Sulmuesi 18 vjeçar gjerman me origjinë nga Irani ka qenë i ndikuar psikologjikisht për sulmin e armatosur në Munich.
Sulmuesi i ri në moshë ka vrarë nëntë persona, tre prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, teksa ka lënë 27 të lënduar, tre prej të cilëve rëndë.
Sulmi, i cili u realizua në qendrën tregtare Olympia Centrum dhe McDonalds, shokoi gjithë botën, me sulmuesin 18 vjeçar që së pari u besua se është i ndikuar nga ISIS-i.
Megjithatë, duket se motivi po zbardhet me kalimin e minutave.
Pista e hetimeve se motivi ka qenë hakmarrja ndaj bashkmoshatarëve në shkollë të cilët e ngacmonin me motive raciste, po merr formë.
Policia gjermane e Munichut ka konfirmuar se ka gjetur materiale se nxënësi ka lexuar libra dhe ka bërë kërkime për sulme të armatosura në masë dhe në publik, shkruan Telegrafi.
Bild ka publikuar kopertinën e librit për të shtëna me armë në masë që ka lexuar 18-vjeçari, një nga shumë materialet që ai ka lexuar për këto çështje.
Libri është i autorit Peter Langman, i titulluar “Të shtënat me armë në masë në kokë – pse të vriten nxënës (parathënie nga Klauk Hurrelman)”.
Peter Langman është psikolog, i cili është edhe autori i librit në fjalë dhe i cili përshkruan në detaje pse duhen kryer të shtënat me armë në masë me shembuj nga e kaluara se si janë kryer ato.
Policia gjermane pritet ta intervistojë së shpejti babanë e 18 vjeçarit, i cili nuk ka qenë ende në gjendje të flasë pasi është tronditur nga akti i të birit të tij.
Banesa e prindërve të sulmuesit gjermano-iranian është bastisur në ora 02:00 të mëngjesit të sotëm në Munich.
Fajin e ka mjeksia gjermane ,qe i trajton psikopatet per normal . Ka patur dhe raste te tjera ,si psikopati qe ishte aviator ,i cili rrezoi avionin md pasagjere .
Me vjen keq te komentoj se vdekja e nje shqiptari eshte e dhimbshme, kudo qe te jete.
Po kane ikur per lesh per nje hamburger falas. Emigrante te shkrete.
Cfare te themi tani .Ngushellime familjes dhe fati ti ruaje tere shqiptaret kudo qe jane.
U be puna qe te jesh vigjilent nga te kater anet.
Daily Mail shkruan sot se; …..18 vjecari shiit mundohej te nginte kurth,shkruante perpara disa ditesh se nga 22 /7 ne Mc’Donald’s ne fjale do te serviret gratis ushqim e pije……….qellimi i tij ishte te vriste sa me shume te rinje!
ka ardhur koha qe shqiptaret te diferencohen dhe te largohen nga imitimi qe duan ti bejne kultures dhe traditave te ketyre vendeve.
Jo me shume se 10 min me pare pashe nje koment te nje kosovari ne yahoo qe ngrihej ne mbrojtje te muslimaneve. Ai thoshte qe kosovaret jane muslimane. Harron te shikoje dallimin ndermjet dy rracave te ndryshme.
Ne nuk jemi muslimane po shqiptare.dhe nuk jemi hileqare dhe te ligj si arapet. Prandaj shqiptare shkundini kultet e shemtuara dhe kthehuni te gjithe me zemer dhe arsye te feja e shqiptarise.