohe trazirash/kaosi grushte shteti sidomos ne ameriken latine por edhe gjetke kane ndodhur vjedhje, plackitje, grabitje… rasti i Oklahomes kur nga permbytjet rendi publik u cenua deri ne piken qe u organizuan banda duke grabitur bizneset eshte 100% vertete…a ishin ato emigrante me apo pa dokumente kete zbuloje ti … rasti i shqipersise ku ndryshimet demokratike ndodhen me dhune, placktjje, grabitje etj etj besoj se jane te verteta…kjo nuk u vu re ne turqi…ndoshta edhe kane ndodhur por te pakten mediat nuk i raportuan prandaj thashe te civilizuar ….
    se fundi, kalofsh mire dhe mendo pozitivisht per bashkombasit e tu ……vetem kshu behemi me te mire…kto jan vlera perndimore…respekti, dinjitetiti, ndershmeria

  10. Arben says:

    AI QE FRIKESOHET, LE TE VAZHDOJE TE MBUSHE BREKET, NUK KA PROBLEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje