Monstra e Palasës që i preu kokën kushëririt 12-vjeçar, vetëm qesh para hetuesve

19 Gusht 2016, 10:01Kronika TEMA

Jorgo Zani, autori i masakrimit të 12-vjeçarit në Palasë ishte trajtuar në Psikiatri, por ai doli nga spitali pasi babai i tij mori përsipër përgjegjësinë për kujdesin. Oficerët e Policisë tentuan të marrin në pyetje 31-vjeçarin, por ai nuk ka shfaqur sjellje normale pasi qesh dhe nuk kupton pyetjet që i bëhen.

31-vjeçari tashmë i arrestuar për krimin e rëndë ka shfaqur sjellje jo normale përpara hetuesve, të cilët kanë tentuar dy herë ta marrin në pyetje.

Një grup hetimor ka shkuar mbrëmjen e të mërkurës dhe ditën e djeshme në paraburgim, por 31-vjeçari nuk ka mundur t’ju përgjigjet pyetjeve.

Ai nuk i ka kuptuar pyetjet e bërë dhe sipas hetuesve vetëm qeshte duke shfaqur gjendje të pavetëdijshme.

Seanca e pyetjeve nuk ka vijuar më tej, ndërsa i arrestuari pritet të shtrohet sërish në spitalin psikiatrik.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Policia, e cila thotë se çdo komisariat në vend ka të evidentuar të sëmurët me probleme mendore por, policia është e kufizuar në veprimet e saj.

Sipas ekspertëve, policia përballet vetëm me pasojat e këtyre personave, ndërsa apelojnë që institucionet përkatëse shëndetësore të shmangin burokracitë për trajtimin e tyre.

2 komente në “Monstra e Palasës që i preu kokën kushëririt 12-vjeçar, vetëm qesh para hetuesve”

  1. Babel says:

    Taktike per ti shpetuar burgut

  2. Xbomm says:

    Fundamentalist orthodhiak, varu k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje