Politikë dhe futboll: Ç’fsheh para zgjedhjeve afrimi i miliarderit Selim Rusi në Dibër?!

16 Gusht 2016, 12:49Politika TEMA
Politikë dhe futboll: Ç’fsheh para zgjedhjeve afrimi i

Nga Ylli Pata 

Futboll dhe politikë. Zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër po bëhen me lëvizje të forta dhe me lobingje për të rritur influencën e mazhorancës të dëmtuar nga skandali i Shukri Xhelilit.

Përpara zgjedhjeve, një lëvizje e fortë është kryer në Peshkopi, duke sjellë një investitor shumë, shumë të fuqishëm në krye të klubit të futbollit “Korabi”, i cili tashmë ka dalë në Superiore edhe falë investimeve të bëra nga përtejdetit.

Siç duket ka qenë “asi nën mëngë” i Ramës që kur me reformën administrative bashkinë Peshkopi e quajti “Dibër”, duke lënë kështu të kuptohet vazhdimin natyral me Dibrën-qytet që ndodhet në territorin e Maqedonisë dhe që gjithmonë ka qenë qendra e krahinës së njohur të vendit.

Kështu, familja “Rusi” që është as më pak e as më shumë por familja më e pasur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë 75% të Korabit, duke i lënë 25% bashkisë së Dibrës.

Selim Rusi është emëruar President i Korabit, ndërkohë që i ati i tij Turhan Rusi është “kumbara” i klubit.

Një përfaqësi i klubit Korabi ka kaluar kufirin dhe ka shkelur në banesën e Turhan Rusit në Dibër të Madhe ku i kanë dhuruar uniformën me numrin 1.

Vetë pronari i Korabit ka thënë se “klubet e tjera të Superiores duhet të tremben nga Korabi, dhe ka bërë të ditur se i biri do të blejë lojtarë të fuqishëm”.

Turhan Rusi i ka bërë thirrje lojtarëve dhe drejtuesve të grupit që të mos shesin ndeshjen për 1 mijë apo 2 mijë dollarë, duke shtuar se investimet do të jenë lumë.

Por kush është familja “Rusi” në SHBA?

Kreu i kësaj familje është Sal Rusi, të cilin Edi Rama dhe Hashim Thaçi e kanë emëruar konsull të Shqipërisë dhe Kosovës në New York.

Sal Rusi është një filantrop dhe miliarder nga New York-u. Një emigrant nga Dibra e Madhe ai është kthyer në një nga ikonat e City-t. Ka mbushur mediat amerikane pas blerjes së “Shtëpisë së Bardhë”, apo banesës që ka pasur një nga mafiozët më të mëdhenj në SHBA, Paul Castellane. Vila ndodhet në Staten Island, zonë elitare e New Yorkut.

Nga viti 2013 është emëruar konsull nderi i Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka një influencë të fuqishme në politikën amerikane.

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, në shtëpinë e Sal Rusit nisi fushatën e mbledhjes së fondeve në komunitetin shqiptar në SHBA.

Sal Rusi, përveç aktivitetit të tij ekonomik si biznesmen ka edhe një fondacion që e drejton e bija, Florina Rusi, që merret me grumbullimin e fondeve për luftën ndaj kancerit.

Dy vjet më parë në Dibër të madhe u bë një samit i madh në banesën Rusi në Dibër, ku u takuan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti, për të koordinuar punët e lobit shqiptar.

Përveç Selim Rusit, në krah të tij si investitor i Korabit është edhe Naim Agolli, një tjetër dibran i njohur në SHBA, krushku i Rusit.

Kjo ka bërë që në fund të sezonit, tifozët e Korabit shpalosën parrullën duke iu referuar poezisë së Nolit: “O Korab mo s’ki frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Të dy ata kanë paralajmëruar lëvrimin e 100 mijë eurove për ndërtimin e stadiumit të ri të Korabit për t’ia përshtatur standardeve të Superligës.

Po a do të ndikojë kjo në zgjedhjet e 11 shtatorit në një mikroklimë ku gjithçka lëviz shpejt?!

Ndërsa në Tiranë nuk duket gjë, kanë nisur që gjërat të kenë një kahje të fortë në Dibër, edhe pse PS ka vendosur e vetme kandidatin e saj, mjekun Muharrem Rama pa e pyetur shumë LSI-në.

Ndërkohë, i zgjedhuri si kryetar i PD-së për Dibrë, ish-deputeti Rahim Kaleci është shkarkuar nga ky post dhe tashmë është në konflikt të hapur me qendrën. Ai nuk ka marrë pjesë ne prezantimin e kandidatit Sherefedin Shehi.

Kjo e detyroi Edi Palokën që të lëshinte një kërcënim të fortë që i ngjante filmit Ballë për Ballë, ekzaktësisht komandant Bermemës kur tha: “Nëse do të ketë njerëz që nuk do të rreshtohen me ne, ata do të konsiderohen si kundërshtarë dhe do të marrin të njëjtën përgjigje si kundërshtarët”!

Tesheshi.com

18 komente në “Politikë dhe futboll: Ç’fsheh para zgjedhjeve afrimi i miliarderit Selim Rusi në Dibër?!”

  1. ec aty says:

    Hajt me fitore ne Diber pra ?

  2. Patrioti says:

    Bravo Korabi. Besoj po vijne dite me te mira per ju dhe shpresojme te na nderoni ne te ardhmen. Sot te kishte pasur fatin Shpetim Toska qe te luante per Korabin. Shume lojtare te mire skan pasur keto shance dikur. Megjithate urime dhe respekt familjes Rusi dhe Agolli.

  3. mateo says:

    Edi Rama!
    Keshtu i tha edhe ENVER HOXHA ballisteve qe po bashkepunonin me pushtuesit prandaj u vuri pushken,por ti e quan LUFTE CIVILE!
    Bashkepuntoret me armiqte jane ARMIQ!

    1. ca po thu o Shabono says:

      Lere se e dhive muhabetin,lomsh e bone ?

  4. Bashkim ulaj says:

    Genjeshtra miliarder . Rama thaci ali mehmeti cfare treshe.berisha ilir meta rezart taci treshe tjeter,kush ju tha qe keto lajme se eshte miliarder, rama i pastron parate tek ky.miliardier me 100 mije dollare,shtepiave bardhe o nonen juve .genjehet shqiptari me nje kocke,

    1. shih shih says:

      Or IDIOT! Familja Rusi eshte vertet miliardere dhe eshte e njohur ne USA mor GOMAR! ?

      1. Babe Leka says:

        Ju shqiptaret jeni palaco per ne cirk se as ne estrade nuk ju pranojne. Po pse ore me nje kompani qe lan xhamat e godinave eshte bere miliarder ky? Ja gjen dot emrin ne liste more debil http://www.forbes.com/billionaires/list/. Hani pras se pak e keni o popull injorant

        1. shih shih says:

          Shiko prapa liste,aty ku eshte jot’eme ?

  5. Patrioti. says:

    Gazeta Tema ka harruar pa lart permendur edhe dy investitoret e fuqishem si Fatos Valteri

  6. keli says:

    po pse e ngaterroni sportin me politiken mor derdimenet e ”temes”, po lereni ata te merren me sportin se nuk kane mentalitetin e meros

  7. Lpl. says:

    E solli si imazh duke ju bere presjon Dibraneve tani para zgjedhjeve gjoja e ka mik Dhe ndikon tek Amerika ky eshte turp dhe fyerje e rende per ate popull porvturpi me i madh eshte Rama qe ka kete mentalitet manipulativ kolektiv si Enver Hoxha me figurat komuniste boterore qe ishin ne arrati nga vendet e tyre.Kete e ka sjelle per te justifikuar blerjen dhe vjelljen e votes ne Peshkopi .Shtet piramide popull piramide pa tru han buke kote i shtypur i mashtruar dhe i degraduar qe luajne me te si qeni me sukull .Rama nuk eshte kar siq tha e bija Dokles por ky eshte karaaaa.

  8. Jak-Boston says:

    Ndal politikes me genjeshtra.
    Qe keta zoterinjte bashkekombas jene te pasur, kete se ve fare ne dyshim. Por qe ndonjeri prej ketyre eshte miliarder kete nuk e besoj fare.
    Shqipetare mos u besoni rrenave po llogjikoni vete dhe vendoni vete se ke do zgjidhni. Po te kishte kaq influence ky ” miliarderri ” pse nuk nderhyn qe emigrantet te kene te drejte te votojne ne zgjedjet shqipetare?
    Ah se desh harrova se ky ” miliarderri ” voton ne FYOM-in Maqedonas.
    Shqipetare mos i besoni askujt, me mire se i dini ju punet e juaja nuk i di njeri tjeter.
    Mjaf keni besuar se cthone te tjeret, tani eshte koha cthoni ju votuesit, pasi biznesmenet jane ne loje per fitim dhe politikanet per karrige.

  9. logjika says:

    Vazhdoni me shantazhe. Nuk gezoni qe nje milardier shqiptar sponosorizon ne Diber per sportin, po diskutoni se kush eshte, i kujt eshte, çfare e ka pasur gjyshin etj etj etj. Une ne foto e shikoj me kandidaten per presidente Clinton, mos valle “ka paguar para qe ka bere ato fotografi”? Nuk eshte populli shqiptar ky. Keta jane mbeturina te popullit shqiptar qe si çdo vend ka mbeturina e tij

  10. Mrika e Lulzimes says:

    Z. Mero ju lutem shume mjaft me kete perkrahje thjesht antishqiptare, qe i ben Edvin Rames. Sinqerisht Mero mjaft se ia kalove edhe atij kollovarit italian te dhise Mallteze, qe disfaten poshteruese te Rames me armet kimike te Assadit e paraqiti si fiktore spektakolare ne ate mender “instant Book-un” e vet.
    Mero palo investimin e Sel Rusit te Korabi do e paguaje me lot e gjak populli i Vlores dhe i nje pjese te madhe te Laberise. Mero Sel Rusi, Martin Vulevici dhe ndonje sih spiun i SDB-se i riaktivizuar rishtas nga BIA me urdher te Rames dhe firme te Mrikes se Lulzoimes dhe gjeneral Bozes do marrin kantjerin detar te Pashalimanit.Nuk eshte thjesht vjedhje se ua kishim bere hallall vjedhje vellezerve te pertej kufirit. Kete kantjer duan ta shnderrojne ne nje vend ku demontohen, coptohen anijet e vjetra. Me ndotjen qe do shkatohet nga azbesti te “bilge” ujerat e qelnbura te ketyre anijeve, qe nga nafta, mazuti, vaji e deri te metalet e renda turizmi shkon per lesh ne Gjirin e Vlores deri ne Grykderdhje te Vjoses si edhe ndoshta deri te rruget e Bardha pertej Karaburunit. Mero ne turizem ne kete zone jane investuar minimumi 3 miliard dollare. u rrofte vlonjasteve rilindja e rruges Transballkanike dhe e pergjate detit (lungomare), kur per shka te ndohtjes nuk do shkelle kembe turizmi. Mero trimat dibrane te kaloshit dhe halil Halise nuk lane gje pa vjedhur ne Vlore dhe ne fshatrat e Laberise (aty ku shkelen) deri pajat e nuseve. Vrane komuniste ne radhime, Gjorm e Tragja. vrane nacionaliste perfshire Qazim bej Koculin kryekomandantin e kryengritesve gjate Luftes se Vlores (1920) bashke me nacionalistin e nderuar Lele Kocin, por leberit do pesojne shumfishin nga dibrani Sel Rusi, nga shqipo-malazezi Vulevic & Co. Sinqerisht me vjen keq qe nipi i Vunoit te Bregut dhe deputeti i Vlores po ia fut sa krahu Vlores, vlonjateve, bregasve dhe nje pjese te mire te leberve. Per leberit nhuk ka para te ndershme nga turizmi. Per to ka vetem para droge jo vetem kanabisi kuptohet. per to ka vetem para skafesh qe krahas refugjateve te Sirise dhe Irakut te transportojne per ne Itali edhe terroriste. Xhanem leberit mund te bejne paraq edhe duke i nxjerre motrat e veta te semafori si ne fillim te viteve 90-te. vetem para te paster turizmi jo se ka marre kaparin Olsi i Kristaqit dhe BIA ka dhene urdher qe Vlores t’ia … nenen me keq se Hysniu i nipi i Murat Terbacit, spiunit te Konsullates Jugosllave te Vlores te viteve 30-te!!!!!!!!!!!!!!!

  11. mh says:

    Miliarder me lira Italiane amo dollar? Pse jo multi-miliarder?

  12. ayet says:

    http://nypost.com/2016/08/15/shady-firm-donated-nearly-55k-to-de-blasio-campaign-report/

    Shikojeni pak kush eshte ky miku qe ra nga fiku , vetem ne Shqiperi i shkojne investimet se ketej po ja kthejne…..

  13. Rrethi i Dibres says:

    Rrethi quhej i Dibres qysh ne kohen e merhumit, kjo nuk eshte shpikje e Edvin Bythaman Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje