Zhurmë e madhe po bëhet pas vendimit të Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën, për Kombëtaren e Kosovës, të cilën ndokush mund ta quajë përfaqësuese apo reprezentacion. Quajeni si të doni: Kosova si shtet është realitet, jo subjekt i përkohshëm juridik. Edhe nëse një ditë bashkohet me Shqipërinë apo Maqedoninë shqiptare, Kosova do të vendosë për këtë me vullnetin e vet dhe jo si «krahinë» e kontestuar nga Serbia dhe Shqipëria.
Futbollisti Milot Rashica ka vendosur të luajë për Kosovën dhe ky nuk është kurrfarë krimi. Është vendim racional. Rashica luan aty ku ndihet rehat. Ta quash tradhtar Rashicën, siç bën gazetari tiranas Andi Bushati me një mendjelehtësi frikësuese, lëre që është budallallëk i nivelit më të ulët, por mbase edhe shenjë e një mjegullie mendore verore. Shqiptarët e Kosovës, sipas kësaj logjike jologjike, na qenkan të mirë vetëm nëse i shërbejnë Shqipërisë – dhe qenkan tradhtarë nëse luajnë për shtetin e dytë të dominuar nga shqiptarët, për Kosovën, dhe e braktisin «shtetin amë», flamurin kombëtar, himnin (me muzikë të vjedhur nga Rumania)? A mund të kërkojmë pak shërbim në favor të Kosovës nga Shqipëria? Apo një kërkesë e tillë është e turpshme? A mund ta heqim fjalën «tradhtar» nga diskursi publik? Mundemi. Duhet. Patjetër. Që Milot Rashica tash do të luajë për Kosovën, nuk ka të bëjë asgjë me tradhti, por – po e përsërisim! – me një vendim racional.
Edhe nëse e ke emrin Milot – luaj për Kosovën!
Edhe nëse e ke emrin Vlora – luaj për Kosovën!
Edhe nëse e ke emrin Saranda – luaj për Kosovën!
Edhe nëse e ke emrin Shkodran – luaj për Kosovën!
Edhe nëse e ke emrin Përmet – luaj për Kosovën!
Licencat për patriotizëm nuk lëshohen në Tiranë, sidomos jo prej ndonjë kalemxhiu të etur për protagonizëm virtual! 100 vjet shtet – dhe prapë ajo që quhet «Shqipëri londineze» nuk arriti të kualifikohet në asnjë turnir të rëndësishëm botëror – për shkak të kriminelëve që e sunduan. (Për këtë nuk duhet fajësuar shumicën e shqiptarëve të shtypur nga Vermoshi në Konispol). Ishin shqiptarët e diasporës që e çuan ekipin e Tiranës në Kampionatin Europian të Futbollit! Kjo nuk është në radhë të parë meritë e futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova, por e shteteve perëndimore që i bënë profesionistë këta lojtarë, madje Perëndimi përkrahu aq shumë talente, saqë prej tyre përfitojnë Zvicra, Shqipëria dhe Kosova. Shikojeni pak esëll këtë punë zhurmues medialë dhe virtualë!
Si në vitet ’90, ashtu edhe në vitin 2016 të vetmet shkrime nga shtypi i Tiranës që merren seriozisht në Kosovë janë ato të Mero Bazes dhe ndonjë gazetari të ri që shkruan pa paragjykime dhe racizëm ndërshqiptar. Do të donim të kishte në Tiranë më shumë gazetarë që i kuptojnë zhvillimet në Kosovë dhe jo të neveritemi pothuaj çdo ditë nga grindavecët medialë, të cilët i njohim si paranë e kuqe. Ben Blushi, i cili sot përdridhet si nacionalist, në vitet ’90, ende pa u sqaruar asgjë rreth sulmeve në stacionet e policisë në Skenderaj e Podujevë, ngulmonte se janë sulme terroriste, madje i quante sulme terroriste të stilit korzikian. Vladimir Prela, përndryshe përfaqësuesi i parë i Tiranës në Kosovën e çliruar, në vitet ’90 filozofonte për ndarjen e Kosovës, sepse, sipas tij, Kosova ishte «lëkurë leopardi» për nga përbërja kombëtare! Sikurse Bosnja. Një artikull me iniciale në mediat e Tiranës thoshte se Kosova duhet të ndahet: 40 për qind serbëve dhe 60 për qind shqiptarëve. Gazetari Frrok Çupi kërkonte të «ndëshkohet çdo akt terrorist». Ai e kishte fjalën për «terrorizmin kosovar», jo terrorizmin shtetëror serb që e bëri kasaphane tërë ish-Jugosllavinë.
Le t’i japim në rendin e tyre listën e tezave me të cilat manipulohej dhe manipulohet në Tiranë që nga fillimi i viteve ‘90: nuk ekziston Republika e Kosovës; Kosova më së shumti do ta ketë «autonominë e gjerë»; ekziston «lideri i shqiptarëve», jo kryetari; «kosovarët» janë terroristë; «kosovarët» janë fundamentalistë; «zgjidhja më praktike» është «ndarja e Kosovës»; shqiptarët Republikës së Kosovës duhet të quhen sa më dendur «kosovarë» dhe sa më pak shqiptarë; «kosovarët» janë fajtorë që erdhi në pushtet «regjimi i Berishës»; Kosova në përbërjen e saj etnike është «lëkurë leopardi»; dialogun e ofrojnë serbët, e mohojnë «kosovarët»; Serbia ka 10 milionë banorë (në këtë 10 milionësh janë llogaritur edhe dy milionë shqiptarë), sipas «Koha jonë», 16 gusht 1996. Pra, sot 20 vjet!
Çfarë mbetet të thuhet nga këndvështrimi kosovar? Nuk do të gjeni asnjë shkrim në shtypin e Kosovës që fyen Shqipërinë në mënyrë paushale. Do të gjeni tekste që shkëlqejnë nga entuziazmi sidomos për Shqipërinë jugore. Do të gjeni futbollistë që luajnë për ekipin e futbollit të Shqipërisë përkundër korrupsionit të thellë që dyshohet se ka lëshuar rrënjë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Do të gjeni shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë që e duan Kosovën për shkak se e duan edhe Shqipërinë. Nuk ka këtu asnjë kundërthënie. Rrjedhimisht, Milot, Milot – mirë se vjen!
O Robell te dhifsha Republika Kosovo!
Katunar krahinarist
Shume drejt.
Eh cna hapet barkun. Shqiperi a Kosove nje mut, cerdhe injorance, korrupsioni dhe padrejtesie. Kosovar te dashur nese ndertoni shtetin e se drejtes jam gati te votoj per bashkimin kombetar me aneksimin e shqiperise nga Kosova me Milotin kryeqytet.
o gazetar mendjelehte,
sporti nder vise shqiptare duhet te jete nje element qe ti paraprije bashkimit tone kombetar, ne nje shtet. ti mos i fruj ndarjes apo individualitetit te kote dhe shterpe te kosoves, se kjo eshte fryma e serbit.
e mira do ishte qe perfaqsuesja e kosoves te ishte si nje kombetare B mbare shqiptare, dhe kryesisht me zbulimin dhe dhenien e shansit te pare te talenteve; pastaj, elementet me te mire te luanit me kombetaren mbareshqiptare A; dhe deomos, ne, andej dhe ketej atij kufiri te mallkuar te 1913, te bejme nje kampionat te perbashket, cilesor, i cili do te zbuloje dhe zhvilloje talentet tona.
Po mire per ke flamur do luaj rasshica o ti qe ben shkrimin serbet mezi e priten kte dit dhe ju mund tja plotsoni deshiren ne kemi nji flamur o ti qe shkruan dhe aj esht flamuri kuqe zi rashica mire se shkon ne serbi do ishte i pershtatem shkrimi jot forca shqipri pershendes te gjith tifozat kosovar qe i kan dhe ekipit shqiptare nje perkrahje ne duhet te kemi ekipin qe ka emrin shqipri tung
TI anal ist i famshem robelli nuk ngeli ne doren tende debil te diskutohet himni kombetar, ti po te pelqeu kendoje nese nuk te pelqen, apo pirdhesh ku te duash me kte llogjik muti dhe mos diskuto gjerat madhore me ate trurin tend sa nje carac debil i mjer,te vjen keq se dikush shan nje individ dhe indinjohesh shum kur vet ofendon nje komb te ter dhe duke ven hymnin komtar ne diskutim te duket fare normale, ti je nga ato kurvat qe diskuton dhe ve ne dyshim çdo gje qe ka lidhje me kombin majmun i mjer kan mar malet antishqiptaret dhe me pak stil denigrojn xhdo gje komtare, anal isti famshem robelli do aheng tjeter per hymnin,shko se ta kendon plaka jote nje muzik sllave i degjenerum.
Si gjithmone asnji fjale nuk te bie ne toke Enver! Komplimente!
Kosova e lire, Kosova prospere, Kosova e sukseshmeme me te gjithe ata te rinj te mrekullueshem e plot talent (jo vetem ne sport) eshte shembulli me i mire se, kur ka lirine njeriu mund te arrije majat. Ju i shpetuat nderin Shqiperise edhe ne futboll, pa kosovaret Shqiperia as ne enderr nuk e shihte kualifikimin. Ata gazetare qe permend ti ja kane shitur shpirtin djallit prej kohesh, prandaj nuk ke pse merzitesh sepse as i degjon kush. Te tredhurve nga trute nuk eshte se i dhimset Shqiperia (Kosova jo e jo), e kemi pare se me cfare integriteti moral e profesional analizojne problemet e ketushme gjithmone per te sabotuar perparimin e Shqiperise, prandaj as mos u merzit Robell, as mos u nxej me ta. Nuk ja vlen, bile me keq, i jep rendesine qe nuk e kane. Eshte qellimi i tyre te fusin spica, pikerisht si te shkaterrojne nervat shqiptareve ketej dhe andej, si e si te demtojne ceshtjen sjhqiptare ne teresi.
Nuk e duan Shqiperine me shume se Kosoven JO, asnjeren nuk duan, duan vetem bythen e tyre dhe t’i sherbejne atyre qe i paguajn.
Une i uroj suksese Kosoves dhe Shqiperise, bej tifo per te dyja sepse jemi superfuqi, jo si ca kombe te tjere qe me zor nxjerrin nje skuader.
P. S. Ate problemin e Hymnit ja ke fut kot plako, ke rreshqit pak. Nuk eshte i vjedhur sepse as flitej per te drejte autori athere dhe Rumunet as e kishin ne refene fare, jane kujtuar tani, se i pelqen, (VARI K.!) gjithsesi nuk ka lidhje me Rashicen sigurisht.
Shqiptaret e kane ne natyre percarjen(por jo vetem shqiptaret :dhe italianet e veriut nga te jugut jane goxha te percare)
Myzeqeja shan Laberine.Laberia me keq Myzeqene.Jugu shan Veriun dhe e kunderta.Pejanet-gjakovaret etj ,etj.
Shqiptaret ne cdo cep te globit shajne njeri-tjetrin.
A mund te beni dicka per ti mbyllur keto ndarje????
Rashica nuk eshte tradhetar.As Gercaliu qe la Shqiperine dhe luajti me Austrine nuk eshte tradhetar.Rashica e di dhe I do te dy vendet.Njeri ka me shume nevoje per te.A nuk do ishte me rehat dhe me I paguar me Shqiperine??Do ishte por zgjodhi ate qe kishte me shume nevoje per te.
Na plasi trapi per Rashicen dhe per ty kok loqe gazetar.Ne saje te Shqiperise e ke cdo peshqesh sot o injorant gazetar se po te qe per kosoven do hanit nje mut te madh sa ckeni ngrene deri tani.Patriotizmin kosovar shqiptaret e provuan ne fillim te viteve 90.Injeksioni qe ju ka injektuat tito ka ngelur akoma ne gjakun tuaj.Shqiperia nuk ka pare ndonje te mire prej jush deri me sot ndersa ju duhet ti peruleni Shqiperise i jeni borxhlinj,prandaj o gazetar leshi mos shkruaj budallalleqe.
O Robell,o koqe kandari.Do apo nuk do ti,Kosova nuk mund te fitoje dot autoritetin nderkombetar si shqiperia.Dhe kjo jo per mangesi,apo mungese kualiteti intelektual te kosoves,por per rrethana historike.Dakort o trap?
Komplekset e inferioritetit tuaj te kultivuar nga Serbia dhe Jugosllavia ju kane bere aq provinciale ne arsyetim,sa mjafton qe nje kalama i pa pjekur,me konplekse inferioriteti si puna juaj,ne inate e siper le kombetaren shqiptare dhe kalon te ajo Kosovare dhe ti bashke me ca koqe te tjere te filloni dhe te nxirni gjithe fekalet qe keni brenda vehtes qe nga koha e Jugosllavise.
Meqe provincializmi dhe inferioriteti qe ke,por jo per faj te Shqiperise,te ka cuar deri atje sa te kontestosh Hymnin e Shqierise me qe e ka kompozuar nje Rumun,a e di ti mor palle k….,se Hymnin e Gjermanise e ka kompozuar Hajdeni,kompozitor Austriak?C mendim ke ti katunar Kosove per kete fakt?
Kaq mendje mbyllur ju ka lene Jugosllavia,saqe nje pjese nga ju, Shqieria po u duket si Serbia.Arritjet e saj u duken sikur u roberojne,u ulin autoritetin.Pika!
Ti nuk e kupton mor trap,se ne fund te fundit,cdo arritje e Kosoves dhe Shqieperise,con drejt bashkimit te tyre dhe jo drejt ndarjes se metejshme.
Do apo nuk do ti dhe ca trape si puna jote qe i fryjne ndarjes,Shqiperia eshte Shteti Ame!Nuk thone Shqiperia pjese e Kosoves,por Kosova pjese e Shqiperise.Kupton o Trap?
Me ke merrem dhe une!Me njerez te helmuar qe nxjerrin vetem helm.
Ore po kot sna mbaj e ne bukeshkale ne gjithe dynjan…ne jemi ai femija qe ben incest me nenen…hajde injorance hajde!
Ore te shashe dhe himnin eshte fundi i botes…ti qe e shan je vellai im me gjak…per bese ti dhe une sdo ishim kurre shoke ne jete sepse shoqerine e kemi ne dore vet,por gjakun se zgjedhim dot…Hapni syte se serbi dhe greku na lane tja dhjesim vete njeri tjetrit sikur po bejme…Ishalla isa me ismailin skane pas keto mend … A ka mbet kosovar cam lab apo tetovar qe e beson shprehjen:o sa mire me qene shqiptar?Turp per kombin tone kjo loje e piste si ato anekdodat me pordhen e maocedunit.
Rashices i urojme suksese e perfaqesusen e Kosoves.Kosova eshte shtet dhe perpiqet te njihet ne arenen nderkombetare edhe nepermjet sportit dhe fale talenteve qe ka ne sport ka per tja arrire qellimit.Shumica e atyre te ashtuquajturve gazetare apo analiste qe parashikun me syzet e tyre te errata arthmerine e KOsovesKane qene dhe vaqzhdojne te jene bastarde qe sja duan te miren as shqiperise as kosoves dhe duhen shperfillur..
Tani o Robell po na fyen edhe hymnin.Je nje mendjelehte .Hymni ka fjalet shqip te ASDRENIT o kalama. Ne kushtet e athereshme kur patriotet shqiptar vepronin edhe jashte vendit dhe atje ju dha mundesia ti gjenin melodine qe i pershtatet nje hymni,por fjalet,fjalet more ipa cipe jane shqip.I tille ishte niveli i zhvillimit muzikor ahere ne Shqiperi.Apo ti vinin poezise ndonje muzike popullore??.Me vone pati tek ne shume kompozitore te shquar qe mund te benin nje hymn te ri,por tani kjo nuk kishte rendesi.Mund te te thoja edhe te tjera,por po mjaftohem me kete:Rashica nuk erdhi ne Kosove nga hici,por iku nga kombetarja shqiptare.AI, BERI NDARJE.JO SE TE GJITHE SHQIPTARET NGADO QE JANE NUK DUHET TE LUAJNE PER KOSOVEN,.KAQ.Sa per ate qe the per hymnin duhet te kerkosh te falur,jo se shpife,por se je mendjelehte dhe te te vije turp per ate argument.Keshtu nuk arrine te kuptosh se ceshte nje simbol.Nuk nderojme simbolin si te tille por permbajtjen e tij.E kupton ti Robelli kete?????/.
Po pse more gazetar i qenke futur kaq thelle kesaj pune? Pse i ke hyre politikes? Ka qene nje vendim individual dhe kaq. Pse sipas teje do ishte e keqe ideja qe te gjithe te kishin luajtur per nje kombetare?
Kjo puna e kombetares po tregon qarte se sa te brishte jane shqiptaret ne idene e bashkimit.
O BEN DIBRANI kualifikimin ta dha federata futbollit SHQIPTAR me ne krye Armando Duken ty jo lojtaret kosovar dhe SHQIPTAR mjaft me kte naivitet fshataresh se esht turp,ti gjith e gjith si ekip ne eleminatore mblodhe vetem 9te pik,per 3 piket e kasit pagoi qimet e kokes federata qe mori avokatet me te zot e me te paguar qe i morem ato 3 pik,ti beson se ndeshjen me Armenin e fitove ti mer çun? ne Armeni shkoi ndenjti nje jav ALBAN BUSHI perpara ndeshjes dhe beri punen e vet me trajneret dhe federaten ARMENE nuk beri gje te keqe se shtete te mdha bejn kto gjera per te dal diku nuk jemi ne te paret,pra u ben 6 pik plus 9 qe grumbulloj ekipi me kosovaret e shqiptaret e tu u ben plot 15 pik dhe ne morem kualifikimin zotni, ti e kupton qe po nuk luajti qesja ne kte sistem muti qe jetojm je i humbur ngado qe te rrotullohesh, mjaft me kto teori injorantesh ne na kualifikuan kosovaret nuk esht aspak e vertet ne zgidhem qesen pik,ne me kombetaren qe drejtonte brikeli ne at koh mblodhem 13 pik me loj pra kishim paraqitje me te mir persa i perket pikve te grumbulluara, per kualifikimin ne europian o njerez i thoni falimderit ARMANDO DUKES qe e shani dhe per inerci dhe kot se e shan dikush qe ju keni simpati dhe federates SHQIPTARE qe u vu ne levizje dhe e kapi situaten ne koh, se te ishte per ekipin ton qe u rraf 2 ndeshjet e fundit ne shpi ne do ishim duke fjetur gjum,mjaft me teorin na kualifikuan kosovaret se na hapet barkun me naivitetin tuaj qesharak,kush nuk esht naiv kerkon tja dedikoj kualifikimin e europianit atyre qe i pelqen qe te jen fitimtar ,por problemi esht qe do ti themi gjerat siç jan sikur nje her te vetme ne SHQIPTARET apo do kalojm ter jeten duke genjyer veten dhe ambjentin qe na rrethon.
Pak fjale per kete analist qe me dashakeqesi shkruan shqip ,analizon ,ifutet arkivave gjoja per te mbrojtur Kosoven tone nga shqipetaret.I futesh thelle analizes te shkrimit te tij dhe fatkeqesisht konstaton qe ky njeri e ben me se miri propoganden e atyre qe ne shekuj na luftuan e na ndane ashtu sic deshen e prape duan.Nuk do ishte me mire te pergezonim e te nxisim talentin shqipetar e nepermjet tyre te percjellim ne bote pozitiven qe aq shume na duhet.Luajn me Kosoven apo luajn me Shqiperine nuk ka shume rendesi,me rendesishme eshte qe ata luajne per trojet tona na bejne ne shqiptareve krenare.