Tjetër krim i rëndë, vëllai vret vëllanë në Dukagjin. Qëllon edhe kunatën

17 Gusht 2016, 13:05Kronika TEMA

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme.

Një person ka qëlluar në drejtim të vëllasë dhe kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Musha te Bregu i Lumit, zonë e thellë malore në Dukagjin.

Nga raportimet e para mësohet se mashkulli i qëlluar nga vëllai ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur.

Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht këtë gjë, ndërkohë që për momentin nuk bëhen me dije identitetet e personazheve të përfshira në këtë ngjarje të rëndë, dhe as motivet.

1 komente në “Tjetër krim i rëndë, vëllai vret vëllanë në Dukagjin. Qëllon edhe kunatën”

  1. Pse e jepni si lajm kur nuk dini kush ashte vra , kush ashte autori dhe motivet? Apo doni te jepni sa ma shume lajme horrori se jeni ” te paret” ne informacione.Turp te keni por jo vetem ju per edhe ne qe je lexojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje