Guri Përgjegji nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit të vajzës së tij.
Ai e ka mohuar në mënyrë të prerë.
Hetuesve të Dibrës u tha se ky ishte një inskenim i vajzës dhe njerkës së saj, bashkëshortes së tij të dytë me të cilën ka një fëmijë tre vjeç.
“Vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra – tjetrën për të futur në burg”, ka thënë ai, raporton Lapsi.
Deklaratat e tij janë marrë me dyshim nga grupi hetimor.
Ai u fsheh për 12 orë dhe policia e gjeti në një shtëpi të braktisur.
Grupi hetimor po pret edhe përgjigjen e ekpertizës mjeko – ligjore që do të përcaktojë nëse akti është kryer ose jo.