Basha zbythet përsëri, Meta nervoz me Xhafajn. Socialistët të vendosur të qëndrojnë në Kuvend deri sa të miratohet reforma

21 Korrik 2016, 09:45Politika TEMA

Lulzim Basha është gdhirë me buzëqeshje të ngrirë në buzë, ditën e sotëme, pas festës së tij dje në mesditë për fitore.

Gjatë orëve të natës ai ka bllokuar zbardhjen e marrëveshjes me Komisonerin Hahn, duke futur në axhendë cështje të tjera të padebatuara më parë në mbledhjen e Komisionit të reformës.

Bëhet fjalë për formulën që ai kërkon të ndryshoj lidhur me Këshilin e Lart Gjyqësor KLGJ dhe Këshilin e lart të Pérokuorisë KLP.

Pas reagimit të ahspër të SHBA dhe BE dje në mesnatë, Basha duket se është gdhirë sërisht me mendje tjetër, duke u zbythur nga qëndrimi bllokues i djeshëm.

Ai ka pranuar se do të shkoj në Kuvend dhe do debatojë aty për të ndryshuar draftin.

Kontradikta qëndron tek fakti se projekti i reformës është bërë gati nga Komisioni dhe i vetmi ndryshim që duhet shtuar, është ai i Komisionerit Hahan.

Basha kërkon që projkekti të shikohet më shumë se kaq.

Duket se në krah të tij pë rkëtë cështje ëhstë dhe LSI.

Kjo është reflektuar nga nervozizmi i Metës sot në Konferencën e kryetarëve, pas vonesës disa minutëshe të Ruçit dhe Xhafaj.

Ilir Meta nga mbledhja e Kryetarëve pohoi sot se tani mes palëve mbizotëron një situatë debatesh idiote politike, ndërsa theksoi se janë bllokuar procedurat për ndryshimet kushtetuese.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i propozova kreut të komisionit, Xhafaj, për të zhvilluar këtë mbledhje. Debatet politike idiote kanë shoqëruar këtë reformë, dhe janë bërë konfliktuale.

Zoti Xhafaj të vijë këtu dhe gjithë ekspertët që nuk patën kurajo për të sqaruar këtë çështje. Historia e ‘telefonit të prishur’ për çuar reformën në drejtësi ka mbaruar. Kam kërkuar që të mblidhen aktorët kryesor ndërkombëtar. Po të dëshironi mund të shkoj edhe unë. I vetmi moment kur unë bëra thirrje publike, kur ambasadorët Lu kërcënoi zotin Basha dhe Rama, për ti mbyllur ata ‘në një dhomë’, ndërhyrja. Ndaj i bëj thirrje zotit Xhafaj që të vij këtu se nuk bëhet lojë.”, tha Meta.

Ndërkohë Xhafaj mbriti disa minuta më vonë në sallë dhe i kërkoi Metës të ndryshoj tonet e komunikimit duke ironizuar me batutën e tij “me qetësi dhe dashuri”.

Nga ana tjetër burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditu se socialsitët janë përgatitur pë rnjë seancë maratonë, duke mos e lëshuar Kuvendin, pa u miratuar Reforma për Drejtësi.

 

 

 

6 komente në “Basha zbythet përsëri, Meta nervoz me Xhafajn. Socialistët të vendosur të qëndrojnë në Kuvend deri sa të miratohet reforma”

  1. Shelgura says:

    Mos bini pre e ketj dredharaku ku perdor fjalen me qetesi e dashuri vetem per berishen . Prandaj sot duhet te qendroni fort dhe te mos dilni nga parlamenti sa te dalin kundershtaret e vendit te amerikes dhe te evropes cvishini cullak

  2. Vdekje e saliut says:

    Nuk behet drejtesia po nuk vdiq sali mavria. Keta mendojne se ne shqiptaret jemi skllevrit e tyre

  3. Hakmarrja e Popullit says:

    keto jane prapaskenat e Metes dhe Bashes

  4. DREJTESIA says:

    Me laraman se ky Meta ketij vendi nuk I vjen me,jane njelloj Berisha-Basha-Meta jane prapaskenat e felliqura te kesaj 3-she te mallkuar.

  5. qiri says:

    Po behet mehit kokemadhi skaparlli se shikon fundin e tunelit. S’ka me erresire per te vjedhur, por drite per te vjelle c’ka ke vjedhur. Reforma eshte nje s…izm qe do t’ju rrjepe pasurine e vjedhur. Keshtu e ka ai vend, te jep dhe te rrjep mire. E kini harruar kete formule? shijoeni ne kurrizin tuaj qelbesira.

  6. sharlatani says:

    Po kali i trojes pse e kaq friken plakun mere? Dihet. Turpi iu ngelte ne dere, pa asnje bindje politike populli e mori vesh kush jane mafiozet dhe sharlatenet qe e duan kete vend rokupuje. per 25 vjet e shkunden mire kete popull, e v odhen e masakruan dhe tani ne plotronen e kuvendit ishte bere mavim, bronx, perse ka kaq frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje