Klosi: Nga 1 gushti pensionet rriten me 1.6 përqind, përfitojnë 635 mijë pensionistë

27 Korrik 2016, 14:43Sociale TEMA

Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pensioneve për 635 mije pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja që nis që nga data 1 gusht është 1.6 përqind. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale pas mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë që pritet të rriten dhe pagat e ulta, një vendim ky i paralajmëruar kohë më parë dhe në parashikimin e bërë në buxhet, si dhe informacionet zyrtare të Ministrisë së Financave, duke treguar se ekonomia shqiptare ka nisur përmirësimin dhe shëndoshjen.

Po citojmë të plote postimin e deklaratës së Klosit:

Jam përpara jush për të bërë me dije vendimet e sotme të qeverisë. Edhe njëherë kam kënaqësinë që përmes jush të sqaroj të gjithë qytetarët shqiptarë miratimin e 4 vendimeve shumë të rëndësishme që lidhen me pensionet dhe skemën e kontributeve shoqërore, një angazhim madhor joni për ti dhënë fund kaosit që trashëguam në këtë institucion.

Si vendimin më të rëndësishëm të këshillit të ministrave, vecoj atë të rritjes së pensioneve.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve në bazë të indeksit të cmimeve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 përqind.

Rritja e pensioneve 1, 6 përqind është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 përqind dhe më e lartë se inflacioni i cmimeve të këtij viti, që është 1.2 përqind.

Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e cmimeve të shportës së posacme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se cmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve.

Rritja e pensioneve vë ne jetë premtimin tonë për vëmendjen ndaj kësaj kategorie, ndaj së cilës ndjejmë detyrimin madhor të mbështetjes së vazhdueshme.

Dua të theksoj gjithashtu se filozofia jonë e rritjes së pensioneve është e ndryshme nga ajo e paraardhësve tanë, të cilët pa asnjë lloj analize dhe në kundështim të hapur me ligjin, cuan drejt falimentimit skemën e kontributeve shoqërore.

Ndryshe nga kundështarët tanë polikë, që pa pikë cdo përgjegjësie, pënsionet i trajtuan si vendime politike elektorale, qasja jonë është krejtësisht e ndryshme. Vendimet tona për pënsionet, kaë në balancë rritjen e pensioneve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së skëmës së kontributeve shoqërore.

Rritja e pensioneve, vendimi për të cilën u morr sot, do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve
– 461,000 janë pensione qyteti,
– rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe
– rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.

Edhe pas aplikimit te indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.

Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi sot edhe disa vendime të tjera.

Keshilli i Ministrave miratoi vendimin “ Per barazimin e mases se shteses se pensioneve te posacme shteterore…”

Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet per pensionet e posacme per keto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të vecanta kanë qënë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë.
Me anen e ketij Vendimi ne shmangim këtë padrejtësit, duke barazuam trajtimin financiar, përmes akordimin të shtesës së pensioni të posacem shteteror.
Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.
Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, ështe 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit.

Edhe keto pensione indeksohen ne masen 1.6 perqind, si gjithë pensionet e tjera.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe dy vendime të tjera që shkojnë në drejtim të përmirësimit të kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensionit. Janë bërë disa rregullime të tjera për disa kategori të tjera, që nga skema e vjetër e pensionit kishin pengesa apo problematika. Me këto vendime dhe të tjera që i kemi në shqyrtim do ti japim fund njëherë e përgjthmonë të gjithë kaosit që ishtë krijuar në skemën e kontributeve shoqërore, do tu japim fund padrejtësive, trajtimit të pabarabartë, burokracive, zvarritjeve e mundimit të qytetarëve shqiptarë për përfitimin e pensionit.

Jemi në krye të një pune voluminoze, titanike për rregullimin e të gjitha pabarazive dhe padrejtësive krijuar në vite, në skemën e kontributeve shoqërore.

Vendime të tjera do të marrim së shpejti në këtë drejtim, për të përmbushur atë që këmi premtuar: shërbimin e shpejtë e cilësor ndaj qytetarëve.

9 komente në “Klosi: Nga 1 gushti pensionet rriten me 1.6 përqind, përfitojnë 635 mijë pensionistë”

  1. Altun says:

    Ahahahahahahahaha rritja eshte me e larte se nje vit me pare. Kjo sepse nje vit me pare ka qene 1.3 perqind dhe kete vit 1.6 perqind. Kjo do te thote se per nje pension 18 000 leke , vjet rritja ka qene 230 leke ndersa kete vit 280 leke . Keshtu qe kete vit eshte rritur me 50 leke me shume sesa eshte rritur vitin e kaluar.
    Sa mire kur je minister, ke para e ste vjen turp fare te thuash traplleqe.

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


    Nga kjo rritje e paparë
    Dhe tërë ato shpenzime
    (Në Datën 36 Gusht)
    Të gjithë pensionistat
    Do ikin me pushime!
    ?????????

  3. Ekzemplar says:

    Mashtrime zoti minister.Kjo qe beni ju nuk eshte RRITJE,por indeksim pensioni.
    A mund te na thuash gje ti minister,se pse qeveria e juaj edhe sot ne vitin 2016 e ben kompesimin e bukes vetem 150 leke aq sa ka qene qe ne vitin 1994,kur cmimi i bukes eshte rritur 10 here qe atehere?
    A nuk ju vjen turp qe i referoheni akoma VKM te vitit 1994 per kompesimin e bukes se pensionisteve?
    Kam 4 muaj qe dorezova dokumentet per kompesimin e dritave dhe akoma nuk m’a kane dhene.
    Administrata e Sigurimeve Shoqerore eshte ANTIPOPULLORE DHE E KORRUPTUAR DERI NE PALCE.
    Ju nuk dini se cfare behet atje.Atje nuk zbatohen ligjet por udhezimet e brendeshme politike.
    Me pensionet e ish ushtarakeve eshte bere krim i madh,ndersa ti si minister ben reklame.
    MALLKUAR QOFSHI!
    Ate 1.6 perqindeshin tuaj nuk e duam fare se eshte TALLJE E NDYRE!
    Nuk ndryshoni aspak nga krimineli Berisha ndaj nesh.

  4. Mirie says:

    Pensioni duhet rriutr me 16% jo me 1.6% jeni qesharake…

  5. REZI says:

    ore po s’merret vesh me juve…ju të saliut u mësuat që të merrnit pension dhe nja tre asistenca, vetëm se mburrnit e votonit shefin…nëse jeni pensionistë vërtetë duhet të thoni faleminderit se ku merren paratë? Ai i juaji i mbushi xhepat e tij dhe të fëmijëve të tij në 7 breza, që të rritet më shumë pensioni duhen marrë pronat e Saliut.
    mos u qani, thoni një herë faleminderit…

  6. Hahaha says:

    Ju dhjefsha mu ne rritjen tuaj 1.6%.Mbajeni per vete e mos u tallni me ne.Edhe 16% ta kishit rritur do ishte pak me keto cmime skandaloze.

  7. punetori i ndershem por fukara, se nuk vjedh says:

    Turp! Do beni mire te mos e zini ne goje fare rritjen prej 200 leke ne muaj,per asgje nuk nevojitet,=1 bidon qumesht /muaj

  8. myzeqari says:

    Po mire mo idiot Klosi si ke sy e surrat qe del e thua traplleqe te tilla. Ti kujton se eshte akoma viti 90 qe njerezit jane te humbur? O idiot minister se andej nga ke ti origjinen nga 1 meter e 20 beheni ju po ty kushedi ku te ka zene nena e quan sukse ti kete more? Inshallah perendia ua shperblen tek femijet tuaj kete tallje qe ju i beni ketij populli.

  9. Nada says:

    Hahahaaaaaa, sa shakaxhinj qe jane!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje