Pavarësisht kritikave për shërbimin e turizmit, Shqipëria është një tokë e mbushur plot me peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete që mahnisin edhe turistin më skeptik. Më poshtë janë 20 vendet më të bukura që duhet t’i vizitoni të paktën njëherë në jetë.
1.Gjiri i Gramës në Dhërmi
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rrëzë te shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Graeës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.
2.Gryka e Valbonës
Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën.
3.Kullat e Thethit
Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç). Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të mëdha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqija e të pa depërtueshme në dimër, ajo kthehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.
4.Liqeni i Pogradecit
Korani, mjellmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyçe dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni i Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. Liqeni i Ohrit është tepër i famshëm në Europë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e rrallë, peshkun koran që rritet në ujërat ngjyrë smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës.
5.Gadishulli i Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
6.Ujëvara e Grunasit, Theth
Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në Alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Europës.
7.Apolonia, “Qyteti i Diellit”
Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin. Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Apollonia është një nga qendrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir është ndërtuar në vitet e para të shekullit të VI-te p.k viti 588 nga kolonistë të ardhur nga Korinthi dhe Korkyra, pas themelimit të Epidamit – Dyrrahut. Më parë në këtë zonë ishte një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolonive qyteti mori emrin Apolloni për nder të të perëndisë Apollon. Pozicioni gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të rëndësishëm, kështu Apollonia ishte ngritur jo shumë larg detit, komunikonte nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në një zonë mjaft të pasur të Ilirisë së jugut të banuar nga fiset ilirë të Taulantëve.
8.Plazhi i Ksamilit
Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.
9.Lugina e Valbonës
Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
10.Hyjnesha e Butrintit
Vështrimi ëndërrimtar, balli i qetë dhe pamja dinjitoze dëshmojnë për paraqitjen e perëndisë Apolon me krehjen tipike të flokëve. Njihet me emrin Dea e Butrintit. Zbuluar në Butrint nga arkeologu italian Ugolini në vitin 1928. Është koka prej mermeri e një burri i cili ndodhet në trupin e një gruaje. Statuja është 2,5 m e lartë, dhe është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti ka vlera të rralla kulturore dhe historike.
11.Qyteti historik i Krujës
Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi 600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i Durrësit.
12.Mrizi i Zanave, Fishtë
Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.
13.Shpellat, Shqipëria e jugut
Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. “Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër. Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim. Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë.
14.Shpella e piratëve
Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.
15.Pika turistike e Dardhës
20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë te pranverat e ndezura nga blerimi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit. Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule. Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat. Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.
16.Kalaja e Petrelës
Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV. Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Sot në ambientet e saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.
17.Berati
Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar, por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe kulturë të pasur.
18.Syri i Kaltër, Sarandë
Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
19.Kanionet e Osumit, Skrapar
Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë.
20.Parku Kombëtar i Llogarasë
Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve. Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë./ Tirana Observer
Nga keto 1500 ”mbishkrime” ne Grammata[shkronja/shkrim-greqisht] sa jane sunitce more edepzeza te pafytire qe te tregojne origjinen tuaj ”ilire”……!!!!!???
Cdo gje eshte greke qe nga lashtesia ,ku jo me kot mori dhe emrin Grammata[shkembi i shkronjave ose mbishkrimeve],ok.
Faktet dhe istoria jane kokeforte,por ajo qe na habit te gjitheve ne kristianeve eshte se: deri ne c’mase arrin PAFYTYRESIA SUNITE e vjedhjes,mohimit apo pervetsimit te istorise se gjitoneve greke……!!!!! ptuuuuuuuuu,kolofara…………..
Po greqisht flitej e shkruhej gjithandej ne Mesdhe pas Aleksandrit, kjo s’do te thote qe te gjithe ishin greke. Se sipas kesaj llogjike i bie qe Kina India dhe gjithe bota sot jane angleze.
Ju jeni copa injorantesh ku shkruani nga zyra pa e njohur fare shqiperin. Jeni nje turp i vertet i gazetaris kjo vlen per te gjitha gazetat on line. Nuk di cte them me shume se mos befshi hajer ne jete te jeteve qe gazetarin e perdorni per te ngren nje cap buke.
Keni harruar edhe nje mrekulli tjeter te natyres shqiptare, Liqejte e Lures. Nje peisazh i bukur ne mes te pishave, shtate liqejte dhe petalet e luleve. Vend shume i bukur turistik per cdo stine te vitit.
ne mes ta ish pishave Lura tani esht masakruar
Eshte shkaterru qaj e denoj kete maskarad..
Ku eshtë gryka e Këlcyrës, ujvara e Sotirës Gransh, Langarica Përmet etj
21. Mrekullia e mrekullive. Liqejte e Lures. Kush nuk i ka vizituar nuk ka pa asgje nga mrekullite shqiptare!
E moj Shqypni e mjera Shqypni! Kush t’ka cit me krye n’ji
Pu u jap mendimin tim per kete. Jane dy kategori monstrash. Njera eshte ajo polimonster dhe tjetra ne sherbim te te pares eshte mediamonster.
Pse?
Sepse te gjitha keto vende qe permenden jane vertete te bukura, te mrekullueshme, por nuk jane te vetmet.
Ato propogandohen sepse jane prone e polimonstrabe te ndryshme, te cilet per qellim perfitimi perdorin mediamonstrat
A ka gje me te bukur se bjeshket e Korabit, Lura, po Shishtaveci ne kukes me bukuri perrallore, ku lulet mijera ngjyrash dhe llojesh nuk mungojne asnje dite te veres, me perrojt dhe burimet me uje akull te ftohte.
Eshte e qarte per keto vende nuk ka interes pasi polimonstrat nuk ua kane ngulur kthetrat akoma, jo se nuk kane dashur, por fale rrezistences se popullsise lokale, s’ka qene e mundur te gllaberoheshin
Po voskopoja me 24 kishat e saj, Shtypshkronjen dhe akademine qe u dogje tre here, njehere nga turqit, njehere nga Ali Pasha dhe me ne fund ne vitin 1916 nga Sali Butka.
Kishat apo kultura kristiane nuk mund te ruhen apo preferohen prej pasardhesve te turqeve qe i vune zjarre……………
Lefter nuk ma ha mendja ta kesh pare Voskopojen dhe ja fut pordhes kot si debil qe dukesh se je, meqenese shkoj ne Voskopoje te garantoj qe nuk ka ndonje bukuri te vecante sidomos me hotelet e reja qe jane ndertuar, dhe mos akuzo Sali Butken kot se ne 1916 Voskopojen e dogji Malka i Zvarishtit me nupin e tij Nevruze e Dolanit por nuk del asnje debil te thote adartet greke qe vrane e prene gjithe krahinen Kolonje e Korce perse nuk preken gje ne Voskopoje, per 2 vjet rresht voskopoja i strehoi dhe ja kalonte mire me greket voskopojaret nen mbrojtjen e grekeve beren para ne ato vite te veshtira, vetem nga Voskopoja nuk ka perfaqsues ne luften qe benin shqipetaret kunder grekeve Butken greket e dogjen te gjithen, gjithashtu dhe Starjen dhe fshatra te tjere, gjyshit te Malkes plak i futen bajoneten ne sy keshtu qe ne 1916 kur greket u terhoqen dhe voskopojaret nuk kishin mbrojtjen e tyre erdhi koha te paguanin mekatet, me gjej nje voskopojar te kete luftuar per Shqiperine nga 1900 deri ne 1920. Sali butka ishte nje patriot i madh dhe megjithese mori pjese ne djegjen e Voskopojes nuk mund te thuash gjysem fjale te keqe per te, ka marre pjese edhe Kajo Babjeni dhe mire ja bene voskopojareve,
O Mero po mos mendo gjithmone per PARANE. Te harrosh pa permendur Permetin, Luren, dhe mbi te gjitha Gjirokastren e cila mbrohet nga UNESCO. Do vdesesh o Mero si te gjithe. Asgje s’ke per te mare me vete. Prandaj shijoje jeten si te vi, mos u bej servil i lekut.