“Të kam parë me zyshën tek moteli, më jep 200 mijë ose fola”

19 Gusht 2016, 10:06Kronika TEMA

Një drejtor shkolle në Kombinat është kërcënuar nga një nxënës, ky i fundit i ka bërë shantazh, duke i kërkuar një shumë parash në këmbim të heshtjes.

Nxënësi u ndalua nga policia, pasi i kishte kërkuar drejtorit të një shkolle në Kombinat 200 mijë dhe një stekë paketash ose ndryshe do të tregonte se ai bashkë me një mësuese kanë shkuar në motel.

Mesazhi kërcënues erdhi në datën 12 gusht:” Të kam parë me zysh…duke shkuar te moteli im dy ditë rresht, ndaj që të mos flas dua 200 mijë lekë”.

Por, drejtori është treguar më i zgjuar, ai i ka lënë takim për t’i dorëzuar lekët dhe në momentin e fundit ka ardhur policia dhe ka bërë të mundur ndalimin e djalit.

Resmi Metaj, drejtori i shkollës “Shyqyri Peza” në Tiranë pas kësaj ngjarjeje, shprehet në një intervistë për Shekullin i shokuar për ato që shkruajnë mediat për aferat me mësueset:

“Afera do të thotë shumë, por djali për të marrë lekët thoshte ç’të donte dhe si të donte, se është anonim. Unë kam që të premten që më bëhet presion nga një person anonim dhe nuk kam qenë i qetë. Këtu dal sikur unë kam bërë gjithçka.

Unë bëra denoncimin se nuk doja të bëja vetëgjyqësi, sepse shkonte më keq, ndaj ndoqa rrugën ligjore. Shkurt, djali në fjalë më ka dëmtuar makinën para një viti pa asnjë shkak. Prindërit e tij e morën përsipër ta rregullojnë dhe e mbyllëm problemin pa asnjë masë. Pasi kaloi ky rast dhe djalit nuk i ndodhi gjë, djali më bëri presion që do të shkoj në Drejtorinë Arsimore e do të them kështu e ashtu. Dua 200 mijë lekë të vjetra dhe një stekë pakete që ta mbyll gojën më tha.

Dhe unë e mora me të mirë që ta gjejë ndërsa vendosa me policinë që ta kapim. Kur del më pas që ishte nxënësi i shkollës. U shokova dhe tani shkruajnë gjëra të paqëna për afera me mësueset. Sa turp, unë kam një shkollë model dhe me kushte shumë të mira, me nxënës shumë të mirë. Ndërsa na del një që shkatërron punën dhe bëhet i besueshëm”, është shprehur mësuesi.

Drejtori shtoi se shantazhi ishte bërë nëpërmjet mesenxherit në Facebook me një emër anonim: “Ti je zemra ime”

4 komente në ““Të kam parë me zyshën tek moteli, më jep 200 mijë ose fola””

  1. Emi says:

    Ai nxenesit mund te jete femije I keq une nuk e njoh Por une njoh Resmi Meten Te gjitha Ato cfar Ai thote per te Jane te vertete Ne te gjitha shkollat ku ka qene Ai ka shkuar me mesueset dhe te gjitha motelet ne ate zone I ka frekuentuar Ai njihet nga banoret e komuna se Parisit se atje ka pas banuar qe meret zarfa me leke per deftesa e provime Ai u hoq njehere nga Drejtor perseri eshte vene Le te hetoje prokuroria dhe policia per keto dy fakte dhe Jane me se te vertete Mos I pppppppp

  2. Qarri i zigurit says:

    Ik mor legen se slate njeri pa pergojuar. Edhe nese shkon eshte puna e tij. Jashte orarit te punes ben cte doje me allatin e tij. Plera. Popull thashethemexhi

  3. Irena says:

    E keshilloj ate djalin te mare nje avokat te mire dhe te hetoje per kete njeri ne keto pista ne pervetesim te shumave te medha lekesh gjate karieres se Tij per diploma deftesa e provime te dhena Edhe per abuzim me detyren duke shkuar me vareteset ka shume fakte per kete njeri.

  4. shoku says:

    Emi nese keto jane te verteta ( une nuk di si do ti faktosh) eshte mire ta marri vesh min e Arsimit ( edhe ky ç,ndryshim ka nga Shukriu?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje