O Lul, sa është ora?

17 Korrik 2016, 11:45Politika TEMA

Nga Ermal Petushi

E kam të vështirë të bëj profilin e politikanëve të sojit të kreut të opozitës. Kjo sepse ndjesitë që më përcjellin ndryshojnë shumë më shpesh nga ç’duhet, gjë jo e mirë për elektoratin e një politikani.  Nuk para më pëlqejnë as soji i politikanëve që pushtetin e kanë qëllim dhe jo mjet, për shumë arsye. Një ndër to është se sakrifikojnë gjithçka e gjithëkënd për të kapur pushtetin e realizuar ëndrrat e tyre. Kjo i ben ata të rrezikshëm, të frikshëm…

Nuk më pëlqejnë!

Ama jo në rastin e Lulit.

Do më kish pëlqyer shumë të shihja një Lul ‘arrogant’, një Lul ‘të pabesë’, i cili vret politikisht mentorin e tij që e katapultoi në krye, kërkon falje të sinqertë për çdo gabim që paraardhersit e tij kanë bërë, distancohet nga PD-ja ‘old school’, merr pjesë në hartimin e të gjitha reformave që janë bërë në këto tri vite dhe mbi të gjitha, një Lul që i thotë një “PO” të madhe reformës në drejtësi duke e projektuar veten lider në një të ardhme të afërt dhe duke e bërë ardhjen e tij në pushtet thjesht një çështje kohe.

Do më pëlqente, por që kur them ‘Lul arrogant’ ka diçka që të vret sytë, diçka që nuk bind as në letër e aq më tepër në realitet.

Kjo nuk ndodhi, e mesa duket nuk do ndodhë kurrë, jo në këtë univers të paktën.

E trishtë, më dhimbset…

Nuk ndodh shpesh të shohësh vetvrasje politike kaq spektakolare si ajo që po bën dita ditës kreu i opozitës.

Po nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Shpesh herë Luli më duket në krye të një bande frikacakësh.

Bandë frikacakësh, dy fjalë që me zor gjejnë vend pranë njera-tjetres por të tillë duken, nuk janë.

Kur akuzojne qeverinë për tentative kapjeje të sistemit gjyqësor të ngritur me aq dashuri e përkushtim nga tutori i tyre përgjatë dy dekadave e gjysmë, duken patetike, dhe janë.

Kur ne fillim kërkojnë zbatimin e rekomandimeve të Venecias sepse Rama futi duart atje ku s’duhet, duken impulsivë.

Kur kërkojnë votim me 2/3 në parlament, ia arrijnë qëllimit e më pas tërhiqen,duken konfuzë.

Kur kërkojnë vendet e rezervuara pa testuar më parë kandidatet në parlament, duken frikacakë.

Kur votojnë parimisht një draft dhe ndërkohë nxjerrin një draft tjeter paralel, sepse Halimi i plepave është më i mirë se ndërkombëtaret, duken posesive.

Kur i tremben një referendumi, duken dhjaksa.

Pra, me pak fjalë, një femër, në ato ditët e caktuara të muajit…

Ama, kur më pas kërkojne largimin e ndërkombëtarëve sepse cënojnë sovranitetin, ndërkohë që as rezultatin e zgjedhjeve nuk pranojnë pa miratimin e tyre.

Ah, këtu nuk duken më frikacakë, më duken idiote.

Drejtësia nuk është çështje sovraniteti, shitja e detit ishte…

Shpesh herë Luli më duket kreu i nje bande idiotësh.

Kur thotë që ajo kuqja e BE-së ka flirt me kryeministrin ndaj i jep mbeshtetjen, duken idiotër.

Kur trajton Donald Lu-në si fajdexhi me mashtrime borxhliu, jo sot jo neser, duken prapë idiotër.

Kur thotë se po ndërmjetësojnë me disa personazhe ne USA sepse ambasadori amerikan ka mendim personal, e nuk përfaqëson supërfuqine botërore, duken krejtësisht idiotë.

Kur mbron të pambrojtshmin, Gjin Gjonin.

Kur vendos t’i mbyllin dyert e BE-së Shqiperisë edhe për të paktën tre vite.

Kur çon drejt humbjes dhe shkrirjes partinë më të madhe opozitare në vënd.

Kur…..lista është e gjatë.

Thelbi është që duket idiot, për nuk është.

Dhe rrallë herë, rrallë por qartësisht ama, më shfaqet për çfarë është në të vërtetë.

Një mashtrues jo ordiner, por nga specia më e rrezikshme.

Dikush që mashtroi për Rrugën e Kombit, duke ia hedhur bythës me një certifikatë mjekësore se kish çik qurre dhe tështinte me fortë seç bërtiste në shesh….

Dikush që i shiti detin fqinjëve siç u shiste Berisha naftë serbëve gjatë luftës së Kosovës.

Dikush që i mori me dhunë çelësat e Bashkisë së Tiranës dhe i flaku tutje që ditën e parë, pas katër vitesh nxori Halim Kosoven t’i kërkonte.

Dikush që më 21 janar vrau për Berishën dhe më pas Berisha vrau zgjedhjet brënda partisë për të.

Të dy bashkë, Saliu me Lulin, si Loli me Colin, prej një viti mundohen të vrasin reformen në drejtësi, e bashkë me të shpresën e shqiptareve se ky vend bëhet.

Mbajtja parasysh e curriculumit politik të tij, thjeshtëzon edhe ambiguitetin e tij politik për ata që edhe pse kanë sy e veshë, e kanë të vështirë të shikojnë qartë se ç’po ndodh, biles dalin e mbrojnë në publik, ‘luftën fisnike’ që po bën Luli për sovratinetin e vendit. Gjëpura!!!

Situata është shumë më e thjeshtë:

Një grupim egoistësh, mashtruesish e kriminelësh, duhet të votojnë pro një reforme që me shumë mundësi, do hapë dyert e burgjeve për vetë ata në radhë të parë, ndryshe s’do quhej reformë.

Kjo është e pamundur, e më shumë mundësi, paniku që i ka pllakosur do tërheqë drejt dështimit reformën më të rëndësishme të shekullit, e cila si ankorë shpëtimi ka vetëm thirrjen e arsyes së disa personaliteteve brënda opozitës.

Nuk do doja të isha në pozicionin e tyre mëngjesin e 22 korrikut në rast se reforma nuk kalon.

Të paktën për herë të parë, shqiptarëve do u jepet shansi të shohin qartë drejtuesit e opozitës për atë që janë në të vërtetë. “Mbyllet një derë, hapet një dritare” dhe me mbylljen e këtij kapitulli, i hapet rruga një tjetër reforme, asaj të shkatërrimit dhe rindërtimit të partisë demokratike. Këtë Luli e di, por e pranon dhe sakrifikohet për veten e Saliun, kjo është e vetmja ‘fisnikëri’ në gjithë këtë histori.

Pak kohë më parë lideri i LSI-së i pyetur nga një gazetar pa floke mbi personalitetin e liderit të opozitës u përgjigj: “Eshtë mashtrues, nga ata që gënjen edhe kur e pyet për orën.”

O Lul sa është ora?

17 komente në “O Lul, sa është ora?”

  1. ali says:

    C’fare t’i shtosh me shume?

    1. Edkari says:

      Lul Bashes i rri ora 12.
      Nuk i prishet gjiza po sipas batheve te priftit
      Edi Rama e ka tollumin brenda..

  2. Tironci says:

    Shume sakte vella. Shkrim real dhe i ndjere…nuk kuptoj perse shqiptaret nuk ngrihen ti japin fund ifioteve si Basha e kompani dhe te shpetojne Shqiperine nje hete e mire nga kanceri berishisht.

  3. nina says:

    te lumte dorsa o shkrues.. luli eshte kriminel dhe LSI gjarper qe sduan Shqiper..

  4. MAGJISTARI says:

    kryeveper realiste ne nje ambient kryekeput HIPOKRIT

  5. TJ says:

    Mafia do te fitoje! Berisha,Basha Meta , u duk shume qarte qe eshte BURGU frika e kasaj tresheje! Kaq shume kane vjedhur sa nuk i ze gjumi naten tani! Meta dukej i tromaksur si atehere kur u akuzua per $700.000 ! Si mund ta votojne reformen keta kriminele?! Cila eshte zgjidhja! Largimi i treshes nga politika!

  6. Dajti says:

    Nje artikull shume korrek dhe i vertet Brava
    Populli duhet te llogjikoje vete kushe eshte danda e PD dhe kushe e drejtin.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Kush pordhi?
    Cfar na the me kete shkrim?
    Do ti mbushni mendjen miletit me keto pallavra ju?
    Duke hwdhur ne kete fjale te degjuara aty ketu
    Do ti mbushni mendjen popullit qe ska buke te haje se rrilindja do reformen
    Po ik pirdhu mw gjithe shkrmin tend
    Cfare do fitoje populli nga kjo reforme
    Nje m te madh
    Kur kemi gjithe ATO ligje e drejtihemi me Vkm
    Po kujt do i mbushesh mendjen se lyli eshte i keq e rama eshte i mire
    Kur e dime qe nga koha e jezu krishtit se kriminelet drwjtojne shtetet
    Po lloji me i keq na ka qelluar ne
    Ne na ka qellu lloji i hajduteve po e marr qe nga koha e zogut jo me larg .Qenkemi nje popull i mallkuar ne kete drejtimin.
    Reforma do behet
    Do iki m do vi k ne gjykate, ne prokurori
    Delet do votojne per nje thes miell
    Dhe ty sdo ta mbaje bytha ti besh portretin asnje politikani.

  8. Dajti says:

    Nje artikull shume korrek dhe i vertet Brava
    Populli duhet te llogjikoje vete kushe eshte danda e PD dhe kushe e drejtin.
    Mero botoj komentet se jame lecuse i rregullt i Temes

  9. Dajti says:

    Nje artikull shume korrek dhe i vertet Brava
    Populli duhet te llogjikoje vete kushe eshte danda e PD dhe kushe e drejtin.
    Mero botoj komentet se jame lecuse i rregullt i Temes
    PECO DI MERDO.

  10. Niko says:

    Epo nuk thon kot te vjetrit qe pak para se te bjere termeti fillojne dhe levizin minjet,keshtu qe edhe minjet e rilindjes kan filluar te levizin

  11. Goni says:

    Bravo per analizen! Faleminderit per Kuramon!

  12. Genti says:

    Me date 21 te gjithe para parlamentit.

  13. Emigranti says:

    KETA SOJET SI LULI , BERISHA KURE U VJENE PASE VERE, KERKOJNE HETIME DERKOMBETARE, SE VETEM TEK ATA KANE BESIM, SICE ISHTE RASTI I CEZIT, TANI QE RREFORMA NE DREJTESI ESHTE JETIKE PER VENDIN TONE, SI DO NDERKOMBETARET, ME PRETEKSIN SE CENOHET SOVRANITETI, NDERKOHE QE KETE SOVRANITET NA I KANE MUNDESUAR PO KETA NDERKOMBETARE DHE PA NDIHMEN E TYRE NE NA HANE QENTE EDHE KOCKAT. KETA MOSTRA , KANE FRIKE SE NDERKOMBATRAET DOTE HETOJNE EDHE KETA QEN E ZAGARE QE I KANE PIRE GJAKUN POPULLIT , NESE ESHTE NE KETE GJENDJE DREJTESIA ESHTE SE KA QENE E EMERUAR DHE E MVARUR NGA SALIU, PRANDAJ U MBYLL GERDECI, 21 JANARI E SHUME KRIME TE TJERA, NGA DREJTESIA E KOORUPTUAR DHE E DEGJENERUAR E SALIUT. KJO ESHTE ARESYJA QE SE MIRATIJNE RREFORMEN BERISHA E LULI.

  14. Lpl. says:

    Luli eshte kryetar i opozites moj bole perfaweson gjysmen e popullit kurse ti nuk perfaqeson as familjen tende dhe ty nuk te lejohet me perdore kete gjuhe nga ana morale dhe profedjonale per derisa shkruan ne nje gazete duhet te shkruash ndryshe jo si komentues te rendomte si puna jone qe flasim e shkruajme pa pergjegjesi pa asnje vlere vetem shfryjme nervat .Shume shkrime banale dhe te pa vlere shkruajne shume njerez une se kuptoj per ke i shkruajne kur rrjedha historise edhte duke shkuar kundra Rames ne favor te Badhes pir me duket se keni rene ne depresjin dhe ju ka ngele ora ne nje vend dhe vaxhdoni e perserisni ata gjera qe keni pase ndermend para tre viteve koha ecen gjerat levizin vazhdoni shkruani per komunistet pasardhesit e vrteraneve dhe pensjonistet e regjimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje