Çfarë është kjo sjellje që paraqesin këto ditë pasi është votuar Reforma, opozitarët e rënë nga vafti?
Është cinizëm. Kështu janë sjellë në historinë e këtij qytetërimi të gjitha plejadat politike, kur kanë qenë nën peshën e llogaridhënies për korrupsion shtetëror.
Ç’është cinizmi?
Oskar Waijlld e ka përcaktuar cinikun si “njeriu i cili njeh çmimin e gjithçkaje, por nuk njeh vlerën e asgjëje”. Në fakt kjo është esenca.
Cinizmi është moment shtypës në vetëdije, ka hakmarrje brenda vetes, ka dëshirë për të mohuar principet, dhe në fund : cinizmi është në thelb një menyre e shëmtuar për të treguar të vërtetën.
Ja, kjo është gjendja e sotme e atyre që janë penduar pse “votuan një reformë kategorikisht kundër tyre”. Por më shumë, kjo është gjendja cinike e Berishës.
Ai u ndie i “tradhtuar”, në një kohë që as që nuk di ta mendojë sesi të tjerët duhet të sakrifikojnë veten, për të shpëtuar atë nga bëmat e tia korruptive dhe abuzuese që Reforma i godet.
Erdhi një çast që, fati historik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë varrej nga zhbërësit e avenirit shqiptar. Por kjo u kapërcye tani. Prandaj të korruptuarit kanë rënë në cinizëm. Mos u mërzisni, janë brenda natyrës njerëzore!
Nuk është gabimi ideor i cinikeve kjo që po shohim, është përplasja e dy frikërave që sollën votimin: Frika nga Saliu e deputeteve te PD-së, dhe frika e tyre nga e vërteta që dinin amerikanët për ta.
Kjo e dyta sigurisht që ishte më e madhe, prandaj fitoi votimi. Dhe mirë bënë ata që e votuan Reformën kushtetuese, dhe mirë do bëjnë që cinizmin t’ia lenë Saliut, dhe të votojnë shpejt ligjet.
Shqiptarët janë sot në gjendje të rëndë ekonomike, sepse qeveria është në embargo derisa të votohet Reforma tërësisht. Reforma zhbllokon gjendjen, por cinizmi i të korruptuarëve nuk ka limit.
Gjithsesi, këto janë ditët e fundit. Muajt që vijnë, nuk do jenë më me cinizmin e atyre që kanë rënë nga vafti, por me frikën e tyre, dhe me gëzimin e shqiptarëve.
Goooooooooddddd morning Vietnaaaaaaaaaaaammm,
O zot , thame se harrove sot te dilje…
O Spartak je flori. Edhe kur ke qene ne zbor 5 mujor ne Rubik ish me te vertete rob per se mbari, me nje demokraci ne gjokksin tende, edhe pse ishe me nje kembe ne varr nga komunistet. Te kam zili per keto, por te keshilloj qe duhet te punosh me shume me te huajt si BE ashtu edhe me SHBA, nepermjet ambasadoreve. Kete reforme , qe nuk eshte ao qe une mendoja, por prap e mire eshte vetem keto mund ta perfundojne(BE&SHBA). Duhet me cdo kusht qe sali cjapi serb, Lul Basha i vocerr, ministrat e PD dhe nje pjese e PS duke filluar qe nga Fatos Nano duhet te futen poa tjeter ne burg. Cka hequr ky popull me keto palo burra dhe me keto prokuror dhe gjyqtar. mE si mund ti thuash gjyqtare apeli Fatmira Hajdarit qe nuk di te lidhe as breket e saja por ama per te rjepur eshte teper e zonja. E si mund te drejtoj gjygjin Gjin Gjoni e kompani . reforma duhet te jete teper e futur ne palca te ketyre e nje pjese e deputeteve. Duhet te shkrihet plotesisht sistemi gjyqesor dhe te krijohet vetem i ri nepermjet BE dhe SHBA, atehere mund te gjeje derman ky popull qe vetem palaca e tyre cfar po heq e dine.
Te respektoj zoti avokat…….
Kulmii injorances i nje populli injorant Deri dje avokati i sherbente regjimit qe po shajme sot na doli burre i mire. Injoranti avokat nuk e di se deputet skane frike nga Salehu por nga dosjet e korrupsionit dhe pislliqet gjate pushtetit te tyre. Nuk ngurojne se duan Salehun por si te gjithe kriminelet e kuvendit duan ti shmangen drejtesise neser.
faleminderit avokat, ju lutem mos e ulni ritmin. cdo fjale e jotja eshte nje gozde ne qivurin e antireformes dhe vareja qe I ngul eshte vullneti I popullit.
mendoj se shprehja e rames se po fjete me qente do zgjohesh me pleshta dhe per me teper qe u kerkoi te falur qenve si krijesa me te fisme se saliu, kane kaluar ne cmenduri totale dhe perpelitje epileptike dyshen e pd.
tani eshte 100% e sigurt qe cfaqja horor per shqipot mbaroi.
te gjitha deklaratat kercenuese te bashes perfundojne ne koshin e plerave te ambasades amerikane dhe shkaktojne vetem te qeshura.
Më kujtohet nje burre qe e ngrinte ne qiell Avokatin, dhe s’pranonte asnje nga cenet e tij kur ky konkurronte me Ed Ramen ne 2003 per bashki. E degjova sot kete kurve burre ta shante me rrenje e dege sot Avokatin. Kur i kujtova se c’kishte thene para 13 vjetesh u zgerdhi se kurve, “keshtu e ka politika”, tha. Edhe ju te dy lart kurva jeni.
Pikerisht i joti eshte ai lloj cinizmi prej te korruptuari. Qe nuk e do Reformen ne Drejtesi per arsyet qe thote Avokati , nuk te ndihmon te kthehesh ne te sharrat e para 15 vjetve. Se pastaj ai qe eshte i pari ne sharje dhe lepirje (dmth Sali Berisha) eshte dhe ai qe po zhgaravitet perpara shqiptarve dhe te huajve per ta penguar.
Beke
Vazhdo keshtu taku.