Hillary zgjedh zv/presidentin, por shumë dyshime mbi përzgjedhjen e tij

23 Korrik 2016, 10:15Bota TEMA

Kandidatja demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton e ka emëruar Senatorin nga shteti i Virginias, Tim Kaine, si kandidatin e saj për zëvendëspresident, duke e shtuar kështu një zë të fuqishëm në fushatën e saj në raport me marrëdhëniet me jashtë dhe cështjet ushtarake.

Clinton e ka përshkruar Kaine si “person që ia ka kushtuar jetën e tij të tjerëve”, përmes njoftimit të bërë në “Twitter”, më 22 korrik.

Kaine është gjithashtu ish guvernator i Virginias, një shtet ku asnjëra prej partive nuk e konsideron bastion të vetin dhe për këtë arsye përzgjedhja e Clinton konsiderohet me rëndësi në garën kundër rivalit Donald Trump, kandidati i republikanëve.

Kaine ndërkaq në profiling e tij në “Twitter” ka shkruar: “Jam i nderuar që të bëhem bashkëkandidat i saj”.

Paraqitja e tyre e parë e përbashkët pritet të bëhet sot gjatë një mitingu në Miami.

Por ka zëra se ka qenë Bill Clinton që ka zgjedhur Kaine, dhe jo Hillary.

Këto zëra shtojnë bindjen se gjithë fushata e Hillary po bëhet nga i shoqi.

Me këtë përzgjedhje, Clinton i është kthyer vëmendjes së mediave, një ditë pasi Trump e ka mbajtur fjalimin përmes së cilit e pranon nominimin e republikanëve, përmes së cilit ai e ka akuzuar Clinton se ka kryer “krime të tmerrshme”.

58 vjeçari Kaine, flet spanjisht, ndërsa në Senat është aktiv në temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe çështjet ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje