Kandidati për president i UEFA-s, Majkëll Van Prah vizitë në FSHF

15 Gusht 2016, 16:52Sociale TEMA

Kandidati për presidentit i insitucionit të UEFA-s, Majkëll Van Prah, ka vizituar ditën e sotme Federatën Shqiptare të Futbollit për të shpalosur arsyet e kandidimit të tij.

Në konferencën për shtyp, Majkëll Van Prah, i cili njëkohësisht është dhe president i Federatës Hollandeze të Futbollit, u shpreh se arsyeja e kandidimit të tij është, pasi në krye të UEFA-s nevojitet një person me eksperiencë.

“Unë vendosa të kandidoj pasi jam i mendimit se në situatën në të cilën gjendet UEFA, na duhet dikush me eksperiencë. Na duhet një person që ka parë se çfarë shkon mirë në UEFA, pasi ka shumë gjëra të mira. Por duhet edhe të shohim se çfarë shkoi keq dhe si t’i përmirësojmë gjërat”, tha ai.

Van Prah do të ketë kundështarë të tij për këtë post Aleksander Çeferin, presidenti aktual i Federatës Sllovene të Futbollit dhe Angel Maria Vijar Lona, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në muajin shtator.

1 komente në “Kandidati për president i UEFA-s, Majkëll Van Prah vizitë në FSHF”

  1. vito says:

    FSHF duhet ti jape voten Van Prah. Villar dhe Ceferin jane pro sllave dhe anti-shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje