Erdogan me fshesë në dorë, mbyll mijëra institucione

23 Korrik 2016, 13:23Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private ndërsa e ka zgjatur periudhën gjatë së cilës të dyshuarit mund të mbahen të paraburgosur pa aktakuzë.

Ky është dekreti i parë i liderit turk pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Erdogan e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasditën e të mërkurës duke thënë se kjo iu jep mundësi autoriteteve që të spastrojë institucionet e vendit nga përkrahësit e grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut gjatë të cilit u vranë së paku 246 persona.

Dekreti i parë i nënshkruar nga Erdogani autorizon mbylljen e saktësisht 1043 shkollave, 1229 shoqatave humanitare dhe fondacioneve, 19 sindikatave tregtare, 15 universiteteve dhe 35 institucioneve shëndetësore, shkruan më tej sot Anadolu.

Të gjitha këto institucione dyshohet së kanë lidhje me klerikun turk, Fetullah Gylen që jeton në SHBA.

Gylen i ka hedhur poshtë akuzat se lëvizja e tij qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

3 komente në “Erdogan me fshesë në dorë, mbyll mijëra institucione”

  1. Zigur Qarri says:

    Ka goditur ne nerv,aty ku mund ta te demtosh me se shumti nje komb,nje shtet.
    Prandaj edhe Amerika te jep mundesi te qeverisesh maksimal 8 vjet si President,sepse
    minimizon dëmin qe mund te sjelli ndonje psikopat.Po i kalove 8 vjet ne pushtet,te prek
    paranoja.Para 100 vjetesh rilindi kombin turk Mustafa Kemal(megjithese 400 vjet me vonese
    nga rilindja Europiane),per ta shkallmuar pas 100 vjetesh nje paranoid.

  2. Mark ramy uk scotland irland says:

    Formula 2+2 bara 4 tregon se pas nje ngjarje perfituesi eshte autori.
    Kush po perfiton nga grushti i shtetit? Erdoganistet.
    Pra ai e sajoi grushtin e shtetit per te shkaterruar kundershtarin gulen.
    Per mire apo keq nuk e di se nuk njoh historine e tyre kush eshte i mire apo i keq.
    Por forma eshte shume e keqe. Menyra

  3. Ledio says:

    Po e therret Kadafi Erdoqenin. Me vjen vertet keq per ate qe sot quhet Turqi edhe qe shume shpejt do jete si Siria, Iraku , apo Libia. Tani po e kuptoj sa mire beri ushtria ne Egjypt qe i hoqi qafe keta shapkaxhinj me mjekra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje