Tatimorët pritet të nisin sot fushatën e kontrollit ndaj bizneseve, kryesisht në zonat bregdetare, për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponave tatimorë.
Fushata e kontrolleve sikundër është deklaruar do të ketë si synim sensibilizimin e bizneseve dhe jo gjobitjen e tyre, megjithëse në rastet me shkelje flagrante nuk do të ketë tolerime.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj rreth 3 javë më parë tha se kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.
Ministri i Financave ka bërë të ditur gjithashtu se drafti që lehtëson procedurat për biznesin pritet të miratohet nga Parlamenti në shtator me sesionin e ri, sëbashku me rishikimet që do t’i bëhen buxhetit të këtij viti.