Lirinë duhet ta kesh që ta humbasësh.

19 Gusht 2016, 20:08Blog TEMA
Lirinë duhet ta kesh që ta humbasësh.

 

Brizida Gjikondi

Të dëgjosh së fundmi për rrezikimin e lirisë së mediave të jep vetëm humor të zi. Ndërkohë të gjithë dimë që pronarët e vërtetë të pjesës dërrmuese të mediave frymojnë në majat e politikës. E kam fjalën për pronarët e vërtetë, jo ata që kanë emrat nëpër ballina dhe letra ligjore biznesi. E kam fjalën për ata pronarë, që porositin titujt, shkrimet, intrigat, pazaret, që ndërsejnë analistët e capit të bukës për ti cuar mesazhe të koduara rivalit në pazar.

Media shqiptare si pjesë e pandarë e këtij sistemi të kalbur vlerash lëngon njësoj si shtyllat e tjera tëkëtij shteti, ndoshta dhe më keq. Media shqiptare ndryshe nga shumë simotra të saj nëpër Ballkan dhe gjetiu nuk heton, nuk analizon, shkurt nuk guxon për plagët reale të shoqërisë shqiptare. Tashmë ajo ripërtyp dhe mbush gjynahet e veta me detaje të krimeve ordinere, asnjëherë më korrupsionet dhe krimet mafioze që gëlojnë në këtë vënd.

Numërohen me gishtat e një dore analistët, gazetarët investigatorë dhe publicistët e pa’kapur nga mafia me pushtet politik. Tradhëtitë kombëtare shumë’ngjyrëshe dhe shumë’planëshe si koncesionet, zgjedhjet e blera, trafiqet, korrupsionet, punësimet politike vazhdojnë të mbeten vec eskluzivitet I bashkëbisedimeve qytetare, po rrallë e një hetimi dhe guximi gazetaresk. Hetimet, shkrimet mbi vrasjet me sfond mafioz, janë akoma më keq se të parat.

Mediat bombardojnë shqiptarët me lajme, analiza të atilla, që ti orientojnë qorrazi aty ku I nevojitet klasës politike për të hutuar dhe vrarë shpirtin kurajoz të shoqërisë.

Shumë syresh ankohen për cënimin e pritshëm të lirisë së medias, ndërkohë deri më tash vec një media kurajoze dhe ballinë ardhetare skemi patur. Liria është një perceptim, vetë’vlerësim dhe guxim i brëndshëm, në rast se ti lirinë nuk e ndjen, nuk e shpreh qoftë dhe me cdo cmim, ti nuk ke si ta humbasësh.

 

4 komente në “Lirinë duhet ta kesh që ta humbasësh.”

  1. Centauri.al says:

    Me siguri zonjushe Brizida, në ritiratën tënde antimedia nuk përfshin gazetën Tema e cila po publikon këtë ritiratë.

  2. suzana says:

    ata te fiks-fare me duken te pakorruptuar…

  3. Don says:

    Si gjithmone brilante. Bravo Brisida!!

  4. Maçu Piçu says:

    Brizida, atehere a mund te na deftesh se kush eshte pronari i vertete politik i TEMAs?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje