Lidhja e sulmuesit në Munich me maniakun Breivik

23 Korrik 2016, 15:36Bota TEMA

Ali Sonboly, 18 vjeçar i cili kreu sulmin me armë zjarri në Mynih mendohet se është frymëzuar nga Anders Breivik, i cili para pesë vjetësh në Norvegji, vrau 77 persona.

“Breivik mund ta ketë luajtur ndonjë rol”, ka thënë gjatë konferencës shefi i policisë së këtij qyteti, Hubertus Andrae.

Ai ka shtuar se në dhomën ku ka jetuar autori i sulmit, janë gjetur materiale për sulme masive me armë, mes tyre edhe një libër me titull “Pse vrasin fëmijët”.

Nga sulmi në Mynih mbeten të vrarë 9 persona, mes tyre 3 nga Kosova, 3 nga Turqia, 1 nga Greqia dhe për dy të tjerë nuk është zbuluar kombësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje