Milot Rashica ka zgjedhur përfundimisht të ardhmen e tij në lidhje me kë kombëtare do të luajë. Mesfushori që luan në kampionatin hollandez me skuadrën e Viteses ka vendosur që të largohet nga kombëtarja shqiptare, dhe për të luajtur me Kosovën.
Përmes një mesazhi dërguar kreut të FSHF-së Armand Duka dhe Trajnerit Gianni De Biasi, Rashica shkruan.
“Ju falënderoj për mbështetjen disa vjecare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju por do luaj për Kosovën”.
Talenti kosovar është një nga lojtarët I cili prietet të jetë një nga yjet e ardhshëm në futbollin europian. Milot Rashica ka qene pjesë e kombëtares shqiptare të moshave si dhe ekipit të parë.
Por De Biasi vendosi të mos e merrte me vete në kampionatin europian që u luajt në Francë.
Debutimi I tij me kosovën do të jetë në sfidën kundër Finlandës për eliminatoret e kampionatit botëror.
Suksese Milot!Do te ishte mire qe te kishim vetem nje ekip kombetar,por keshtu qenka thene fati I shqiptareve qe te luajne copa-copa dhe te jene te ndare ne dy a me shume shtete.
Edhe Kosova eshte vendi yne .