Ish-SHIK i Gazidedes nuk ka mbështetje tani as në strukturat më të larta të PD.
Kështu, Lefter Kostenja është rizgjedhur kryetar i degës nr.7 të Partisë Demokratike në Tiranë duke marrë 70% të votave, 101 vota nga 145 votues.
Ish-zyrtari i lartë i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Lefter Kostenja është kontestuar në Partinë Demokratike me pretendimin se ai është kunat i deputetit të Partisë Socialiste në Librazhd, Taulant Balla.
Përballë Lefter Kostenjës në njësinë Nr. 7 në Tiranë kandidonte Arben Sefgjini, ish-punonjës i SHIK-ut, krahu i djathtë i Gazidedes, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Zgjedhjet në Partinë Demokratike janë zhvilluar në kuadër të riorganizimit pas urdhrit të Bashës, ndërsa në njësinë 7 grupi i punës përbëhej nga Gazmend Dibra, Dritan Shano, Anxhela Malko dhe Julian Deda si dhe kryetare e grupit të punës ishte deputetja Albana Vokshi.
Në degën nr.7 u realizuan zgjedhje për të gjithë strukturën, në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe strukturën drejtuese; kryesinë si dhe kryetarin. Dega nr.7 kishte si strukturë 78 seksione dhe 13 grupeseksione. Si rrjedhojë e riorganizimit sot ka 37 seksione dhe 13 grupseksione.
Dega e PD Tirane, ………..plot me “tironca” si Julian Zef Deda.
Nuk jam me PD, por ama ju te gjith te te tjereymt (te PS, LSI, PDIU etj) jeni tirons me rrenje “illire”…
Shyqyr me ne fund nje lajm i mire nga pe-de ja
Lefteri o fshatar I vure Librazhdi. E merito. Koha e Benit ka maru. Urime Lefter. Ke qene gjithmone me ego.
Ne njesin 7 nuk humbi Arben Sefgjini, por humbi vlera, humbi demokracia .Ne njesin 7 si dhe ne te tjera u konfirmua se PD e 2015 eshte transformuar ne PD e Oligarkeve dhe te servileve .