"Drejtësia", Vlahutin: Reforma duhet të zbatohet sa më shpejt, nuk ka kthim prapa

25 Korrik 2016, 14:51Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka qenë e pranishme në një takim në Kukës, nga ku ka folur mbi Reformën në Drejtësi, për të cilën ka kërkuar zbatim të padiskutueshëm.

Duke argumentuar se këtë reformë e duan qytetarët dhe rrjedhimisht nuk mund të shpërfillet nga politikanët, ajo shprehet se “sa më shumë Shqipëria t’i afrohet BE-së, aq më të rrepta do të jenë kërkesat” e kësaj të fundit ndaj vendit tonë.

“Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, shprehet Vlahutin.

3 komente në ““Drejtësia”, Vlahutin: Reforma duhet të zbatohet sa më shpejt, nuk ka kthim prapa”

  1. tfgs1 says:

    Vlahutin,ne cilin shtet arab zbatohet DREJTESIA………….!!!!!??

  2. sonar437 says:

    Aaa me vjen keq por nuk e kishim kshu llafin. Ne rame dakord vetem per ta miratuar, nuk folem gje per zbatim!

  3. babo says:

    Shyqyr qe ju kemi juve se me PD+LSI refoma ose nuk zbatohet ose zbatohet kur ti kene emeruar te gjtihe vete. Tregoja vendin legenave sic ke bere deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje