Milva Ekonomi: Porti në Karpen. Ja detajet e megaprojektit 5 miliardë USD

22 Korrik 2016, 16:41Ekonomia TEMA

Parlamenti votoi projekt-ligjin që i hap rrugë negocimit të kontratës me “Star Bridge Developments Limited” për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës. Milva Ekonomi Ministre e  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  i paraqiti parlamentit këtë projekt ligji për procedurën e veçantë të negocimit të kontratës me kompaninë qe do te ndërtoje portin. Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune. Në një intervistë për Tema Online Ministrja Milva Ekononi me detaje shpjegon projektin.

Zonja Ministre e kujt ishte ideja e ndërtimit të portit me Karpen?

“Project Morgan” është një projekt-propozim i pakërkuar për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen e një Porti në Karpen, zonës mbështetëse të portit, i paraqitur nga “Star Bridge Port Developments Limited” (“Star Bridge”). “Star Bridge” është një subjekt për qëllime të veçanta, i regjistruar në Angli.

Përse ishte e nevojshme hartimi dhe propozimi i një projektligji të veçantë nga qeveria shqiptare?

Projekti në tërësinë e tij ka si komponentë disa nënprojekte në funksion të njëri-tjetrit, kjo lidhje e pandashme e tyre, fizike dhe ekonomike, dikton nevojën e miratimit të njëkohshëm, është një investim i përmasave financiare dhe vlerës ekonomike që nuk do të kishte konkurrent tjetër dhe procesi do të ishte vetëm një humbje kohe dhe shtyrje pa arsye e fillimit të punimeve. Kjo duhet konsideruar si një mundësi që nuk duhet humbur, por përkundrazi duhet vepruar me kujdes por shpejt për ta miratuar dhe për t’i dhënë ekonomisë tonë një imput afatgjatë e domethënës.

Çfarë komponentësh ekonomikë përfshin ky projekt i të tilla përmasave?

Kjo është një mundësi unike për Shqipërinë për të tërhequr një investim me një vlerë kaq të lartë. Kemi parasysh se vlera e përllogaritur e projektit, si fillim, është 5 miliardë USD dhe shtrihet në rreth 5 vite. E parë nga një aspekt përllogaritjeje, ky investim është 57 % e PBB vjetore të sektorit të ndërtimit dhe sjell vitin e pare 6 200 vende pune të reja ndërsa në harkun kohor të 5 vite krijon 70 mije vende pune. Kemi të bëjmë me një projekt i cili përfshin në mënyrë të integruar 3 nënprojekte të veçanta: ndërtimi i portit, ndërtimi i zonës ekonomike, ndërtimi i centralit të energjisë. Projekti i zonës ekonomike dhe i centralit të energjisë do të realizohen në funksion të portit. Zona ekonomike do të permbajë, dok të thatë, rrugë të brendshme, rrjet hekurudhor të brendshme, magazina dhe hapësira ruajtje, mjete transporti kargo, peshore, zyra shërbimi dhe mirëmbajte, central për prodhim energjie, depozita karburanti, bankë, zyra doganore, financiare, kapiteneri, shërbim sigurie, shërbime hotelerie, kulinarie, pikë informacioni etj.

Menjëherë pas miratimit të projektligjit në qeveri lindi një debat për kapitalin e kompanive të regjistruara në Britaninë e Madhe me vetëm 100 stërlina. Mund në na shpjegoni cili është kapitali real i këtij investimi?

Kjo është një pyetje që unë e mirëkuptoj por më lejoni të theksoj se kjo vlerë, pra 100 stërlina, i referohet çmimit të regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vlerës së kompanisë. Kur shoqëria kërkon të angazhohet në një projekt të rëndësishëm dhe i duhet të sigurojë shuma të mëdha parash, aksionarët ekzistues mund të vendosin të rrisin kapitalin e autorizuar në aq aksione sa dëshirojnë dhe t’ua ofrojnë palëve që investojnë në shoqëri, duke blerë një pjesë ose të gjitha aksionet e reja të emetuara. Numri i aksioneve të autorizuara rritet vetëm pasi projekti të jetë siguruar. Subjekti i krijuar Për një qëllim të Veçantë (SPV) u shërben kompanive investitore dhe atyre zbatuese për të sjellë propozimin para qeverisë shqiptare dhe për të filluar negociatat për këtë projekt. Në çdo rast, para nënshkrimit të kontratës, “Star Bridge” do të regjistrohet si SPV sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar dhe do të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme të performancës. Një subjekt i tillë, me të njëjtin qëllim dhe që funksionon me të njëjtin mekanizëm, në raport me kompanitë investitorë dhe zbatuese të projektit, parashikohet edhe në ligjin shqiptar për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat (PPP).

Kush janë kompanitë e propozuese të këtij projekti?

Kompanitë investitore për projekt propozimin janë kompanitë e mirënjohura AECOM nga SH.B.A., AECOM Capital dhe banka e investimeve globale William Blair, e themeluar në Chicago që nga 1935 me mbi 1200 punonjës, të vendosur në 22 zyra nëpër botë, Ramboll nga Britania e Madhe, RTV Architects nga Britania e Madhe, STFA nga Turqia, dhe Summa po nga Turqia (regjistruar në Turqi 1989).

Përse është zgjedhur Karpeni dhe jo ndonjë zonë tjetër në Shqipërisë pse jo edhe në rajon për ndërtimin e këtij porti?

Propozuesi e paraqet kërkesën e tij në vendin tonë pasi ka studiuar paraprakisht përshtatshmërinë gjeografike, fizike dhe ekonomike të vendit ku do të zhvillojë projektin. Karpeni ka përmasa e hapje të mjaftueshme për përballimin e trafikut të anijeve që do të hyjnë për të sjellë kargo dhe atyre që do të dalin të ngarkuara për destinacione në porte të ndryshme të pellgut të Mesdheut, për shkak të pozicionit të tij gjeografik. Struktura gjeologjike dhe bregu i zonës së Karpenit janë një kombinim i përshtatshëm i hapësirës tokësore dhe mundësisë së krijimit të thellësisë 17 deri 20 metra në hapësirën ujore të portit. Bregu me sipërfaqen fushore është i përshtatshëm dhe me kosto modeste për ndërtimin e gjithë strukturave dhe instalimeve të nevojshme portuale, si dhe të zonës ekonomike të parashikuar nga projekti, të cilat në total llogariten të shtrihen në një sipërfaqe prej 1700 ha. Mund të sjellim në vëmendje planet e zhvillimit dhe investimet e synuara për ndërtimin e autostradës ndërkombëtare Nish-Prishtinë-Durrës. Kjo arterie do ta lidhi rrjetin rrugor kombëtar me atë të vendeve evropiane dhe me pikat e përpunimit të mallrave për transport hekurudhor të zhvilluar në vendet e Ballkanit, (Maqedoni, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kroaci, etj., të lidhura me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar).

Si parashikohet të ndikojë ndërtimi këtij porti në volumin e përpunimit të mallrave nga portet e tjera të pellgut të Mesdheut?

Duhet marrë në konsideratë se Porti i propozuar për në Karpen do të shërbejë si port distributor i kargove të sjella nga anijet transoqeanike të gjeneratës së fundit, të cilat aktualisht nuk përpunohen në asnjë port në pellgun e Mesdheut, por vetëm në portin e Roterdamit. Transporti nga porti i propozuar është me interes për kompanitë e transportit detar që kanë flotë me anije të një tonazhi më të vogël pasi ul koston sepse nuk u duhet të shkojnë në portin e Roterdeamit, për të marrë kargo dhe për t’i sjellë në portet e Mesdheut. E shprehur në kohë, ato do të kursejnë minimalisht 7 ditë udhëtim ku përfshihet edhe kostoja e karburantit, ditët e punës së ekuipazheve, pagesa të ndryshme portuale dhe risku i ekspozimit ndaj kushteve atmosferike në Oqeanin Atlantik. Sipas propozuesve është parashikuar që kostoja e transportit, që tani është 50$ TEU, të zbresë në 25$ TEU pas ndërtimit të këtij porti..

A keni të dhëna se si ky port mund të konkurrojë me ato rajonale si për shembull ai i Pireut?

Avantazhi konkurrues i Portit në Karpen sipas vlerësimit të studimit të parafizibilitetit na tregon se tregu total i disponueshëm për këtë port parashikohet të jetë afërsisht 50% e tregut total aktual të gjithë rajonit të Mesdheut. Ky port do të rrisë edhe kapacitet e porteve të Pireut, Selanikut, Koper, Triestes, Kostancës, Rijekës. Në nivelet aktuale tregtare, kjo do të ishte afërsisht 1.25 Milion TEU. Kjo analizë merr parasysh se kargo do të ishte e disponueshme për një port që ofron thellësi lundrimi prej 17 m. Projekti i rritjes prej 5% në vit për një periudhë 10 vjecare do të sjellë një rritje deri 2 Milion TEU kargo të trajtuar për shpëndarje.

Çfarë angazhimesh paraprake duhet të përmbushë qeveria shqiptare për këtë investim?

Shteti shqiptar, në këtë marrëdhënie, është minimalisht i ekspozuar ndaj riskut në rast se eventualisht projekti nuk realizohet ose nuk përfundon ashtu siç është propozuar. Konkretisht, nga ana e shtetit shqiptar do të ketë një humbje minimale, e cila paraprakisht vlerësohet në mungesë të zhvillimit ekonomik të zonës, në kthim pas të procedurave të shpronësimit dhe në gjithë procedurat administrative për kthimin e regjimit juridik të tokës në gjendjen që është sot (përpara fillimit të projektit. Për të siguruar aksesin në tokë propozuesi do të marrë përsipër koston financiare, duke paguar vlerën e tokës dhe duke e kaluar këtë sipërfaqe në pronësi të vet. Një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes, ku parashikohet shtrirja e projektit, është tokë me pronësi shtet. Për këtë kategori është propozuar si opsion i parë kalimi në pronësi të propozuesit, ose dhënia në shfrytëzim për një afat prej 99 vjetësh. Ky afat i gjatë, nga një anë, është garanci për investitorin, i cili një investim kaq të madh duhet ta kryejë dhe të fillojë të marrë të ardhura në një afat që shtrihet në disa dhjetëvjeçarë, pasi në të kundërt nuk do të kishte leverdi ekonomike.

Kur flasim për të tilla investime kaq gjigande lind pyetja se çfarë do të ndodhë me ambientin për sa i përket ndotjes dhe ruajtjes së biodiversitetit të zonës ku do të zbatohet ky projekt. Propozuesit e tij a kanë bërë një studim paraprak?

Sigurisht që një nga pikat delikate, trajtuar me shumë kujdes dhe është evidentuar në studimin e parafizibilitetit të paraqitur nga propozuesi. Një prej vlerave themelore të shoqërive propozuese është ndërgjegjshmëria që kanë ndaj mjedisit dhe ekologjisë dhe janë mbështetëse aktive të organizatave që mbrojnë mjedisin, jetën e egër dhe speciet në rrezik zhdukje. Për këtë qëllim, propozuesit njohin detyrimet dhe premtojnë zbatimin rigoroz të legjislacionit në fuqi, përfshi edhe rregulloret e BE-së, duke ofruar mbrojtje absolute të mjedisit.

Po për sa i përket impaktit social. Çfarë parashikohet?

Në zonat e përfshirë nga projekti parashikohet zhvillimi i aktiviteteve të cilat do të punësojnë banorë të rrethinave të portit. Gjithashtu, në zonën ku do të zhvillohet projekti do të bëhet ndërtim i rezidencave dhe ambienteve sportive e rekreative për punonjësit, por edhe për banorët lokalë. Një mundësi shumë e mirë ofrohet për kompensimin e rënies së prodhimit të ekonomive bujqësore rreth portit, nga pakësimi i tokës bujqësore. Për këtë është menduar që banorëve vendas që do të vijojnë të merren me bujqësi dhe aktivitete blegtorale tu ofrohen teknologji bashkëkohore dhe ndërtim serash moderne, të cilat do të mundësojnë shumëfishimin e prodhimit duke tejkaluar edhe atë aktual, pavarësisht reduktimit të sipërfaqes së tokës bujqësore. Rritjes së nivelit të jetesës do t’i shërbehet edhe duke ndërtuar banesa me parametra teknikë e kushte jetese më të mira se ato ekzistuese e që do të shpronësohen për shkak të zhvillimit të projektit.

Të rinjve nën 25 vjeç, paraardhësit e të cilëve punojnë si fermerë në kooperativë, do t’u ofrohen trajnime dhe mësimi i zanateve për ata që kërkojnë një të ardhme në industritë e ndryshme që do të ushtrojnë veprimtarinë në Zonë përqark portit.

Cilat janë fazat e realizimit të këtij projekti?

Gjatë 3-6 muajve të parë do të kryhet punë studimore në terren, përfshirë hetime për kufijtë, topografike, hidrologjike dhe gjeologjike. Brenda 4 muajve, “Star Bridge” do të ketë finalizuar detajet dhe qëllimin e përmbajtjes së projektit dhe do të fillojë fazën e programimit përgatitor të ndërtimit, e cila do të marrë 10-12 muaj. Ndërtimi do të fillojë ndërmjet muajit të 12-16. Faza e ndërtimit do të marrë 5-6 vjet, por porti do të bëhet operacional brenda kësaj periudhe.

Kush do ta thotë fjalën e fundit pasi të jetë miratuar nga qeveria kontrata me këta investitorë?

Ky projekt-ligj parashikon që mbas hyrjes në fuqi të tij të ngrihet menjëherë grupi teknik i negocimit të kontratës. Afati negocimit do të jetë 45 ditë dhe, me nënshkrimin e kontratës, Këshilli i Ministrave do t’i drejtohet Kuvendit me një projekt-ligj për miratimin e kontratës. Pra, fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi i cili, me miratimin e kontratës, finalizon procesin dhe i hap dritën jeshile nisjes së punimeve, pra zbatimit të projektit.

11 komente në “Milva Ekonomi: Porti në Karpen. Ja detajet e megaprojektit 5 miliardë USD”

  1. Tani le te ndertoet shqipria rendsi ka qe ju nuk do vidhni me dhe do jeni llogari

    1. Raimond vlonjati says:

      Nje cudi esht aty :.. Po si mund te behet nje port aq i madh ne nje vendvte oa mbrojtur nga Era qeve bejne drtin te rezikshem per anijet ?

      Ai port aq i madh mund te behej ne ndonje bregdet ne forme gjiri , te rethuar nga malet , sic esht ne Vlore psh
      Se kur ben det i forte , ne vendet e hapura , te gjitha anijet largohen nga moli se behen mut
      Po aty ne Karpen qe esht vend i hapur si do i behet hallit kur koha esht e keqe dhe deti me dallge ?

      Nuk duket shum bindes vetem nga ky aspekt teknik

  2. Era e Malit says:

    Po sikur ta kthejne ne port ushtarak keto “firmat” amerikane…se Karpen njihet edhe historikisht si zone ushtarake…Apo le te mbllidhen ca fregata dhe destrojere aty afer Kavajes… Mire e kane zgjedhur nga pikepamja strategjike…

  3. Zigur Qarri says:

    5 miliard Dollare….???!!!Se ……mos jan Pare fallse?
    Ndryshe nga Porti i Durresit dhe Shengjinit,qe kan mbrojtje natyrore nga era e forte e veriut,tek
    ajo zone eshte e kunderta.Do te ngrejne ndonje mur,koder apo mal projektuesit,qe te kompesojn
    ate qe nuk i ka dhuruar natyra?(Kinezet me 280,5 Milion Euro,zoterojn 51% te Portit te Pireut)!
    Per hajer qofte.

  4. Petro says:

    O idiote! Ke dhe origjine nga Durresi.Nje port tjeter ne Karpen, pra ne gjirin e Durresit i jep fund dhe atij pak turizmi qe merr fryme sot.Nese porti i Durresit do mbetet ne te ardhmen port turistik dhe i trasportit te udhetareve, ne veri ka nisur te marre fryme porti i karburanteve dhe i tregetise me kontejner ne Porto Romana.C duhet port tjeter?Injorantet vetem shkaterojne, jane force demoniake qe e cojne shoqerne dhe nje vend prapa.Eshte thenje e filozofit romak Seneka.

  5. ben says:

    Sa me e madhe genjeshtra aq me shume e besojne delet.
    Mbasi I zgjidhem gjithe problemet me reformen ne drejtesi tani me ca genjeshtre do hane buke me kos njerezia?
    Nese investimi do jete 5 miliarde $ duhet qe fitimi vjetor te jete me i madh se 5% ne vit se ndryshe ata “bisnesmenet e medhenj ” pse duhet te rezikojne leket e tyre ne karpen te kavajes?
    Pra I bie qe sikur keta te jene dakort per sa me siper duhet te fitojne minimalisht 250 milione $ ne vit. Ne karpen te kavajes.
    Kur porti me i madh I ballkanit porti I pireut ne greqi ju shit kinezeve per 370 milone $ per nje port qe ka te sigurt vetem turiste 17 milione ne vit plus nja 3.6 milione konteniere I bie qe nga porti I karpenit qe te jete ekonomik duhet te leviznin 10 fishi I turisteve qe ka pireu pra 160 milione turiste ne vit ose 10 fishi I conteniereve 36 milione konteniere.
    Tani nuk e di kush idiot mund te besoje nje genjeshter po kaq te madhe sa eshte me kollaj te besosh se egziston parku I vitit te ri.

  6. vladimir nawellari says:

    Kam gjithe jeten qe jam marre me portet she zhvillimin e tyre po brockulla she budallalleqe te tilla nuk I Kisha degjuar ndonjehere. Perrallat e zonjes ministre Jane per politikanet pot Jo per njerez eksperte. Mendini I’m eshte qe kjo mos te ndodh.

  7. mirel says:

    Ja futen dhe Durresit, e pordhen. 5 miliarde dollare i duhen Reformatoreve se helbete u lodhen shume dhe iu duhet te mbulojne ndonje vrime qe do ju hapi Reforma.
    Hajde popull idiot hajde.
    Ne vend te ngrihet kunder investimeve shkaterruese dhe fitimprurese per xhepat e qeveritareve behesh pjesemares ne nje teater te tille te quajtur Reforme. Tere keto investime i vjedh qeveria, ndersa ju do i paguani ne faturen e borxheve.
    I lumte Berishes dhe Ramiut.
    Ja kane gjetur formulen ketij mileti hajvanesh.
    Nje dron, nje flamur dhe nje teater te quajtur Reforme, dhe aq eshte e gjitha per ti bete shqiptaret te lumtur.

  8. LLL says:

    Këto janë si ajo firma amerikane e Gërdecit . !
    Ç’fiton Shqipëria nga këto firma lubi ?!
    Sa përqind e portit do jetë e jona ?!
    Ah more Faik Konica , sa mirë na paske njohur se ç’mut jemi !
    Popull debil me në krye tradhëtarë !

  9. Bashkimi says:

    Porti i Karpenit eshte nje investim strategjik i SHBA ve per te arritur nje zbarkim me te shpejte te forcave ushtarake ne rast konflikti te gjere me shtete si Rusia (ose grup shtetesh). Duke pasur parasysh se Rusia eshte nje force tokesore e fuqishme dhe me nje numer shume te larte te mjeteve te renda te blinduara,
    lind nevoja e nje zbarkimi te shpejte te SHBA (ose NATOs)per tju kunderpergjigjur nje ofensive te shpejte nga ana e Rusise, e cila mund ta pushtoje Rumanine ne nje kohe rekord. Edhe ne Irlande SHBA te kane ndertuar areoporte gjigande te cilat nuk justifikojne shpenzimet e kryera ne qyteza me 600 njerez ( po te ishte per nje qellim civil). Nje investim i tille do te ishte me te vertete i mrekullueshem per sigurine ashtu edhe per ekonomine e shqiperise dhe te kosoves. Ne qofte se ky port do ti bente konkurence porteve te rajonit
    dhe te pranoje anije me te medha se ato ,atehere ky padyshim eshte nje projekt ushtarak i cili me vone do te
    sjelle edhe benefitet ekonomike.

  10. Listen mbare says:

    SAKTE lll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje