FOTOT/ Pas fotove të dhimbshme të ariut në Shqipëri, vjen një tjetër rast mizor

21 Korrik 2016, 12:53Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pas fotove të dhimbshme të ariut në Shqipëri, vjen

Ditën e djeshme një ndër kryelajmet e Daily Mail ishte ariu Tomi, që mbahej në një restorant shqiptar në kushte të mjerueshme, për të argëtuar turistët dhe klientët e lokalit.

Sipas gazetës britanike janë 80 restorante në Shqipëri që mbajnë kafshë për argëtim.

Por një rast analog është edhe në Kinë.

Në akuariumin “Grandvieë” të Guuangzhou mbahet një ari polar.

Ai është i mbyllur në një hapësirë shumë të vogël dhe në kushte mizore.

Edhe shprehja e syve të ariut tregon dhembje.

Ky akuariuam është ndër më të vizituarit në vend, dhe shumë shkojnë për të parë ariun polar 3-vjeçar.

Shoqata Aziatike e Kafshëve ka bërë peticion për lirimin e tij, por autoritetet nuk duan t’ia dinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje