Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën…

16 Gusht 2016, 10:38Sociale TEMA
Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak

Nga Ermir Hoxha 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Partia Demokratike iu përvesh Ramës edhe për çështjen e basorelievit të fasadës së “Qemal Stafës”, me një gjetje krahasuese, siç ishte ajo me ISIS-in që shkatërroi Palmirën historike. Sipas PD-së, të njëjtën gjë bëri dhe Rama me atë copëz trashëgimie në ballë të stadiumit më të njohur të vendit, tashmë gërmadhë, por që pas disa muajsh pritet të jetë krejt diçka tjetër, ashtu siç është parashikuar e premtuar.

Por edhe në këtë rast, nxorrën krye paradokset e politikës nga dy kahjet. Rama, në sqarimin e tij të “pse”-së për heqjen e atij basorelievi ku shfaqeshin siluetat e njerëzve të kallëpit ideologjik nën moton “Të rrisim frymën revolucioniare edhe në sport”, tha se ajo ishte diçka pa vlerë; ndërkohë që në rastin e Kavajës, ku mbi kritere estetike vendosi të shembë “dy gishtat” e liri-demokracisë, çuditërisht la të paprekur një memorial pak më tutje ku përkujtohej një demostratë buke e ‘41-shit, me punëtorë e fshatarë me brekushe të shndërruar në komunistë, diçka më e trashë akoma estetikisht

Por le t’i kthehemi reagimit të PD-së, sepse është rasti të kujtojmë që nga tetëvjetëshi i qeverisjes së saj, Tiranës iu lanë dy çibanë të shëmtuar të degradimit monumental, që vazhdojnë të jenë ashtu sot e gjithë ditën: Hotel Dajti dhe Piramida.

I pari është një trishtim më vete. Dhe nuk është e tepërt të thuhet se ndër turpet e politikës, por dhe shoqërisë në përgjithësi këto 25 vjet, është pikërisht “Dajti”, jo thjesht një hotel historik, por dhe një monument historik, për të cilin duhej të ishte bërë nami që mos përfundonte atje ku ka përfunduar, ndërkohë që sot e gjithë ditën vijon të heshtet për të.

“Dajti” është cilësuar si një ndër perlat e arkitekturës italiane lënë Tiranës, fama e së cilës, që kur u ndërtua e dekada më pas, i tejkalonte kufijtë nacionalë, atribut të cilin nuk e gëzon as 15-katëshi, as Rogneri e as Sheratoni. Ato kanë modernitet me bollëk, por jo klas, sharm e histori si “Dajti”. Dhe më e rënda që e shoqëroi rrënimin e tij, ishte ideja e qarkulluar për t’ja ndryshuar destinin, siç u tha, për ta bërë Ministri të Jashtme.

Vetëm në një vend ku qeverisin dallkaukë me shumicë mund të ndodhë që një hotel historik, i ideuar, i projektuar, i ndërtuar dhe i strukturuar në çdo detaj për të qenë hotel dhe vetëm hotel, një ditë prej ditësh rrezikon të shndërrohet në ministri(!!!).

Sot, Hotel Dajti mund të merret si dëshmi që dhe ISIS-i ka kaluar kësaj ane një ditë, nëse nisemi nga i njëjti kriter krahasimi e gjykimi që PD-ja përdori tre ditë më parë ndaj Ramës në një prononcim publik.

E ndërkohë që “Qemal Stafa” do jetë sërish stadium, edhe pse pa basorelievin me motive komuniste apo fasadën “fashiste”, “Dajti” as hotel nuk llogaritet më të kthehet dhe, porsi Rama që gjithsesi merr mundimin të sqarojë, edhe pse jo bindshëm, të paktën duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe “ekspertët e monumenteve” kah e djathta në opozitë.

Dhe pas “Dajtit”, kemi Piramidën, ngjashëm në degradim, por me tjetër histori se si përfundoi deri në atë pikë. Ndryshe nga “Dajti”, për Piramidën u premtua shembja e saj, rrafshimi dhe zhdukja njëherë e mirë nga faqja e dheut, jo me arsye estetike, por politike.

Debatin e udhëhoqi vetë Sali Berisha, në gjykimin e së cilit ajo ishte një godinë ku mbahej gjallë kujtimi i diktatorit Hoxha, nisur vetëm nga motivi përse ishte ndërtuar e aspak funksioni i tij prej 20 e kusur vitesh. Aty, sipas tij do ndërtohej parlamenti i ri. Sa për debat profesionistësh apo dëgjim të tyre, as që bëhej fjalë.

Dhe ja rezultati: pas kaq vitesh, jo vetëm që nuk duket kund ndonjë parlament, por ajo çka është lënë përbën një akuzë të gjallë ndaj pandjeshmërisë dhe harbutllëkut të një qeverisjeje të lënë pas. Piramida, ndryshe nga “Dajti”, ishte e “dënuar” për ta ndryshuar destinin funksional, por jo për t’u ekzekutuar aq isisshe.

Me ç’ka ndodhur e po ndodh, këtu ende nuk ka vend për debat mbi monumentet, sfidat urbane e arkitektonike, derisa politika vetë është për t’u debatuar: a duhet rrafshuar kjo që është, apo të lihet të na sundojë si një relike e pavlerë që vetëm zë vend e prish punë?!

10 komente në “Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën…”

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Ne besonim dhe shpresonim se Bexhet Pacolli do e blej Hotel Dajtin per te mos e lan te shkatrrohet nje histori arkitektuore shqiptare.

  1. keli says:

    O Emir apo akoma me piramiden merreni, po nuk mbulohet m… .. me sh…..

  2. Ndërtusi. says:

    Kam patur fatin që në vitin 1980 këtij objekti ju bë rikonstr. SOT e ka kthyer në qenef Fullanëri me co. TURP!

  3. TJ says:

    Te vjen keq ku e degradoi Berisha PD! Edhe me vdekjet ben politike! Edhe Grida kritikon Rame ,thua se Rama ka shitur apatamente nga dy here,Apo ve bottox!

  4. katarakti says:

    Krahasim i gjetur. Ata e shkaterruan me thmel Shqiperine, po na çajne sot me lot krokodili per nje fasade real- socialiste8 Dhe qe per me shume e quajne edhe veten komuniste – antikomuniste!. Ata qe e kthyen Lanen ne nje fekale, vetem Rama e ktheu ne identitet, po ulurinin se do te priteshin disa peme te Liqeni ku do te ndertohej nje kend lojerash per femije? Dhe per me shume edhe pemet te Liqeni ishin mbjelle gjate epokes se mallkuar komuniste! A nuk eshte per te qare e per te qeshur me keto plehra qe quhen Berishe, Bashe, Ristan, Byllykbash, Dollibash etj etj?!

  5. xhemal says:

    te kisha pushtet hotel dajtin do tua jepja romeve e njerezeve me te varfer duke jua pershtatur per shtepi banimi falas e piramiden te perndjekurve politik per ta kethyer ne m uzeum .presidencen do ta ketheja ne nje hale publike ku te dhisnin shqipetaret sidomos studente Po edhe femijet se kane parkun e lojerave afer .keshtu do ti sherbeja publikut per ta mbajtur Paster qytetin

  6. Sora says:

    E keqja e ketij palles moj cupe eshte pervec arrogances dhe sarkazmes sevpeshtire edhe uni. Vetem ky palla di dhe merr vesh. Edhevpsevvetem nje skolle per bojaxhi ka mbaruar. Dhe atecnukbevka merituar po ja dha i ati. Se me mesataeen qe mbaroi ai as te shkolla e rezervave nukbshkonte dot.
    Prandaj mjaft ju qe e mbroni nje injorant te tille

  7. tironci says:

    ore legena,pse e nisni gjithmon me PD..
    po un qe ngre zerin dhe nuk jam as me ps as pd??

    jeni shum te ulet sidomos ju militant gazetar

  8. Durim says:

    Ermir, e ke gabim sepse edhe hotel Dajti perseri hotel do te behet, vetem se do menaxhohet nga banka. Projekti eshte gati dhe do te nise ne 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje